Arkiva e vitit 2009

 

Tiranë, më 27 dhjetor 2009
Informacion për media

Me rastin e 85 vjetorit të “Triumfit të Legalitetit” të 24 dhjetorit 1924, u mblodh në Tiranë Këshilli Kombëtar i PLL që ka dalë nga Kongresi i XVII i datës 21 nëntor 2009.

Këshilli Kombëtar i PLL zgjodhi Kryetarin e tij Z. Nebi Ganellari si dhe Kryesinë dhe funksionet përkatëse të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” si më poshtë:

·        Z. Artan Tujani, Sekretar i Përgjithshëm

·        Z. Murat Busha, Zëvendës-Kryetar

·        Z. Sulejman Gjana, Zëvendës-Kryetar

·        Z. Besnik Murati, Zëvendës-Kryetar

·        Z. Ergjent Bufazi, Sekretar Organizativ

·        Z. Gazmend Lita, Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë

·        Z. Shpetim Axhami, Sekretar Politik

Sipas Statutit të PLL në Kryesinë e kësaj partie kooptohen edhe Kryetari i Senatit të Veteranëve z. Skënder Zogu, Kryetarja e Forumit të Gruas znj. Zhaneta Ndregjoni si dhe Kryetari Forumit Rinor.

Kryetari Spahiu dhe Kryesia e re e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” dolën në një konferencë shtypi ku Spahiu bëri edhe prezantimet e rastit.

Gjatë kësaj konference për shtyp Spahiu bëri një bilanc të këtij viti dhe tha se: “Gjatë 2009-ës Shqipëria ka pasur një bilanc pozitiv në të gjitha fushat dhe  sidomos në rritjen ekonomike, në procesin e integrimit të saj në BE, kalimin me sukses të testit për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit etj”.

Në emër të PLL Spahiu i bëri thirrje opozitës që me fillimin e vitin 2010 ajo të futet në Parlament dhe të kontribuojë për realizimin sa më të shpejtë të  objektivit madhor për vitin 2010 që është heqja e vizave dhe lëvizja e lirë e shqiptarëve në Evropë.”

Gjithashtu Spahiu uroi shqiptarët kudo që ndodhen për një vit të ri të mbarë dhe të lumtur.

 

Tiranë, më 25 dhjetor 2009
Informacion për media

Sot më datë 25 dhjetor 2009 zhvilloi punimet Këshilli Kombëtar i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” i cili ka dalë më 21 nëntor 2009 nga Kongresi XVII i PLL.

Ndër pikat më të rëndësishme të rendit të ditës veçohen zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe e anëtarëve të Kryesisë të PLL me funksionet e tyre përkatëse si dhe diskutimet për nevojën e një riorganizimi efektiv të të gjitha strukturave të PLL.

Gjatë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar Kryetari Spahiu tha se  “kjo mbledhje zhvillohet edhe me rastin e 85 vjetorit të Triumfit të Legalitetit, datë e shënuar jo vetëm për partinë tonë (PLL), por edhe për historinë e Shqipërisë, sepse më 24 dhjetor të vitit 1924 u rikthye legjitimiteti i zgjedhjeve të 27 dhjetorit 1923 për Kuvendin Kushtetues (Parlamenti i asaj kohe), ku grupimi politik i drejtuar nga Ahmet Zogu dhe aleatët e tij kishin fituar zgjedhjet.

Të majtët e asaj kohe, të cilët nuk mundën të vinin në pushtet me votën e lirë, përdorën armët dhe organizuan grushtin e shtetit të qershorit ’24. Agresioni i të majtëve ndaj zgjedhjeve të lira dhe rendit kushtetues në vitin 1924 zgjati pak muaj, sepse bolshevikët, nën drejtimin e Fan Nolit, nuk ishin thjesht në konflikt me Ahmet Zogun, por me popullin shqiptar dhe institucionin e votës së lirë.

Për ironi të fatit edhe tani në vitin 2009 kemi një situatë të përafërt. Nga njëra anë kemi një maxhorancë legjitime të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit dhe nga ana tjetër kemi një opozitë që po i kundërvihet hapur interesave të vendit duke mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, vendimet e gjykatave dhe injoruar interesat e votuesve te tyre”

Në fjalën e tij kryetari Spahiu përfitoi nga rasti dhe uroi të gjithë besimtarët e krishterë festën e Krishtlindjes duke shpresuar se kjo ditë do të sjellë paqe dhe harmoni në zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Këshilli Kombëtar miratoi edhe disa vendime për zhvillimin e konferencave zgjedhore në të gjitha degët e PLL në rrethe dhe diasporë.

 

Tiranë, më 6 dhjetor 2009
Deklarate per media

Partia “Levizja e Legalitetit” po ndjek me qetesi situaten politike ne vend dhe konstaton se opozita e majte po vepron me kokefortesi, agresivitet dhe corientim te plote te shkaktuar nga humbja e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Duke u nisur nga momentet shume te rendesishme qe po kalon Shqiperia, Partia Socialiste po vepron me nje  papergjegjshmeri totale kunder interesave te cdo shqiptari.

Arsyet e humbjes ne zgjedhjet e 28 qershorit Partia Socialiste duhet t’i kerkoje brenda vetes dhe alternatives qe perfaqeson. Cdo alibi qe ajo kerkon te ngreje per gjoja “deformimin e vullnetit te popullit”  eshte krejt e pabesueshme, sepse Partia Socialiste kishte ekskluzivitetin e saj ne zgjedhjen e sistemit elektoral dhe hartimin e kodit zgjedhor, si dhe akses te plote  ne administrimin e gjithe procesit zgjedhor. Eshte e qarte per te gjithe se, elektorati shqiptar me vullnetin e tij te lire nuk zgjodhi alternativen e majte per qeverisjen e vendit ne kater vitet e ardhshme 2009 – 2013.

Zgjedhjet e fundit treguan se populli shqiptar nuk i beson kozmetikes se Partise Socialiste, sepse koha po tregon se ajo eshte vazhduese e po asaj partie qe per 45 vjet izoloi totalisht Shqiperine, pushkatoi, burgosi, internoi dhe privoi nga cdo e drejte kundershtaret politike, konfiskoi pronaret dhe kolektivizoi gjithcka, shkaterroi institucionet fetare dhe asgjesoi voten e lire.

Eshte e qarte si drita e Diellit se populli shqiptar do t’a mbaje Partine Socialiste larg pushtetit edhe per shume vite te tjera dhe se permes forces se ligjit do t’i jape pergjigje te merituar cdo tentative per te fituar pushtet te pamerituar.

Partia “Levizja e Legalitetit” rishpreh admirimin e saj te vecante per protesten e studenteve me 8 dhjetor te vitit 1990 dhe e konsideron ate nje akt te guximshem qe shume shpejt u shnderrua ne nje levizje politike per shembjen e regjimit komunist. Ishte vullneti i Zotit qe perpjekjet e antikomunisteve shqiptare qe nga Kryengritja e Postribes, tentativat per rrezimin me arme te regjimit diktatorial dhe revoltat ne burgjet e diktatures, te materializoheshin me vendosjen e pluralizmit politik fill pas ngjarjeve te 8 dhjetorit 1990.

Si e tille, 8 dhjetori eshte e do te mbetet date e shenuar qe duhet kujtuar dhe festuar me madheshtine qe i takon. Per kete arsye i bej thirrje gjithe anetareve dhe simpatizanteve te Partise “Levizja e Legalitetit” qe te marrin pjese ne mitingun festiv qe qeveria shqiptare do te organizoje me 8 dhjetor ne sheshin “Skenderbeu”.

 

Tiranë, më 2 dhjetor 2009
Deklarate per media

Ne grate legaliste po ndjekim me vemendje dhe maturi politike zhvillimet e fundit te politikes ne vend. Ne konstatojme se:

Ne, si pjese e rendesishme e familjeve fisnike qe i kane sherbyer ketij vendi ne ndertimin e shtetit te pare shqiptar dhe konsolidimin e vlerave te pamohueshme te integritetit te gruas shqiptare ne perballjen dhe qendrimin  ndaj krimeve monstruoze te nje diktature 45 vjecare, jemi teper te shqetesuara ndaj dhunes qofte kjo fizike apo psikologjike.

Historia makabre e komunizmit ka treguar se ne grate legalisto mbreterore apo te familjeve te medha u perballem me dhunen e dikatures komuniste dhe dolem fitimtare duke sakrifikuar edhe jeten e prinderve tane perballe plumbave apo hekurave me dare mbi duart tona.

Cuditerisht edhe ne ditet e some historia perseritetet. Bijte e denje te baballareve te vjeter, por me te sofistikuar dhe me te shkolluar se ata, po vazhdojne me te njejten dhune mbi motrat dhe nenat shqiptare.

Sipas pikmapjes tone, asnje lider politik nuk duhet te marre guxim e  te kerkoje pushtet qeverises, kur ai nuk ka treguar se paku aftesi per krijimin dhe mbajtjen e familjes se tij.

Ne emer te grave legaliste apeloj per ndalimin e cdo dhune fizike dhe psikologjike qe ushtrohet ngaj nenave, grave dhe motrave shqiptare.

Politikane! Besoni ne tolerancen dhe  dashurine njerezore qe me shume se kush i manifeston cdo minute nena, gruaja, vajza shqiptare.

 

Tiranë, më 21 nentor 2009
Rezolute e Kongresit XVII

Me 21 nentor 2009 zhvilloi ne Tirane punimet Kongresi i 17-te i Partise “Levizja e Legalitetit”.

Kongresi i PLL theksoi trashegimine e vet politike si nje parti kombetare me kontribute te rendesishme qysh nga viti 1924 e deri ne ditet tona.

Kongresi i PLL vleresoi arritjet historike te Kombit tone, krijimin e shtetit te Kosoves, anetaresimin e Shqiperise ne NATO, pranimin e aplikimit te vendit tone per anetaresim ne BE, etj.

Kongresi i PLL pershendeti zhvillimin e zgjedhjeve te para vendore ne Kosoven e lire si edhe vleresoi pjekurine dhe maturine e klases se atjeshme politike per te zhvilluar zgjedhje te lira e te ndershme.

Kongresi i PLL nenvizoi arritjet brenda vendit dhe rolin e kesaj maxhorance qeverisese ne sukseset e arritura si dhe shprehu nevojen  per mos nderprerjen dhe uljen e ritmit te reformave te ndermarrja.

Kongresi i PLL e konsideroi me legjitimitet te plote maxhorancen aktuale dhe rikonfirmoi pozicionin politik te PLL si parti e koalicionit qeverises.

Kongresi i PLL u shpreh i pakenaqur per rezultatin  e partise ne zgjedhjet e 28 Qershorit dhe e konsideroi ate si rezultat jo real e qe nuk perputhet me perkrahjen e vertete dhe peshen elektorale qe ajo gezon. Kongresi theksoi se pavaresisht punes dhe fushates voluminoze, ishin faktoret e jashtem ata qe e imponuan rezultatin zgjedhor te PLL.

Kongresi i PLL shprehu bindjen se partia i ka te gjitha mundesite per te rifituar peshen elektorale dhe se per kete qellim eshte i domosdoshem nje organizim  serioz dhe kapilar i te gjitha strukturave.

Kongresi i PLL vleresoi platformat e te dy kandidateve per Kryetar te partise dhe kerkoi prej strukturave te ardhshme drejtuese qe ne aktivitetin e ardhshem te partise te merren ne konsiderate qe te dyja.

Kongresi i PLL i quajti destruktive qendrimet politike dhe veprimet e opozites se majte dhe kerkoi prej saj qe t’i jape fund kundervenies ndaj interesave kombetare.

Kongresi shprehu nevojen e thellimit te identitetit te saj si nje parti konservatore, nacionaliste e monarkiste si dhe vendosi qe, ne funksion te zgjerimit te identitetit te saj, ne programin e PLL te shtohet paragrafi “PLL eshte parti e njerezve qe besojne ne Zot, vlerat hyjnore dhe rolin e rendesishem qe kane bashkesite fetare per ndertimin dhe zhvillimin e konstruktit shpirteror te kombit.”

 Kongresi i PLL me votim te fshehte rizgjodhi si Kryetar te PLL z. Ekrem Spahiu.

 

Tiranë, më 26 qershor 2009
Informacion për media

Lartësia e Tij Princ Leka dhe Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu mbyllën fushatën elektorale në Durrës, Golem dhe Kamëz ku u dhanë mbështetje të plotë kandidatëve respektivë Hysen Mushketa, Yllka Çausholli dhe Ilir Kacdeda.

Në një takim në qytetin e Durrësit Lartësia e Tij Princ Leka tha se: “ ....duke votuar për partinë “Lëvizja e Legalitetit” zgjedhësit i japin një mbështetje të plotë Partisë Demokratike dhe koalicionit të djathtë që me 28 qershor do të ketë një fitore të pastër dhe të thellë”

Në Golem të Kavajës i cili përfshihet në qarkun Tiranë, Spahiu evidentoi vlerat e kandidates Yllka Çausholli dhe në fjalën e tij kryesisht u bazua tek turizmi, ku Golemi do të jetë në qendër të vëmëndjes për qeverinë e ardhshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve sa më optimale për të gjithë pushuesit.

Në një takim entuziast në qendrën e Bashkisë Kamëz, Princi Leka, kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” z. Ekrem Spahiu dhe nipi i Mbretit Zog z.Skendër Zogu i cili ka ardhur posaçërisht nga Franca i dhanë një mbështetje të fortë kandidatit të PLL në këtë zonë, Dr. Ilir Kacdeda.

Duke ju drejtuar banorëve të shumtë të bashkisë Kamëz të cilët ishin të pranishëm në mitingun e PLL, kryetari Spahiu tha se: “Ne mendojmë se ndryshimi vjen nga besimi ndaj njëri tjetrit, në atë fjalë që të parët e tanë e kishin fjalën bazë, e që është fjala “besë” apo “besa-besë”. Ne legalistët kemi hyrë në këtë fushatë elektorale për të rikthyer në vëmendjen e shqiptarëve  këtë fjalë të artë.

Ne besojmë, e kjo na ndihmon që të ndryshojmë, e më e rëndësishme është të ndryshojmë në  udhë të mbarë, të sjellim ndryshimin nëpërmjet besimit në Zot, për ta bërë shqiptarin më të dashur me njëri tjetrin, më të hajrit për familjen e tij dhe më të dobishëm për Atdheun.

Ne jemi krenarë që besojmë,  që jemi bashkë-udhëtarë në proceset demokratike, në një rrugë që e kemi nisur qysh në vitet 24-39’ e që fatkeqësisht u ndërpre nga  pushteti i njerëzve pa fe dhe pa atdhe. Dhe sot, shyqyr Zotit, jemi përsëri duke përshkruar po atë rrugë të mbarë të nisur nga Mbreti Zog, me energji të reja, me shpresë e  besim të patundur në vlerat njerëzore, se nëse Nato-n e kemi mes nesh, Europën e kemi fare pranë.

 

 

Tiranë, më 25 qershor 2009
Informacion për media

Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu dhe kandidatë të tjerë të PLL të qarkut të Tiranës ishin në Sheshin “Demokracia” të qytetit Studentit” për t’i dhënë mbështetjen e tyre z. Agim Doçi i cili është kandidat i kësaj partie për këtë qark.

Z. Agim Doçi pasi foli për vlerat e partisë “Lëvizja e Legalitetit” kandidat i së cilës është, shtoi se “do të jetë një zë ndryshe në Parlamentin Shqiptar duke qenë zëri kombëtar i shqiptarëve, nacionalistëve, traditës, artit dhe kulturës tonë”.

Duke ironizuar të majtën z. Doçi tha se “E majta ka rënë aq poshtë dhe është aq inekzistente, saqë shoqëria shqiptare duhet të shqetësohet seriozisht për mungesën e opozitës në këtë fushatë dhe gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës.”

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu ndër të tjera tha se “Nga ky shesh ku morën rrugë proceset demokratike, ne rikonfirmojë vendosmërinë e legalistëve për të qenë pjesë thelbësore dhe e pandalshme e këtij procesi duke kontribuar për Atdheun dhe Kombin tonë.”

* * *

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu ishte në Berat për t’i dhënë mbështetjen e tij 8 kandidatëve të PLL të këtij qarku. Në Berat ai tha se “Gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës PLL do të punojë për të forcuar autoritetin e shtetit dhe të përfaqësuesve të tij. PLL do të kërkojë ndarjen reale të tre pushteteve dhe ndër të tjera grupi i deputetëve të saj do të iniciojë nismën ligjore për papajtueshmërinë e detyrës së deputetit me atë të ministrit.”

Spahiu tha gjithashtu se klasifikimi i Beratit nga UNESKO si qendër e trashëgimisë botërore të njerëzimit ka bërë që ky qytet të jetë dhe mbetet në fokusin e punës së MTKRS me rreth 49 banesa të restauruara gjatë viteve 2007-2008 dhe me rreth 100 të tjera që planifikohen të preken nga punimet konsoliduese e restauruese gjatë vitit 2009.  Po ashtu, plani i përgjithshëm rregullues i qytetit të Beratit që është miratuar në KRTRSH është një instrument i fuqishëm kontrolli mbi zhvillimet e sotme dhe të ardhme të këtij qyteti.

 

Tiranë, më 24 qershor 2009
Informacion për media

Lartësia e Tij Princi Leka dhe kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu zhvilluan disa takime elektorale në komunat e rrethit të Matit duke mbështetur kandidatin e PLL Besnik Murati për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

Lartësia e Tij Princi Leka duke folur para banorëve të përmalluar të komunës Macukëll, ndër të tjera tha: “Matjanët janë krenarë për historinë e tyre dhe duhet të punojnë për ta mbajtur këtë krenari. Legaliteti është e vetmja parti që punon për alternativën mbretërore, prandaj në zgjedhjet e 28 qershorit unë ju bëj thirrje që brenda koalicionit “Aleanca e Ndryshimit” të votoni partinë “Lëvizja e Legalitetit”, sepse duke votuar PLL-në i keni dhënë mbështetje të fuqishme koalicionit të djathtë shqiptar. Jam i bindur se deputetët e Legalitetit që do të dalin nga zgjedhjet e 28 qershorit do të ndikojnë ndjeshëm për të sjellë ndryshime jo vetëm në Mat por në gjithë Shqipërinë”.

Në takimin tjetër në komunën e Derjanit kryetari i PLL Ekrem Spahiu foli për qëndresën e matjanëve ndaj diktaturës dhe kontributet e tyre për proceset demokratike. Ai ju drejtua të pranishmëve në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ju tha: “Ju jeni ata që e kundërshtuat komunizmin që në ditët e para dhe e dëshmuat këtë më së miri në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 kur votuat masivisht kundër tij. Kjo solli pasoja të rënda për ju dhe familjet tuaja që u shoqëruan me pushkatime, burgosje dhe internime për 45 vjet me radhë. Jeni po ju që kontribuuat shumë në rrëzimin e  diktaturës dhe që nga zgjedhjet e 31 marsit 1991 e deri më sot keni votuar gjithmonë për Legalitetin dhe të Djathtën, sikurse do ta votoni PLL edhe më 28 qershor 2009.”

Në të gjitha takimet votuesit matjanë shprehën hapur mbështetjen ndaj PLL-së dhe kandidatit Besnik Murati si dhe siguruan Lartësinë e Tij Princin Leka dhe kryetarin Spahiu që Legaliteti do të përfaqësohet në kuvendin e Shqipërisë me deputetët e saj të Matit dhe të qarkut Dibër.

Shiheni në video(Macukëll) , Shiheni në video(Derjan)

 

Tiranë më 23 qershor2009
Informacion për media

Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu dhe kandidatët e qarkut të Durrësit ishin në Fushë-Krujë për t’i dhënë mbështetjen e tyre kandidatit Enver Kaloshi që konkurron nën siglën e PLL-së si përfaqësues i Fushë-Krujës.
Gjatë këtij takimi Spahiu u ndal në pikat programore të PLL që kanë lidhje me familjen dhe tha se familja është qeliza bazë e shoqërisë e cila duhet të mbrohet dhe të fuqizohet për të ruajtur vlerat kombëtare dhe siguruar bashkekzistencën e shëndetshme ndërmjet brezave.

Për këtë qëllim PLL do të rrisë fondin e shpërblimit të familjeve për çdo lindje, si dhe rrisë shpërblimin për familjet me më shumë se një fëmijë; do të nxisë nëpërmjet lehtësira fiskale brezat e rinj që të kujdesen prindërit; do të luftojë shfrytëzimin e fëmijëve të mitur për punë; do të zbatojë programe të veçanta edukative që stimulojë harmoninë familjare; do të luftojë përdorimin e lëndëve narkotike; do të rrisë kohën e lejes së lindjes dhe madhësinë e shpërblimit për nënat që kujdesen për foshnjat e tyre, etj.

Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare Spahiu bëri thirrje që: “Më 28 qershor mbretëroret shqiptar, nacionalistet, legalistët dhe mbështetësit tanë që besojnë në Zot, që duan vlerat, historinë, traditën, qeverisjen e mirë, integrimin dhe të ardhmen e tyre, të votojnë partinë “Lëvizja e Legalitetit” e cila ndodhet me numër 13 në fletën e votimit.

Shiheni në video


Tiranë më 22 qershor 2009
Informacion për media

Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” e zhvilloi takimin e radhës në Përmet ku ai prezantoi 5 kandidatët e PLL të listës shumë-emërore për qarkun e Gjirokastrës zz. Hamet Shehu, Elisabeta Suti, Fejzo Fejzo, Batiar Kasaj dhe Mikel Braho.
Spahiu u përqendrua në rishikimin e historisë dhe përmendi kongresin famëkeq të Përmetit ku komunistët shqiptar me një vendim partiak ndaluan rikthimin e Familjes Mbretërore në Shqipëri.

Kryetari i PLL tha se “Rishikimi i historisë është një domosdoshmëri kombëtare për të cilën historianët duhet të thonë fjalën e tyre dhe të nxjerrin në dritë historinë e vërtetë dhe jo atë që diktatura komuniste manipuloi për 45 vjet me radhë. Është e patolerueshme që fëmijët tanë edhe tani mbas 19 viteve demokraci të mësojnë në tekstet shkollore një histori të manipuluar nga sistemi i kaluar.”

Vend të veçantë në fjalën e tij Spahiu i kushtoi arsimit dhe tha se PLL nuk mund të pranojë që të rinjtë shqiptar të dalin nga shkolla pa perspektivë profesionale dhe pa horizont për jetën e tyre. Të gjithë të rinjtë duhet të jenë të punësuar, ose të kenë mundësi të vazhdojnë trajnime falas në institucione publike dhe private. Objektivi i PLL është që truri shqiptar t’i shërbejë Shqipërisë, kudo që të jetë dhe në mënyrë prioritare brenda vendit.

Për këtë qëllim PLL do t’i japë prioritet shkollave dhe universiteteve publike në të gjithë vendin; do të garantojë nivelet e arsimit në shkollat dhe universitetet private, më një program bazë dhe standarde të larta, si dhe me kontrolle sistematike në mbrojtje të studentëve dhe cilësisë së mësimdhënies; do të financojë programe të veçanta për rritjen e niveleve shkencore në universitetet shqiptare; do të stimulojë arsimin profesional për të shtuar specialistët në profile të ndryshëm; do të stimulojë rikthimin dhe punësimin në atdhe të gjithë të diplomuarve jashtë vendit, etj.

Shihemi ne video


Tiranë më 21 qershor 2009
Informacion për media

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu prezantoi në Prrenjas kandidatin Mislim Karriqi i cili bën pjesë në listën shumë-emërore të kësaj partie për qarkun Elbasan.

Në takimin e organizuar me qytetarët e Prrenjasit Spahiu tha se Shqipëria disponon pasuri të shumta nëntokësore dhe një eksperience të madhe në sektorin e shfrytëzimit mineral. Partia “Lëvizja e Legalitetit” e konsideron industrinë e minierave si një nga sektorët prioritarë të ekonomisë me mundësi të shumta dhe ende të pashfrytëzuara për rritjen e të ardhurave kombëtare, shtimin e eksporteve, uljen e papunësisë dhe rritjen e standardit të jetesës në zonat rurale.

Për këtë qëllim PLL do të investojë në zbulimin e rezervave të reja minerale dhe shfrytëzimin intensiv të atyre ekzistuese përmes stimulimit të privatizimit me kushte të favorshme për investitorët dhe heqjen për një periudhë 5 vjeçare të të gjitha detyrimeve fiskale për rinovimin e teknologjisë dhe vendet e reja të punës. Gjithashtu PLL do të stimulojë investimet në industrinë e përpunimit të mineraleve dhe do të vendosë moratoriume në taksat e këtyre industrive për një periudhë 10 vjeçare.

Në një kuadër më të gjerë PLL do të hartojë një strategji zhvillimi të vazhdueshëm dhe rritjeje ekonomike të qëndrueshme që do të mobilizojnë të gjitha potencialet e vendit duke pasur si qëllim parësor zvogëlimin e varfërisë dhe papunësisë, zgjerimin dhe fuqizimin e sektorit privat, rritjen e konkurrencës dhe stimulimin e prodhimit vendas.

Në takim merrnin pjesë edhe n/kryetari i PLL-së z. Murat Basha si dhe kandidatët e tjerë të qarkut Elbasan.

Shiheni në video

 


Tiranë, më 20 qershor 2009
Informacion për media

Në mbështetje të fushatës elektorale të PLL dhe kandidatit të saj z. Sulejman Gjana, Lartësia e Tij Princi Leka u takua në Kukës me shtabin elektoral të zotit Gjana dhe kandidatëve të tjerë Brunilda Elezi, Xhemë Nezaj dhe Albert Lleshi .

Princ Leka tha se koalicioni Aleanca e Ndryshimit është i konsoliduar dhe gjatë fushatës elektorale po i mbështet argumentet e tij mbi veprimet dhe punët e kryera gjatë këtij mandati qeverisës. Ai tha se kjo është mënyra më e mirë e të bërit të fushatës ku partitë e këtij koalicionit të Djathtë i kanë mundësitë që të bazohen mbi veprat dhe se nuk ka vepër më të madhe se rruga Durrës –Kukës-Morinë”.

Lartësia e Tij Princ Leka vlerësoi me nota superlative kandidatin Sulejman Gjanaj si drejtues të PLL dhe mik të Tij personal, i cili në parlamentin e ardhshëm që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit do të përfaqësojë me dinjitet banorët e qarkut Kukës.

z. Sulejman Gjana është pinjoll i një familje nacionaliste të rrethit të Kukësit, i lindur dhe arsimuar në Perëndim, me një përvojë të gjatë politike si eksponent i diasporës shqiptare dhe mik i Familjes Mbretërore. Aktualisht ai është Sekretar Politik i PLL dhe kryeson listën e saj të kandidatëve në qarkun Kukës.

Shiheni në video

 

Tiranë më, 19 qershor 2009
Informacion për media

Ndalesa e radhës e turit elektoral të kryetarit të PLL-së Ekrem Spahiu ishte rrethi i Mirditës ku ai prezantoi në Rrëshen 7 kandidatët e listës shumë-emërore të PLL-së për qarkun e Lezhës dhe në veçanti z. Tom Biba që si përfaqësues i rrethit të Mirditës.

Duke folur për investimet e rëndësishme të kësaj maxhorance në infrastrukturën rrugore Spahiu tha se: “Ndërtimi i rrugës “Durrës – Kukës – Morinë”, përveçse bashkon dy pjesë të kombit shqiptar, ka hapur perspektiva zhvillimi për gjithë veriun e vendit, por në veçanti për Mirditën e cila përshkohet në të gjithë gjatësinë e saj nga ky aks rrugor. Gjatë mandatit tjetër qeverisës do të ndërtohet rruga “Klos(Mat) - Rrëshen që do të lidhë rrugën e Arbrit me rrugën Durrës-Kukës – Morinë. Po ashtu do të ndërtohen edhe rrugë të tjera në zonat rurale që do të lidhin me këto dy akse shumë të rëndësishëm komuna dhe fshatra të tëra duke i shkëputur ato nga izolimi i deritanishëm.”

Spahiu tha gjithashtu se rishkrimi objektiv i historisë vazhdon të mbeten një angazhim i përhershëm i PLL dhe se është e nevojshme që personalitetet dhe figurat patriotike që kanë ndërruar jetë dhe janë varrosur jashtë vendit duhet të nderohen dhe vlerësohen në vendin amë.

kryetari i PLL u shpreh optimist për fitoren e Aleancës së Ndryshimit në zgjedhjet e 28 qershorit dhe shtoi se partia Lëvizja e Legalitetit do të jetë pjesë e pushtetit legjislativ dhe do të bashkëqeverisë me Partinë Demokratike në të gjitha nivelet e pushtetit ekzekutiv duke shtuar në programin e ardhshëm qeverisës vlerat e PLL dhe veçantësitë e saj programore.

Shiheni në video

 

Tiranë më, 18 qershor 2009
Informacion për media

Kryetari i partisë “Lëvizja e Legaliteti” Ekrem Spahiu prezantoi kandidatët e listës shumë-emërore të PLL-së në qarkun e Korçës zz. Nebi Ganellari, Petrit Kutrolli, Orjola çaçellari, Nexhmedin Shkullaku, Lavdërim Bajraktari, Gjenovefa Nini, Fatos Topalli, Dorina Hamolli, Sazan Meço, Olger Larti, Arjan Pashollari, Artan Agolli dhe Altin Kapri si dhe i njohu qytetarët në Pogradec, Maliq, Ersekë dhe Bilisht me platformën elektorale të kësaj partie.

Në takimin e Bilishtit Spahiu në fjalën e tij u përqendrua në programin e PLL për bujqësinë dhe tha se Legaliteti do të stimulojë krijimin e ndërmarrjeve bujqësore dhe blegtorale me dhënien e kredive pa interes, si dhe heqjen për një periudhë 2 vjeçare të të gjitha pagesave të detyrimeve shoqërore për ata që do të punësojnë më shumë se 5 persona. Po ashtu, PLL do të subvencionojë një pjesë të kostos së transportit të prodhimeve bujqësore nga prodhuesi tek konsumatori; do të investojë në dhoma frigoriferike në të gjitha zonat rurale ku do të grumbullohen tepricat e prodhimit, me qellim që të futen përsëri në treg në periudha të tjera gjatë vitit. Për të mbrojtur ekonomitë e fermerëve shqiptarë nga katastrofat natyrore, PLL do të krijojë një fond të veçantë sigurimi i cili do të përdoret me transparencë në rastet e nevojshme. Prioritet i Legalitetit do të jetë rinegocimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë me vendet e rajonit dhe nxitja e eksportit të produkteve tona bujqësore drejt vendeve të BE.

Spahiu i bëri thirrje të pranishmeve që në zgjedhjet e 28 qershorit të votojnë për partinë “Lëvizja e Legalitetit” me numrin 13 në fletën e votimit, sepse PLL është partia e traditës më të mirë shqiptare dhe qeverisjes efikase e cila gjatë gjithë historisë së saj ka inspiruar integrimin e Shqipërisë me Perëndimin, gjë që do ta realizojë.

Shiheni ne video

 

Tiranë, më 17 qershor 2009
Informcion për media

Kryetari i PLL-së z. Ekrem Spahiu vazhdoi e turin e takimeve elektorale në njësitë vendore të qarkut të Durrësit, ku ai i njohu zgjedhësit me kandidatët dhe programin e PLL-së.

Në Shijak, në emër të PLL kandidojnë z. Arian Kurti i ardhur posaçërisht nga SHBA dhe ing. Arben Mera të cilët janë që të dy pinjollë të familjeve zogiste.


Gjatë takimit në Shijak Spahiu u ndal në politikat sociale që partia “Lëvizja e Legalitetit” parashikon në programin e saj elektoral. Ai tha se familja është qeliza bazë e shoqërisë, dhe si e tillë, ajo duhet të mbrohet dhe të inkurajohet për të ruajtur dhe mishëruar vlerat patriotike dhe kombëtare. Për këtë qëllim PLL do të rrisë fondin e shpërblimit të familjeve për çdo lindje, si dhe do të rrisë shpërblimin për familjet me më shumë se një fëmijë; nëpërmjet lehtësira fiskale do të nxisë brezat e rinj që të kujdesen prindërit; nëpërmjet kontrolleve sistematike do të luftojë shfrytëzimin e fëmijëve për punë; do të stimulojë harmoninë familjare me programe të veçanta edukative; do të luftojë përdorimin e bimëve narkotike duke zhvilluar programe edukative por edhe duke intensifikuar kontrollet; do të krijojë një fond të veçantë për nënat që vendosin të mos punojnë për shkak se kujdesen për fëmijët e tyre, etj.

Spahiu tha gjithashtu se ”Legaliteti është parti që beson në vlerat hyjnore dhe ka bindjen se ushtrimi më i gjerë i besimit fetar do të zhvillojë ndjenjën e ndërgjegjes kombëtare, traditës, vëllazërimit, qytetarisë, punës, përkushtimit dhe krenarisë së të qënurit Shqiptar, si dhe do të pastrojë shoqërinë shqiptare prej veseve të shfaqura gjatë viteve të fundit si rezultat i boshllëkut shpirtëror.
Legalistët duke besuar në zot, besojnë te njeri tjetri, prandaj ftojmë elektoratin të besojnë tek ne, duke votuar PLL-në me nr. 13 në fletën e votimit.”

Shiheni në video

 

Tiranë, më 16 qershor 2009
Informacion për media

Ndalesa e radhës për kryetarin e partisë “Lëvizja e Legalitetit” ishte qytetit i Laçit ku ai prezantoi kandidatët e listës shumë-emërore të PLL-së që do konkurrojnë në zgjedhjet e 28 Qershorit për qarkun Lezhë.

Spahiu pasi evidentoi vlerat e kandidatëve të PLL foli në mënyrë të veçantë për z. Gjon Kola si kandidati që përfaqëson rrethin e Laçit. Z. Kola është një ish i dënuar politik dhe ka qenë një nga drejtuesit më të aftë të policinë së shtetit që ka drejtuar me ndershmëri dhe autoritet të plotë shumë komisariate të Shqipërisë.

Duke shpalosur programin e PLL Spahiu tha se: “Gjatë mandatit të ardhshëm parlamentar Legaliteti do të luftojë për ndarjen faktike të tre pushteteve, (legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor) dhe do të sigurojë kushtet që ato të punojnë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin. Po ashtu, Legaliteti do të iniciojë një ligj për papajtueshmërinë e funksionit të deputetit me atë të ministrit që ka si qëllim rritjen e rolit të Parlamentit si bartës i sovranitetit të popullit.”

Në planet e PLL është edhe rritja e autoritetit të shtetit dhe çdo përfaqësuesi të tij, kufizimi i gjakmarrjes, ç’armatosja e popullsisë dhe ngritja e xhandarmërisë.

Shikojeni në video

 

Tiranë, më 15 qershor 2009
Informacion për media

Gjithashtu kryetari i PLL Ekrem Spahiu prezantoi në disa njësi vendore të qarkut Fier z. Myslym Murrizi i cili kandidon në këtë qark në emër të po kësaj partie.

Gjatë takimeve elektorale në rrethin Fier kryetari Spahiu e vuri theksin në programin e PLL për bujqësinë dhe tha se:

“PLL synon që të rrisë nivelet e prodhimit në sektor bujqësor, të sigurojë stabilitetin e të ardhurave të prodhuesve dhe të ulë importin e produkteve të kësaj natyre.” Kjo do të realizohet duke stimuluar krijimin e ndërmarrjeve bujqësore dhe blegtorale me dhënien e kredive pa interes, si dhe heqjen për një periudhë 2 vjeçare të të gjitha detyrimeve shoqërore për ata që do të punësojnë më shumë se 5 veta; stimuluar e transferimin e produkteve të këtij sektori brenda përbrenda vendit me anë të subvencionimin të një përqindjeje të kostos së transportit; investuar në dhoma frigoriferike në të gjitha zonat rurale ku do të grumbullohen prodhimet e tepërta me qellim që të futen përsëri në treg në periudha të tjera gjatë vitit; krijuar një fond sigurimi për të mbrojtur fermerët dhe popullsinë rurale nga dëmet e fatkeqësive natyrore; stimuluar kultivimin dhe mbarështimin e prodhimeve bio, etj.

Në fund të fjalës së tij kryetari i PLL Ekrem Spahiu u bëri thirrje të pranishmëve qe të votojnë partinë “Lëvizja e Legalitetit” si një parti që është pranë interesave të tyre e që do të punojë për nxitjen e prodhimeve vendase dhe mbrojtjen e tyre nga konkurrenca e mallrave të importit.

Shikojeni në video

 

Tiranë, më 14 qershor 2009
Informacion për media

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu prezantoi në qytetin e Vlorës 13 kandidatët e listës shumë-emërore të partisë “Lëvizja e Legalitetit” për këtë qark. Në prezantim merrte pjesë edhe Lartësia e Tij Princ Leka II.

Princ Leka pasi foli për shpirtin patriotik të vlonjateve, kontributin e tyre në çështjen kombëtare dhe lidhjet e ngushta që ato kanë pasur me Mbretin Zog I, tha shprehimisht se: “Nëse ka një parti vërtetë të djathtë në Shqipëri, -ajo është partia Lëvizja e Legalitetit; Nëse shqiptarët dëshirojnë që të forcojnë të djathtën, -ata duhet që të votojnë partinë Lëvizja e Legalitetit. Sepse Legaliteti është parti që përforcon identitetin e djathtë të Aleancës së Ndryshimit.”

Lartësia e Tij Princ Leka tha gjithashtu se qeveria aktuale e drejtuar nga kryeministri Berisha është qeveria më e suksesshme që Shqipëria ka pasur ndonjëherë qysh nga viti 1939 e që ka shënuar suksese të dukshme. Si suksese të kësaj qeverie Princ Leka përmendi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe ndihmën që ajo i ka dhënë Pavarësisë së Kosovës, progresin e dukshëm për anëtarësimin në BE, ritmet e larta të rritjes ekonomike dhe investimet e shumta e të balancuara në të gjithë vendin. Këto suksese Princi Leka i konsideroi si “arsye të mjaftueshme që i japin të drejtën morale kësaj maxhorance për të kërkuar në zgjedhjet e 28 qershorit edhe një mandat tjetër qeverisës.”

Nga ana e tij, kryetari i PLL Ekrem Spahiu pasi evidentoi vlerat e programit dhe kandidatëve të PLL u ndal në politikën e kësaj maxhorance për turizmin. Ai tha se gjatë vitit 2009 Shqipëria ka përjetuar një bum turistik prej 2.7 milion vizitorësh. Ky sukses, -vijoi ai, nuk është i rastësishëm, por është fryt i prioritetit që qeveria i ka kushtuar këtij sektori dhe masave të marra prej saj për një bashkëpunim më të mirë me pushtetin vendor dhe operatorët turistikë; për rritjen e sigurisë dhe qetësisë në vend; për përmirësimin e infrastrukturor rrugore, sigurimin e furnizimit të pandërprerë me ujë, energji elektrike, etj. Spahiu u shpreh optimist edhe për mandatin e ardhshëm kur kujdesi permanent i qeverisë dhe programi i Bankës Botërore për bregdetin e Jugut do ta kthejnë Vlorën dhe gjithë Rivierën Shqiptare në një nga destinacionet më të kërkuara në të gjithë rajonin.

Në emër të kandidatëve folën Akil Danushi dhe Ilir Xhaferi.

Z. Akil Danushi është kryetar i degës së PLL Vlorë, sekretar koordinativ i PLL, anëtar i këshillit bashkiak dhe këshillit të qarkut Vlorë. Ai ka një përvojë të gjatë politike.

Ndërsa z. Ilir Xhaferri është kryetar i degës së PLL Sarandë, frekuentues i qarqeve intelektuale, me disa diploma dhe gjuhë të huaja.

Shikojeni në video

 

Tiranë, më 13 qershor 2009
Informacion për media

Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu prezantoi në njësinë bashkiake nr. 11 Laprakë kandidaten Zhaneta Ndregjoni, profesoreshë në dy Universitete dhe Kryetare e Forumit të Gruas Legaliste, e cila kandidon nën siglën e kësaj partie për qarkun Tiranë.

Kandidatja Ndregjoni foli për rëndësinë e angazhimit të femrave në politikën shqiptare jo vetëm si një faktor ekulibrues, por edhe si një domosdoshmëri për rritjen e vëmendjes që politika duhet t’i kushtojë çështjeve të familjes dhe edukimit të brezit të ri.

Kryetari Spahiu fillimisht u ndal tek ngjarja e rëndë e ndodhur ne Qerret ku një aktivist Partisë Demokratike u qëllua për vdekje nga një militant i majtë dhe shprehu ngushëllimet e tij dhe të PLL për viktimën e pafajshme.

Spahiu tha se filozofia e dhunës është tipike për të majtën në tërësi, e në veçanti për të majtën shqiptare, e cila që në fillimet e saj e ka përdorur atë si mjet kryesor për të ardhur në pushtet. Këtë tipologji të së majtës Spahiu e ilustroi me grushtin bolshevik të shtetit të vitit 1924 i cili rrëzoi qeverinë legjitime të dalë nga zgjedhjet e vitit 1923, për të vazhduar në tej gjatë Luftës së dytë Botërore, kur komunistët shqiptarë e shndërruan Luftën Antifashiste të popullit shqiptar në luftë civile për të marrë pushtetin në vitin 1944.

Dhuna gjakatare komuniste ishte konstante gjatë gjithë viteve të diktaturës dhe u demonstrua në gërhamat e fundit të regjimit më 2 prill në Shkodër dy ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit 1991, për të vazhduar me rebelimin e armatosur të vitit 1997 dhe vrasjen e Liderit të Dhjetorit Azem Hajdari dhe dhjetëra nacionalistëve dhe demokratëve të tjerë.

Duke folur për programin e Legalitetit Spahiu tha se PLL është partia e kujtesës historike dhe trashëgimtarja e traditave më të mira shqiptare. Partia që ka sensin e drejtësisë njerëzore dhe që i druhet drejtësisë hyjnore. Është partia që sillet dhe vepron me moton “Atdheu mbi të gjitha”, që ka përvetësuar konceptet e Mbretit Zog I dhe ka si shembull veprimet e Tij, duke e konsideruar si Korifeun e atdhetarizmit. Është partia që përpiqet të realizojë idealet e veta me vullnetin e përgjithshëm të popullit.

Shikojeni në video

 

Tiranë 12 qershor 2009
Informacion për media

Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu në një atmosferë entuziaste dhe pritje të ngrohtë nga qytetarët e shkodranë prezantoi në teatrin “Migjeni” kandidatët e listës shumë-emërore të PLL për qarkun Shkodër, listë që kryesohet nga z. Enis Dizdari.

Spahiu tha se: “Kandidatët e PLL janë siguria e fitores në shumicën e qarqeve dhe e përçimit të traditës dhe vlerave më të mira nga brezi në brez. Ato njëkohësisht janë edhe një kontribut i rëndësishëm që PLL i ofron koalicionit “Aleanca e Ndryshimit”, sepse çdo votë për partinë Lëvizja e Legalitetit, është njëkohësisht edhe votë për koalicionin ku bëjmë pjesë”.

Kryetari Spahiu krahas të tjerave i njohu të pranishmit edhe me të veçantat e programit të PLL, ndër të cilat në qytetin e Shkodrës veçoi se: “PLL do të synojë që të rrisë autoritetin e shtetit dhe të përfaqësuesve të tij, të kufizojë gjakmarrjen dhe të realizojë ç’armatosjen e plotë të popullsisë. Gjithashtu ngritja e xhandarmërisë mbetet akoma prioritet i PLL”.

Si pikë krejt të veçantë programore Spahiu tha se “partia Lëvizja e Legalitetit do të kërkojë që shteti shqiptar të njohë vetëm fetë tradicionale në Shqipëri, përkatësisht fenë Islame, Ortodokse dhe Katolike si dhe të ndalojë me ligj veprimtarinë e sekteve të dyshimta që kanë mbirë gjatë viteve të fundit.”

Po për këtë çështje Spahiu tha se shteti duhet të financojë mjaftueshëm bashkësitë fetare, klerikët, mësuesit dhe institucionet fetare me qëllim që të kufizohen ndërhyrjet nga jashtë në këto institucione. PLL do të mundësojë hartimin e kuadrit ligjor që të parandalojë dhe dënojë çdo akt racizmi, ksenofobie, provokimi apo përbuzjeje fetare”

Shikojeni në video

 

Tiranë, më 11 qershor 2009
Informacion për media

Kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit”  Ekrem Spahiu zhvilloi takime me banorët në njësitë vendore të rrethit të Matit duke prezantuar z. Besnik Murati i cili kandidon në emër të PLL për zgjedhjet e 28 qershorit.

Në Komunën Lis që drejtohet për disa mandate radhazi nga n/kryetari i degës se PLL  z. Agim Selita, Spahiu tha se matjanët e votojnë Legalitetin jo vetëm për shkak të nostalgjisë së tyre për Mbretin Zog, por edhe sepse Legaliteti ka të njejtën filozofi dhe resurse për të qeverisur në dobi të komunitetit. Komuna është shembulli më i mirë i materializimit në praktikë të parimeve dhe vlerave tona qeverisëse, ku arritjet janë të dukshme dhe të prekshme nga të gjithë banorët e kësaj komune.

Nga ana e tij, kryetari i komunës Lis z. Agim Selita i siguroi mbështetje të plotë kandidatit Besnik Murati dhe shprehu besimin e patundur që zgjedhja e z. Murati si deputet në Kuvendin e Shqipërisë do të ndikojë edhe më shumë në rritjen e vëmendjes ndaj komunës Lis dhe gjithë rrethit të Matit.

Edhe Spahiu e vlerësoi shumë zotin Besnik Murati si politikan të mirfilltë, njeri të ndershëm dhe profesionist të kualifikuar i cili ashtu siç ka përmbushur me sukses detyrat e tij të deritanishme si kryetar i degës së PLL Mat, sekretar organizativ i PLL, kryetar i këshillit të bashkisë Burrel, do të përmbushë më së miri edhe detyrën e përfaqësimit të elektoratit matjan në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetari i PLL Spahiu t i siguroi të pranishmit për angazhimin konkret ë kësaj partie për përfundimin sa më  shpejt të rrugës Sukbull – Vig – Muhurr, ndërtimin e rrugëve rurale nëpër komuna dhe fshatra, nxitjen e investimeve në rrethin e Matit, përfundimin e kanalit ujitës te Klosit deri në Sukbull, kreditimin e fermerëve për hapjen e punishteve të prodhimeve bujqësore e blegtorale, etj.

Shikojeni në video

 

Tiranë, më 10 qershor 2009
Informacion për media

Partia “Lëvizja e Legalitetit” zhvilloi në qytetin e Kavajës një takim elektoral ku poeti Agim Doçi kandidat i PLL dhe moderator i takimeve të saj me elektoratin prezantoi kandidatët e listës shumë-emërore të PLL-së Bahri Kollçaku, Yllka Çausholli dhe Alban Gjoci.

Në fjalën e tij kryetari i PLL Ekrem Spahiu theksoi shpirtin nacionalist dhe demokrat të qytetarëve të Kavajës që është dëshmuar edhe me votën e tyre qysh nga zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991 dhe ne vazhdimësi.

Spahiu shprehu kënaqësinë e tij dhe të PLL për fitoren e thellë të nacionalistëve, konservatorëve dhe demokratëve ne zgjedhjet për parlamentin evropian dhe shtoi se kësaj fitoreje të së djathtës europiane do t’i bashkëngjitet edhe fitorja e koalcionit tonë Aleanca e Ndryshimit duke e shndërruar këtë verë në stinë të fitores.

Spahiu i kujtoi të pranishmëve harresën e qeverive socialiste për qytetin e tyre dhe solli fakte konkrete të investimeve të shumta që qeveria Berisha ka realizuar në Kavajë.

Nga programi i PLL Spahiu veçoi preokupimin e kësaj partie për një familje të shëndetshme e cila ka për mision të shtojë dhe edukojë me vlerat më të mira racën shqiptare. PLL është kundër bashkëjetesës (marrëdhënie bashkëshortore pa kurore), është kundër abortit dhe kërkon që shteti të marrë nën kujdestari fëmijët e braktisur e të keqtrajtuar dhe të kujdeset për rritjen dhe edukimin e tyre në institucione të specializuara.

Duke marrë parasysh traumën e krijuar në popullin shqiptar nga diktatura komuniste dhe sistemi i saj ateist, por edhe duke pasur parasysh zhvillimet e këtyre 17 viteve të fundit në këtë drejtim ku shumë grupe dhe sekte kanë gjetur një terren të përshtatshëm për ushtrimin e aktiviteteve të tyre dhe kanë krijuar një çorientim në popull, spahiu tha se PLL mendon se njohja dhe zhvillimi i besimeve monoteiste dhe tradicionale të popullit shqiptar janë të domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare.

Shikojeni në video

 

Tiranë, më 9 qershor 2009
Informacion për media

Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu dhe sekretari organizativ Besnik Murati prezantuan në Bulqizë dhe në disa njësi të tjera vendore të këtij rrethi kandidatin për deputet të listës shumë-emërore të PLL për qarkun Dibër Ing. Bardhyl Rama.

Spahiu tha se “kandidati ynë Bardhyl Rama është kandidati i vetëm nga të gjitha partitë politike që është banor i rrethit Bulqizë dhe që punon prej 18 vitesh drejtpërdrejt në këtë zonë duke qenë kështu njohës i shkëlqyer dhe në thellësi i të gjithë problematikës që shqetëson Bulqizën dhe në veçanti minatorët.”

Në vijim të fjalës së tij Spahiu tha se: “Të majtët kanë shfrytëzuar fatkeqësitë e minatorëve të Bulqizës për të sulmuar politikisht maxhorancën, ndërkohë që varfëria në këtë zonë dhe çdo fatkeqësi tjetër janë pasoja të drejtpërdrejta të politikës së qeverive socialiste. Legaliteti nuk premton se do të bëjë mrekulli, por do të punojë dhe do të sigurojë një rritje graduale të mirëqenies për bulqizakët dhe mbarë shqiptarët.

Shikojeni në video

 

Tiranë, më 8 qershor 2009
Informacion per media

Në teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit Partia “Lëvizja e Legalitetit” prezantoi 14 kandidatët që do të konkurrojnë nën siglën e PLL-së për qarkun e Elbasanit. Moderator i prezantimit ishte poeti i njohur Agim Doçi, i cili kandidon edhe vetë në siglën e kësaj partie për qarkun e Tiranës.

Në këtë prezantim merrte pjesë edhe znj. Zhaneta Ndregjoni, kryetare e Forumit të Gruas të PLL dhe kandidate në qarkun Tiranë, e cila shprehu mbështetjen e saj për listën në tërësi dhe kandidatet femra në veçanti të cilat në emër të PLL për qarkun e Elbasanit janë katër.

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu tha se për zgjedhjet e 28 qershorit partia “Lëvizja e Legalitetit” konkurron në të gjithë vendin me një listë të plotë prej 240 kandidatësh cilësorë. Në qarkun Elbasan konkurron edhe n/kryetari i PLL z. Murat Basha. Kjo është shprehje e rëndësisë që PLL i kushton këtij qarku por edhe objektivave të saj të qarta për të fituar këtu mandat parlamentar.”

Spahiu vazhdoi më tej duke thënë se “PLL është produktive në atë çfarë ofron dhe kërkon qëtë menaxhojë me efikasitet votat që do të marrë nga elektorati shqiptar për një bashkëqeverisje të mirë dhe komplementare ku do të jetë e materializuar edhe filozofia e saj qeverisëse për një shtet të fortë i cili ka në qendër të vëmendjes interesat e qytetarëve.”

Spahiu tha gjithashtu se PLL do të punojë krah për krah Partisë Demokratike për të mundësuar brenda vitit të parë të mandatit të ri qeverisës lëvizjen pa viza të qytetarëve shqiptarë në Evropë si një realitet që ka ekzistuar që në vitet e Mbretërisë Shqiptare.

Duke njohur rolin kryesor të PD si promotorin kryesor te zhvillimeve ekonomike në këto vitete por edhe gjatë mandatit të ardhshëm, Spahiu tha se “PLL do të përqendrohet në jetën shpirtërore të kombit: familjen, edukimin, kulturën dhe traditën tonë kombëtare, pa lënë mënjanë edhe pikat e tjera programore të saj.”

Shikojeni në video

 

Tiranë, më 7 qershor 2009
Informacion mër media

Kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu prezantoi në pallatin e kulturës “A. Moisiu” të qytetit të Durrësit 14 kandidatët e listës shumemërore të PLL për këtë qark të cilët janë përkatësisht Hysen Myshketa, Rovena Taga, Kastriot Goci, Islam Aliko, Ahmet Duka, Anisa Mehja, Enver Kaloshi, Arianit Kurti, Eduard Allamani, Edmond Myrto, Hazbi Biçaku, Ela Allkja, Arben Mera dhe Anila Biba.

Në këtë takim mori pjesë dhe përshëndeti edhe Kryetari i Shoqatës mbarë kombëtare të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë z. Adem Allçi i cili në fjalën e tij shprehu mbështetjen e plotë që kjo shoqatë dhe gjithë ish të Burgosurit dhe përndjekurit Politikë i japin partisë “Lëvizja e Legalitetit” për zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu tha se “PLL përveç vlerave historike dhe kombëtare që mbart, ajo paraqitet para zgjedhësve me platformën dhe programin e saj elektoral, ku si prioritete mbeten çështja kombëtare, zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronave, dëmshpërblimi dhe integrimi i plotë i ish të burgosurve dhe përndjekurve politikë, duke mos lënë mënjanë edhe probleme të tjera që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.”

Spahiu tha gjithashtu se Partia “lëvizja e Legalitetit” do të kërkojë që shteti të njohë gabimet e veprimeve apo mosveprimeve të tij në lidhje me çështjen e pronave dhe se ajo zotohet që brenda një mandati qeverisës t’i japë zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje duke jua kthyer apo kompensuar me vlerën e tregut të gjithë pronarëve të ligjshëm që deri më sot nuk kanë mundur të zotërojnë pronën e tyre.”

Kandidatët me fjalën e tyre dhe pë pranishmit në sallë përmes entuziazmit, shprehën optimizmin e tyre për fitoren e një mandati parlamentar në emër të PLL në qarkun Durrës.

Shikojeni në video

 

Tiranë, më 6 qershor 2009
Informacion për media

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu prezantoi në Lezhë 7 kandidatët për listën shumë-emërore të kësaj partie në Qarkun e Lezhës, përkatësisht Vera Pali, Vasil Muça, Gjon Kolaj, Tom Ndoj, Nesti Nika, Benard Vata dhe Mark Lleshaj.

Spahiu foli për vlerat e secilit prej kandidatëve të PLL që janë pinjollë të denjë dhe të shkolluar të familjeve të mëdha dhe patriotike të zonës të cilat kanë kontribuar për Shqipërinë dhe krahinën e tyre prej kohësh. Spahiu shtoi se “në vazhdën e traditës familjare ata do të vazhdojnë të kontribuojnë me devocion dhe ndershmëri për Shqipërinë dhe krahinën e tyre”

Spahiu bëri të njohur qëndrimin e PLL se, “për t’i shërbyer zhvillimit të vendit dhe uljes së tensioneve politike dhe shoqërore, Shqipëria ka nevojë që të mbyllë një herë e përgjithmonë faqen e errët të historisë komuniste. Për këtë qëllim PLL do të kërkojë dënimin zyrtar të sistemit komunist në tërësi dhe nxjerrjen e përgjegjësive penale rast pas rasti për ideatorët dhe xhelatët e atij sistemi.

Në të njëjtën kohë, ashtu si deri më sot, PLL do të kërkojë dhe insistojë për dëmshpërblimin e plotë dhe të shpejtë të të gjitha viktimave të diktaturës komuniste. Pavarësisht se gjatë këtyre katër viteve janë bërë hapa pozitivë, ish - të burgosurit dhe përndjekurit politike janë ende të pa integruar plotësisht dhe rehabilitimi i plotë i tyre ka nevojë për krijimin e lehtësirave në shkollim, punësim dhe strehim.”

Spahiu tha gjithashtu se “Në programin e saj PLL ne ofron zgjidhje për shumë problemeve të shoqërisë tonë dhe paraqet alternativa të ndryshme për një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit duke pasur në qendër të vëmendjes konsolidimin e demokracisë dhe interesin e popullit dhe kombit shqiptar.

Shikojeni në video

 

Tiranë, më 4 qershor 2009
Informacion për media

Në vijim të turit elektoral për zgjedhjet e 28 qershorit, kryetari i PLL Ekrem Spahiu prezantoi në qytetin e Burrelit kandidatin Besnik Murati i cili është njëkohësisht Sekretar Organizativ i PLL, kryetar i degës së PLL Mat dhe Kryetar i Këshillit Bashkiak Burrel.

Prezantimi i tij u prit me brohoritje të shumta dhe ovacione te gjata në një atmosferë festive dhe elektrizuese të banorëve të Matit të cilët si rrallë ndonjëherë tjetër kishin mbushur plot e përplot sallën e Pallatit të Kulturës, e cila ishte zbukuruar në mënyrë festive.

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu tha se në zgjedhjet e 28 qershorit rrethi i Matit dhe Qarku i Dibrës do të përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë edhe me deputet të PLL dhe janë të gjitha mundësitë që ky të jetë z. Besnik Murati, i cili është jo vetëm një përfaqësues i denjë i elektoratit të zonës, por edhe një pushtetar i suksesshëm dhe politikan i kultivuar.

Duke shprehur optimizmin e tij për fitoren kryetari Spahiu tha se: “partia “Lëvizja e Legalitetit” do të fitojë në zgjedhjet e 28 qershorit sepse për të do të votojnë të gjithë mbretërorët matjanë”; PLL do të fitojë sepse ajo mbart dhe trashëgon filozofinë qeverisëse të viteve ‘28-39 e cila është konkretizuar në rrethin e Matit nga pushtetarët vendorë të PLL të cilët për shkak të suksesit janë rizgjedhur për disa mandate radhazi; PLL do të fitojë sepse ka aleate Partinë Demokratike dhe kryeministrin Berisha të cilët vijnë në këto zgjedhje me bilancin më të mirë qeverisës dhe premtime të realizuara.”

Shikojeni në video

 

Tiranë, më 3 qershor 2009
Informacion për media

Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu zhvilloi disa takime në rrethin Tropojë ku prezantoi para elektoratit kandidatin e PLL z. Xhemë Nezaj dhe programin e kësaj partie për zgjedhjet e 28 qershorit.

Spahiu tha se z. Nezaj është një kandidat që përfaqëson më së miri vlerat e kësaj treve dhe si një drejtues lokal i PLL do të përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë jo vetëm banorët e zonës por edhe filozofinë qeverisëse të PLL.

Gjatë këtyre takimeve Spahiu e vuri theksin në investimet e shumta të kryera nga qeveria e kryeministrit Berisha e cila e ka kthyer vendin në një kantier të madh ndërtimi duke filluar nga Qafë-Bota e Sarandës deri në Valbonë të Tropojës. Një politikë e tillë për zhvillimin proporcional të të gjitha krahinave të vendit nuk duhet kaluar pa vëmendje, sepse qeveritë socialistë gjatë 8 viteve të drejtimit të tyre e përdorën buxhetin e shtetit në mënyrë selektive për të kryer investime vetëm në ato zona me shumicë votuesish të majtë.

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu prezantoi pjesë nga programi i kësaj partie për zonat veriore ku si më kryesoret ai përmendi zhvillimin e turizmit malor, shfrytëzimin ekstensiv të pasurive të tokës dhe nëntokës, përmirësimin e të gjithë rrjetit rrugor që lidh komunat me rrugën kombëtare, ngritja e nivelit të shërbimit shëndetësor dhe arsimor, mbrojtja dhe zhvillimi i trashëgimisë kulturore, mjedisit, etj.

Spahiu shprehu bindjen se gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës të koalicionit të djathtë do të zhduket ajo prapambetje relative që ekziston ndërmjet zhvillimit të kësaj zone dhe pjesëve të tjera të vendit.

Shiheni ne video

 

Tiranë, më 1 qershor 2009
Informacion për media

Kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu zhvilloi një tur takimesh në rrethin e Kukësit për të prezantuar kandidatët Sulejman Gjana, Xhem Nezaj, Brunilda Elezi dhe Albert LLeshi që përfaqësojnë në këtë qark PLL-në për zgjedhjet e 28 Qershorit 2009.

Z. Spahiu duke evidentuar vlerat e kandidatëve tha se: “Kandidatët e PLL-së janë personalite të spikatura që mbartin dhe përfaqësojnë vlerat më të mira të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Për këtë arsye është edhe në të mirën e elektoratit të qarkut Kukës që të jenë në kuvendin e Shqipërisë të përfaqësohen me kandidatët e PLL.”

Duke ju referuar bashkëpunimit të PLL me PD-në Spahiu tha: ”Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit partia “Lëvizja e Legalitetit” është pjesë e koalicionit “Aleanca e Ndryshimit” që kryesohet nga Partia Demokratike. Pjesëmarrjen tonë në koalicion nuk e konsiderojmë si një komoditet elektoral, por si një impenjim serioz të një rëndësie të veçantë për të kontribuar në radhë të parë për fitoren e së Djathtës shqiptare. Para se të mendojmë se çfarë do të përfitojmë nga koalicioni, PLL mendon se çfarë do të ofrojë për koalicionin.”

Ndërsa për bilancin e punës 4-vjeçare të qeverisë Spahiu tha se: “ Gjatë këtyre katër viteve qeveria arriti të sigurojë ritme të larta të zhvillimit ekonomik, të dyfishojë të ardhurat megjithëse përgjysmoi taksat, të realizojë investime në infrastrukturë si asnjëherë më parë që kulmojnë me rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Sot Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi inauguruan hapjen e tunelin të Kalimashit që është edhe pjesa kryesore e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, investimit më të madh të shtetit shqiptar që bashkon nëpërmjet kësaj rruge dy pjesë të kombit shqiptar dhe më gjerë.”

Duke folur në emrin e kandidatëve, Z. Sulejman Gjana, njëherazi edhe sekretar politik i PLL, tha se: “qëllimi ynë në këto zgjedhje është që të japim kontributin tonë maksimal për sigurimin e të paktën 3 mandate për koalicionin e djathtë në qarkun e Kukësit.”

Ai shtoi se “deputeti është përfaqësues i popullit dhe jo i interesave të veta dhe të klikës që mban rreth vetes, dhe si i tillë ai duhet të interesohet për fatin gjithë qytetarëve, fshatarëve, të rinjve, pensionistëve, punëtorëve, studentëve, biznesmenëve, etj., dhe të dijë hallet dhe shqetësimet e tyre për të marrë guximin, pasi të këtë edhe kapacitetin intelektual, të iniciojë projekt-ligje brenda parlamentit dhe të bëjë lobingun e nevojshëm për miratimin e ligjeve të nevojshme për përmirësimin e gjendjes dhe të kushteve të popullit dhe të vendit, me qëllim që këto ligje të zbatohen pastaj nga qeveria.”

Shikojeni në video

 

Tiranë, më 31 maj 2009
Informacion për media

Takimi i radhës i kryetarit të PLL Ekrem Spahiu ishte në Korçë ku u prezantuan 12 kandidatët e listës shumë-emërore të PLL për këtë qark, përkatësisht Nebi Kasem Ganellari, Petrit Myrteza Kutrolli, Orjola Sadik Çaçellari, Nexhmedin Shaziman Shkullaku, Lavdërim Zydi Bajraktari, Gjenovefa Agron Nini, Fatos Muhamer Topalli, Dorina Agim Hamolli, Sazan Shefit Meço, Olger Ahmet Larti, Arjan Xhevahir Pashollari, Artan Qerim Agolli dhe Altin Xhevahir Kapri.

Takimin e hapi kryetari i degës Korçë, njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit Kombëtar z. Nebi Ganellari i cili foli për objektivat elektorale të PLL në këtë qark. Në emër të kandidatëve foli Petrit Kutrolli.

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu vlerësoi lart vlerat e secilit kandidat dhe tha se ky është ekipi më i mirë që paraqitet para elektoratit korçar.
Më tej Spahiu tha se:
“Pavarësisht atyre që qeveria e maxhorancës së djathtë ka bërë gjatë këtyre viteve, ekzistojnë të gjitha mundësitë, vullneti politik dhe projektet e nevojshme që Korça, ky qytet i traditës, i vlerave patriotike dhe kulturore, i resurseve të shumta dhe njerëzve të mirë, atdhetarë e punëtorë, të fitojë përsëri shkëlqimin e dikurshëm e të thirret "zonjë e rendë", ashtu siç thuhej për të në kohën e Mbretërisë Shqiptare.
Ne kemi bindjen se programi i Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, si një parti konservatore, promovuese e vlerave më të mira të traditës, të shtetit dhe familjes, por edhe si një parti me vizion të qartë bashkëkohor për një Shqipëri të begatë e integruar, për individë të lirë e të fuqishëm, që punojnë në pronat dhe vendin e tyre duke ndërtuar Shqipërinë evropiane, është një program që i përshtatet fare mirë interesave të qytetarëve korçar.”

 

Tiranë, më 29 maj 2009
Informacion për media

Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu prezantoi në Prezë kandidaten Shqipe Fjora e cila garon për PLL në listën shumë-emërore të qarkut Tiranë.
Pasi foli për vlerat e kandidates Fjora dhe programin e PLL, z.Spahiu ndër të tjera tha:

“Partia “Lëvizja e Legalitetit” nuk e ndan diasporën shqiptare nga populli shqiptar, qofte mërgatën politike, apo emigracionin e ri ekonomik të pas viteve ’90. Në listën e saj të kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit PLL ka disa përfaqësues nga diaspora shqiptare të cilët po garojnë fuqishëm dhe i kanë të gjitha shanset për të fituar mandatin parlamentar.

Tani që Shqipëria ka ndryshuar dhe po ndryshon çdo ditë, partia “Lëvizja e Legalitetit” i bën thirrje mërgatës politike dhe emigrantëve të pas viteve ’90, që të konsiderojnë seriozisht mundësinë e rikthimit të tyre në Shqipëri jo vetëm për të kontribuar në zgjedhje, por edhe për t’u integruar në mënyrë të plotë në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të vendit. Ky qëndrim i PLL është krejt i ndryshëm nga çdo qëndrim tjetër që i konsideron emigrantët thjesht si burim votash që duhen shfrytëzuar sa here që në Shqipëri ka zgjedhje.”

Shikojeni në video

 

Tiranë, më 23 maj 2009
Informacion per media

Ne sallen e Teatrit te Operes dhe Baletit, partia "Levizja e Legalitetit" prezantoi te 32 kandidatet e listes se saj shume-emerore per qarkun e Tiranes.

Me poshte po ju percjellim fjalen e kryetarit te PLL Ekrem Spahiu si dhe listen e kandidateve te PLL per kete qark.

* * *

Partia “Lëvizja e Legalitetit” prezanton sot 32 kandidatët e saj qe do të garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit për listën shumë-emërore të qarkut të Tiranës.

Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë për vendin tonë sepse nga rezultati i tyre do të vendoset fati i vazhdimit të mëtejshëm të reformave të ndërmarra nga kjo qeveri e që sipas të gjitha vlerësimeve janë konsideruar si reforma mjaft të suksesshme; do të varet fati i ruajtjes së ritmeve të larta të zhvillimit ekonomik, të cilat përkthehen në paga dhe pensione më të larta, investime më të shumta; rrugë, ujësjellës, shkolla e spitale që do të rrisin më tej standardin e jetesës në çdo skaj të vendit tonë; do të varet fati i procesit integrues të Shqipërisë në BE, ku synojmë të realizojmë ëndrrën tonë të hershme që me dinjitet dhe në mënyrë të merituar të bëhemi pjesë e familjes së madhe europiane duke shtuar në këtë bashkësi edhe vlerat e kombit tonë.

Zgjedhjet e 28 qershorit paraqesin një rëndësi të madhe edhe për partinë “Lëvizja e Legalitetit”. Përmes këtyre zgjedhjeve PLL-ja synon që të realizojë një përfaqësim real parlamentar i cili do të krijojë mundësinë e përfshirjes dhe materializimit në politikat shtetërore dhe programet qeverisëse të parimeve tona: për një shtet të fortë e në dobi të qytetarëve; për shenjtërinë e pronës; për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave më të mira të traditës dhe familjes; për krijimin e mundësisë që shqiptarët kudo që ndodhen të ndjehemi bashkë në kulturë, ekonomi, zhvillim dhe të punojnë çdo ditë për ëndrrën tonë të madhe të bashkimit.

Ne kemi bindjen se 28 qershori do të shënojë plotësimin e standardit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Maxhoranca qeverisëse ka shprehur në vazhdimësi vullnet të plotë dhe të qartë politik, ka plotësuar çdo kërkesë të opozitës dhe ka marrë masa konkrete për t’i dhënë fund tranzicionit të votës së lirë. Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, gjatë këtij mandati qeverisës u krijua Regjistri Kombëtar Elektronik i Zgjedhësve, shtetasit shqiptarë po pajisen me pasaporta biometrike dhe karta identiteti sipas standardeve më të larta europiane.

Atmosferës entuziaste që ekziston në kampin e djathtë për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit i ka kontribuar puna e kryer çdo ditë nga kjo maxhorancë qeverisëse gjatë katër viteve të mandatit saj. Si rezultat i kësaj pune dhe vullneti të qartë për të kryer reforma, luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme, Shqipëria arriti që të anëtarësohet në NATO, të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocijimit e cila është ratifikuar nga të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të aplikojë si vend kandidat.

Gjatë këtyre katër viteve qeveria arriti të sigurojë ritme të larta të zhvillimit ekonomik, të dyfishojë të ardhurat megjithëse përgjysmoi taksat, të realizojë investime në infrastrukturë si asnjëherë më parë që kulmojnë me rrugën Durrës-Morinë, Shqipëria arriti që të ketë një bum turistik, të dyfishojë pagat dhe pensionet, etjerë.

Përkundrejt këtij realiteti pozitiv tej çdo parashikimi e që është i dukshëm dhe i prekshëm nga të gjithë shqiptarët, opozita e majtë ndjehet tërësisht e çarmatosur, është pa asnjë alternativë konkrete dhe në konfuzion të plotë. Duke përjetuar një krizë të thellë identiteti dhe ndjerë që tani disfatën që i pret më 28 qershor, ustallarët e vjetër kanë nxjerrë në skenë kamikazët e rinj të cilët nuk guxojnë që të përmendin trashëgiminë e subjektit që përfaqësojnë. Sigurisht nga turpi.

Partia “Lëvizja e Legalitetit” ndjehet krenare për historinë e saj. Filozofia jonë ndërtoi shtetin modern shqiptar dhe qeverisi vendin në vitet e ndritura 1928-1939 nën drejtimin e Mbreti Zog. Është po ajo filozofi që sot qeveris vendet më të zhvilluara të botës e që ne e kemi në genin tonë. Në venat tona rrjedh gjak blu i cili nuk e humbi ngjyrën edhe atëherë kur diktatura përskuqi gjithçka. Pasi i rezistuam me stoicizëm diktaturës komuniste për 45 vjet, ne ishim të gjithë të përfshirë në lëvizjen demokratike për rrëzimin e diktaturës komuniste, ne ishim në skalionin e parë në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991 dhe kontribuues në fitoren e demokracisë më 22 mars 1992.

Së bashku me PD përballuam rebelimin komunist dhe pasojat e viteve 1997-2005 që ishin më të vështira për çdo shqiptar dhe Shqipërinë. Së bashku me PD dhe aleatët e tjerë fituam zgjedhjet vendore të vitit 2007 dhe po qeverisim me ndershmëri në dobi të shqiptarëve.

Ne ndjehemi krenarë pse kishim një Mbret, kemi një Mbret, kemi një Princ, do të kemi një Princ, e kështu me radhë....

Zonja dhe zotërinj!

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit partia “Lëvizja e Legalitetit” do të jetë pjesë e koalicionit “Aleanca e ndryshimit” që kryesohet nga Partia Demokratike. Praninë tonë në koalicion nuk e konsiderojmë si një komoditet elektoral, por si një impenjim serioz të një rëndësie të veçantë për të kontribuar në radhë të parë për fitoren e së djathtës shqiptare. Para se të mendojmë se çfarë do të përfitojmë nga koalicioni, ne mendojmë se çfarë do të ofrojmë për koalicionin. Ashtu si çdo mjek i mirë, edhe ne e dimë se gjaku blu i bën më të shëndetshëm edhe organizmat e shëndetshëm.

PLL paraqitet para zgjedhësve me platformën dhe programin e saj elektoral që do të shërbejnë për pasurimin e të djathtës me vlerat tona konservatore dhe tradicionale që janë përshtatur me kushtet aktuale të vendit.

Në programin tonë, ne ofrojmë zgjidhje shumë problemeve të shoqërisë tonë dhe paraqesim alternativa të ndryshme për një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit duke pasur në qendër të vëmendjes konsolidimin e demokracisë dhe interesin e popullit dhe kombit shqiptar.

Objektivi i ynë është të rrisim ndjenjën e ndërgjegjes kombëtare, qytetarisë, traditës, vëllazërimit, punës, përkushtimit dhe krenarisë së të qënurit shqiptar duke pasur një qeverisje dhe një program qeverisës, që do të realizojë zhvillimin, mirëqenien, integrimin evropian, rritjen e rolit të faktorit shqiptar në rajon, etj.

Gjatë mandatit të ardhshëm parlamentar Legaliteti do të luftojë për ndarjen faktike të tre pushteteve dhe sigurimin e kushteve që ato të punojnë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin. Ne do të iniciojmë një ligj për papajtueshmërinë e funksionit të deputetit me atë të ministrit.

Duke njohur faktin se sistemi zgjedhor është proporcional ku preferencat e votuesve shprehen në radhë të parë ndaj partive politike dhe programeve të tyre, PLL mendon se për t’i dhënë fund korrupsionit parlamentar dhe trafikimit të mandateve, nuk është e tepërt që të parashikohet në ligj humbja e mandatit për çdo parlamentar që voton ndryshe nga vendimi politik i partisë ku bën pjese.

Ne mendojmë se për t’i shërbyer zhvillimit të vendit dhe uljes së tensioneve politike dhe shoqërore, Shqipëria ka nevojë që të mbyllë një herë e përgjithmonë faqen e errët të historisë komuniste. Për këtë qëllim ne do të kërkojmë dënimin zyrtar të sistemit komunist në tërësi dhe nxjerrjen e përgjegjësive penale rast pas rasti për ideatorët dhe xhelatët e atij sistemi. Në të njëjtën kohë, ashtu si deri më sot, do të kërkojmë dhe insistojmë për dëmshpërblimin e plotë dhe të shpejtë të të gjitha viktimave të diktaturës komuniste. Megjithëse gjatë këtyre katër viteve janë bërë hapa pozitivë, ish - të burgosurit dhe përndjekurit politike janë ende të pa integruar dhe rehabilitimi i plotë i tyre ka nevojë për krijimin e lehtësirave në shkollim, punësim dhe strehim.

Partia “Lëvizja e Legalitetit” do të kërkojë që shteti të njohë gabimet e veprimeve apo mosveprimeve të tij në lidhje me çështjen e pronave. PLL zotohet që brenda një mandati qeverisës t’i japë zgjidhje përfundimtare pronave duke ua kthyer apo kompensuar me vlerën e tregut të gjithë pronarëve të ligjshëm që nuk kanë mundur të zotërojnë pronën e tyre.

Nisur nga specifikat tona programore dhe besnikëria ndaj shtresave që përfaqësojmë, Partia “Lëvizja e Legalitetit” jep fjalën e nderit se çështjet e dënimit të krimeve të komunizmit, dëmshpërblimit të plotë të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë si dhe zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronave sipas parimit “kompensim i plotë për pronarin aty ku nuk mund ta zotërojë”, do të jenë çështje prioritare dhe të pa tolerueshme për koalicion qeverisës.

Ne mendojmë se e drejta, liria dhe ushtrimi i besimit fetar janë jetike për një shoqëri të shëndetshme dhe pa vese. Partia “Lëvizja e Legalitetit” do të punojë që shteti shqiptar të njohë vetëm fetë tradicionale në Shqipëri si dhe të ndalojë me ligj veprimtarinë e sekteve të dyshimta që kanë mbirë gjatë viteve të fundit. Sipas nesh, shteti duhet të subvencionojë në mënyrë të mjaftueshme bashkësitë fetare, klerikët, mësuesit dhe institucionet fetare me qëllim që të kufizohen ndërhyrjet dhe ndikimet nga jashtë në këto institucione. Ne do të kërkojmë që shteti të japë i pari shembullin e tolerancës fetare dhe të mos lejojë asnjë akt racizmi, ksenofobie, provokimi apo përbuzjeje fetare në institucionet shtetërore dhe mjediset publike. Ne do të insistojmë që në shkollat publike të shtohet lënda e mësim-besimit.

Ne e konsiderojmë diasporën politike dhe ekonomike si pjesë integrale të kombit shqiptar dhe do të stimulojmë integrimin e saj në shoqërinë tonë duke njohur në mënyrë automatike shtetësinë e tyre shqiptare; duke bërë rregullimet ligjore që i sigurojnë atyre përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë; duke u krijuar lehtësira në biznes si dhe duke mbrojtur në mënyrë energjike çdo të drejtë të tyre në vendet ku jetojnë. Ne do të krijojmë kushte që fëmijët e tyre të mësojnë me të shkruar dhe të lexuar gjuhën e bukur shqipe.

Lidhur me politikat sociale, prioriteti i ynë mbetet arsimi, shëndetësia, zhdukja e varfërisë, lufta ndaj veseve dhe forcimi familjes.

Në arsim ne synojmë që t’u jepet prioritet shkollave dhe universiteteve publike, shkollave profesionale si dhe të rritet cilësia e mësimdhënies. Si një borxh ndaj rilindësve ne do të rikthejmë shenjtërinë e mësuesit dhe edukimin e nxënësve me ndjenja atdhetare. Çdo talenti shteti do t’i japë përkrahjen e nevojshme.

Ne do të synojmë që shërbimi i ofruar në institucionet shëndetësore publike të jetë i krahasueshëm me atë që ofrohet në institucionet private.

PLL do të punojë për ndalimin e abordit, do të jetë armike e homoseksualitetit dhe do të kërkojë ashpërsimin e ligjeve që dënojnë kultivimin dhe përdorimin e bimëve narkotike. Partia “Lëvizja e Legalitetit” do të realizojë që shteti të marrë nën kujdestari çdo fëmijë të braktisur apo keqtrajtuar. Ne do të punojmë për mbrojtjen dhe zhvillimin e kulturës tonë kombëtare.

Ne do të synojmë që të rrisim autoritetin e shtetit dhe përfaqësuesve të tij, të ulim në maksimum gjakmarrjen dhe të realizojmë ç’armatosjen e plotë të popullsisë. Ngritja e xhandarmërisë mbetet prioriteti ynë.

Të nderuar pjesëmarrës!

Për të materializuar programin tonë ne kemi paraqitur para elektoratit shqiptar listat e kandidatëve. Sot u paraqitën para jush 32 kandidatët e listës shumë-emërore të PLL për qarkun e Tiranës dhe nga prezantimi i shkurtër që ju bë secilit prej tyre u vu re qartë se ato i plotësojnë të gjithë parametrat moral dhe intelektual për të përfaqësuar me dinjitet elektoratin e qarkut të Tiranës në Parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë. Unë ju siguroj se, si asnjëherë tjetër, partia “Lëvizja e Legalitetit” ka paraqitur në të 12 qarqet e vendit një listë të plotë me 140 kandidatë po kaq cilësorë sa këto që sot janë para jush.

Kandidatët tonë janë siguria e fitores së PLL në shumicën e qarqeve, e përçimit të traditës dhe vlerave më të mira nga brezi në brez, por njëkohësisht janë edhe një kontribut i rëndësishëm që ne i ofrojmë koalicionit “Aleanca e Ndryshimit”. çdo votë për partinë Lëvizja e Legalitetit, është njëkohësisht edhe votë për koalicionin tonë ku bëjmë pjesë.

Unë jam i sigurt që elektorati i qarkut të Tiranës do të votojnë masivisht për kandidatët e listës së PLL, sikurse shpreh kënaqësinë edhe për suksesin e pritshëm të çdo partie aleate.

Fitore ne zgjedhjet e 28 qershorit!
Zoti qoftë me popullin shqiptar!

Shikojeni në video

* * *

Lista e kandidateve te PLL per Qarkun Tirane

Nr. Emri, Atësia, Mbiemri Datëlindja Arsimi
1 Eqerem Gafurr Spahiu 18.04.1960 I lartë, Juridik
2 Artan Abdulla Tujani 24.04.1965 I lartë, Ekonomik
3 Zhaneta Islam Ndregjoni 21.09.1967 I lartë, Ekonomik
4 Agim Mhill Doçi 09.05.1948 I lartë, Poet, Inxhinier
5 Ilir Xhemal Kacdeda 09.02.1971 I lartë, Stomatologji
6 Gerta Maliq Toptani 21.06.1977 I lartë, Akademia e Arteve, dega pikturë
7 Ibrahim Asllan Lala 02.06.1941 I lartë, Ingjinieri
8 Shqipe Shefqet Fiora 28.02.1976 I lartë, UB Kamez
9 Bahri Sabri Kollçaku 20.08.1957 I lartë, Pedagogjik
10 Luan Isuf Kaceli 15.03.1943 I lartë, Inxhinieri
11 Behar Mehmet Duma 18.02.1964 I lartë, Inxhinieri Elektronike
12 Mitat Shyqyri Cenaj 26.01.1963 I lartë, Histori-Gjeografi
13 Frederik Taqo Ruco 13.01.1938 I lartë, Inxhinieri
14 Klodian Ibrahim Lala 01.07.1975 I lartë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
15 Alban Skënder Gjoci 30.04.1983 I lartë, Filologji, Drejtësi
16 Shpëtim Bajram Hereni 29.06.1974 I lartë, Ekonomik
17 Edmond Vait Kokalari 19.04.1952 I lartë, Ekonomik
18 Fejzulla Abaz Gjabri 07.05.1949 I lartë, Filologji
19 Yllka Ilmi Causholli 27.05.1950 I lartë, Inxhinieri
20 Bashkim Minir Sulstarova 01.07.1950 I lartë, Juridik
21 Iris Mehdi Myftiu (Guni) 06.07.1966 I lartë, Mjekësi
22 Lurian Mitat Mena 18.04.1982 I lartë, Akademi
23 Hysen Uk Sinani 07.02.1949 I lartë, Filologji
24 Zamir Shefqet Gjurgji 17.09.1965 I lartë, Filologji
25 Jonuz Bardh Gjana 01.09.1959 I lartë, Inxhinieri
26 Vladimir Xhafer Sinani 05.01.1959 I lartë, Inxhinieri mekanike
27 Elmie Rustem Balaj 23.05.1971 I lartë, Juridik
28 Astrit Riza Bektashaj 18.01.1950 I lartë, Inxhinieri
29 Bujar Besim Goga 06.03.1951 I lartë, Mjekësi
30 Petrit Jonuz Zotkaj 18.07.1950 I lartë, Juridik
31 Gazmend Ylber Ujkashi 28.01.1964 I lartë, Akademia e Arteve
32 Viron Jorgaq çipi 21.11.1972 I lartë, Inxhinieri

 

Tiranë, më 18 maj 2009
Informacion për media

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu së bashku me nënkryetarin Basha prezantuan në qytetin e Lushnjes 16 kandidatët e listës shumë-emërore të partisë “Lëvizja e Legalitetit” për qarkun Fier.

Spahiu tha se “Shqipëria shkon në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit me imazhin dhe bilancin më pozitiv të këtyre 18 viteve. Ai përmendi disa nga arritjet kryesore si anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ratifikimin e MSA nga 27 vende anëtare të BE dhe aplikimin si vend kandidat, nënshkrimin e marrëveshjes për liberalizimin e vizave, ritmet e larta dhe të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik, investimet në mbarë vendin, dyfishimin e pagave dhe pensioneve, etj.”

Duke folur për alternativën e PLL Spahiu tha se Legaliteti paraqitet para elektoratit me programin e tij, filozofinë e vet qeverisëse dhe traditën më të mirë në drejtimin e vendit që janë vlera dhe kontribute të drejtpërdrejta të saj në Aleancën e Ndryshimit.

Kryetari i PLL u shpreh i sigurt se qytetarët shqiptar i kanë të ditura dhe të prekshme ndryshimet pozitive që solli kjo maxhorancë qeverisëse dhe se elektorati në zgjedhjet e 28 qershorit do të votojë për Aleancën e Ndryshimit si grupimi politik që është më afër interesave të tyre.

Në emër të 16 kandidatëve të qarkut Fier foli z. Myslym Murrizi i cili ndër të tjera siguroi të pranishmit se do të jetë përfaqësues i denjë i Legalitetit, Aleancës së Ndryshimit, Lushnjes dhe qarkut të Fierit në parlamentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

 

Tiranë, më 17 maj 2009
Deklaratë e PLL

Pas përfundimit të regjistrimit të listës së 140 kandidatëve që do të përfaqësojnë PLL në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, PLL del para shqiptarëve me programin tonë elektoral ku PLL bazohet në kapacitetet njerëzore dhe intelektuale më të shëndoshtë të vendit tonë për të ofruar një qeverisje në dobi të interesave të vendit, kombit dhe popullit shqiptar brenda dhe jashtë kufijve politik.

Për PLL, zgjedhjet e 28 qershorit përbëjnë një sfidë të madhe pasi dilema është e dukshme : ose vazhdojnë reformat dhe zhvillimi i vendit me orientimin e djathtë dhe konservator që sjellë PLL, ose kthehet në pushtet e majta me të gjitha të këqijat që rrezikon t’i sjellë vendit. PLL paraqet një platformë për pasurimin e të djathtës me vlerat tona konservatore dhe tradicionale të përshtatura me realitetin dhe konditat bashkëkohore të vendit.

Programi ynë bazohet në 4 shtylla kryesore që janë :

* Parimet demokratike, politike dhe shteti i së drejtës
* Ekonomia
* Politika sociale
* Politika e jashtme

Lidhur me parimet demokratike, politike dhe shtetin e së drejtës, PLL synon të realizojë gjatë mandatit të ardhshëm qeveritar një reformë për të materializuar ndarjen e plotë e 3 pushteteve, përkatësisht pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, duke sanksionuar papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesit ndërmjet funksionit të deputetit dhe ministrit.

Duke marrë parasysh se, me kodin e ri zgjedhor, deputetët dalin nga listat e partive politike, PLL do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë parandalimit të trafikimit të mandateve. PLL do të iniciojë një ligj për heqjen ose humbjen e mandatit të deputetit në raste flagrante të trafikimit të mandatit.

PLL do të ndjekë gjithashtu me vendosmëri qëllimin e saj për organizimin e një referendum të ri ku do të vendosët përfundimisht sistemi i Monarkisë apo Republikës.

PLL është e ndërgjegjshme se për ti shërbyer zhvillimit të vendit dhe uljes së tensioneve politike dhe shoqërore, Shqipëria ka nevojë që të mbyllë një herë e përgjithmonë faqen e historisë së errët komuniste. Në këtë kuadër, PLL synon ndër të tjera që të dënohet zyrtarisht sistemi komunist, ideatorët dhe aparaçikët e atij sistemi dhe të dëmshpërblehen dhe rehabilitohen të gjitha viktimat e diktaturës komuniste duke krijuar lehtësira për shkollimin dhe punësimin e këtyre shtresave, duke u dhënë përparësi në përfitimin e bursave shtetërore dhe duke hequr të gjitha detyrimet shoqërore për personat që do të punësohen në firmat private.

Lidhur me drejtën e pronës, PLL mendon se është detyrë e shtetit të riparojë gabimet e së kaluarës dhe situatat e krijuara për shkak të aksionit apo inaksionit të vet. Në këtë kuadër, PLL do të kompensojë me vlerën e tregut dhe brenda një mandati qeverisës të gjithë pronarët legjitimë të cilët nuk kanë mundësi të rikuperojnë pronat e tyre. Për PLL, personat fizik apo moral që kanë përvetësuar pronat e huaja apo shtetërore duhet të ndërgjegjësohen për veprimin e tyre duke shlyer detyrime ndaj shtetit për t’i mundësuar shtetit kompensimin e të shpronësuarve.

PLL konsideron se e drejta dhe liria e besimit janë jetike për një shoqëri të shëndetshme dhe pa vese. Për PLL shteti shqiptar duhet të njohë dhe të mos krijojë asnjë pengesë për 3 fetë tradicionale në Shqipëri, përkatësisht Bashkësitë Islame, Ortodokse dhe Katolike si dhe duhet të subvencionojë bashkësitë fetare, klerikët, mësuesit dhe institucionet fetare me qëllim që të kufizohen ndërhyrjet nga jashtë në këto institucione.

PLL e konsideron diasporën shqiptare, qoftë politike apo ekonomike, si pjesë integrale e kombit shqiptar dhe të shoqërisë shqiptare. Andaj, PLL do të stimulojë integrimin e diasporës shqiptare nëpërmjet njohjes dhe dhënies së shtetësisë shqiptare automatikisht dhe pa procedura administrative për të gjithë refugjatët politik të para viteve 90 dhe familjarët e tyre. PLL do të stimulojë gjithashtu zhvillimin dhe intensifikimin e programeve bashkëpunimi me diasporën shqiptare në aspektet shoqërore, edukative, kulturore, artistike dhe shkencore të mbështetura nga qeveria shqiptare, dhe krijimit të kushteve për respektimin e komunitetit shqiptar në shtetet ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët.

PLL mendon se përveç simboleve si flamuri e himni kombëtar, personalitetet dhe figurat patriotike dhe kombëtare që kanë vdekur dhe janë varrosur jashtë vendit duhet të nderohen dhe vlerësohen për kontributet e tyre në dobi të kombit dhe atdheut. Në këtë drejtim, PLL do të realizojë riatdhesimin e eshtrave të personaliteteve shqiptare si Mbreti Zog, Gjeneral Abaz Kupi, Fan Noli, Mit’hat Frashëri, Muharrem Bajraktari, etj, duke organizuar ceremoni zyrtare me të gjitha nderimet shtetërore për kontributet e këtyre personaliteteve.

Për PLL, sektori publik duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. PLL është e prirur që të reformojë administratën duke rritur profesionalizmin, produktivitetin dhe ndjenjën e shërbimit publik, duke nxitur frymën e meritokracisë dhe karrierës në sektorin publik, duke luftuar kundër burokracisë, nepotizmit dhe abuzimit me detyrën dhe duke luftuar favoritizmin dhe emërimet partiake.

Lidhur me korrupsionin, pavarësisht përparimeve të dukshme, fenomeni i korrupsionit mbetet një problem shqetësues i shoqërisë Shqiptare. PLL beson se lufta ndaj korrupsionit nuk mund të realizohet vetëm duke stimuluar denoncimet por se është detyrë e shtetit të krijojë kushtet dhe rregullat që do të parandalojnë korrupsionin.

Për sa i përket ekonomisë, për PLL standardet e jetesës, mirëqenia dhe lumturia e popullit shqiptar janë në bazë të mendimit tonë ekonomik dhe duhet përfituar nga të gjitha potencialet e vendit për të luftuar varfërinë dhe papunësinë, për të zgjeruar e fuqizuar sektorin privat, për të nxitur konkurrencën dhe për të stimuluar prodhimin vendas.

PLL do të stimulojë zhvillimin e disa sektorëve duke u dhënë një përparësi në investime, kredi dhe subvencione. Sektorët prioritarë për PLL janë biznesi i vogël, ndërtimi, bujqësia dhe blegtoria, turizmi, energjia dhe minierat. PLL do të krijojë kushte të favorshme për zhvillimin e këtyre sektorëve duke hequr ose ulur taksat dhe detyrimet shoqërore dhe duke ofruar kredi pa interes për shumë ndërmarrje dhe biznese aktive në këto sektore.

Për shembull, për të stimuluar biznesin e vogël, PLL mendon se shteti duhet të garantojë dhënien e kredisë pa interes për çdo biznes të ri që do të sigurojë punësimin e të paktën 5 punëtorëve ; për të zhvilluar sektorin e ndërtimit, PLL mendon se duhet hequr për një afat kohor të caktuar të gjitha taksat për shtetasit që do të blejnë apartamente dhe shtëpia të reja ; për të stimuluar bujqësinë dhe blegtorinë, PLL mendon se duhet stimuluar transferimi i produkteve të këtij sektori brenda përbrenda vendit me subvencionimin e një përqindjeje të kostos së transportit dhe duhet investuar në frigorifera në të gjitha zonat rurale ku do të grumbullohen ekscedentet e prodhimit me qellim që të futen përsëri në treg në periudhat të tjera gjatë vitit ; për të zhvilluar turizmin, PLL mendon se shteti duhet të japë koncesione afatgjate grupeve financiare shqiptare dhe të huaja për zhvillimin e 2 qendrave turistike bregdetare të klasit të lartë dhe 4 qendra turistike për turizmin masiv ; për të zhvilluar energjinë, PLL mendon se duhet investuar në garantimin e furnizimit me energji elektrike dhe ujë për të gjithë shtetasit, 24 orë në ditë, duke modernizuar gjithë rrjetin dhe duhet që Shqipëria të bëhet një vend transiti drejt Evropës të gazit dhe naftës duke i dhënë një prioritet bashkëpunimit me vendet që nuk tregojnë asnjë rrezik për interesat dhe sovranitetin tonë kombëtar dhe të cilët respektojnë të drejtat e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit ; për të zhvilluar minierat, PLL mendon se shteti duhet të stimulojë privatizimin e minierave duke krijuar kushte të favorshme për investitorët si heqjen e të gjitha detyrimeve shoqërore për një periudhe 5 vjeçare dhe investimin ne infrastrukturën rrugore ndërmjet minierave të privatizuar dhe akset kryesore dhe se duhet stimuluar investime në industrinë e përpunimit në vend nga kapitali i huaj duke vendosur moratoriume në taksat e atyre industrive për një periudhë 10 vjeçare.

Në politikat sociale, prioriteti i PLL mbetet arsimi, shëndetësia, sigurimet shoqërore dhe familja.

Ndër të tjera, lidhur me arsimin, PLL synon që tu japë prioritet shkollave dhe universiteteve publike në të gjithë vendin dhe që të garantojë nivelet e arsimit në shkollat dhe universitetet private më një program bazë dhe standarde të larta dhe me kontrolle sistematike në mbrojtje të studentëve dhe cilësisë së mësimdhënies ; lidhur me shëndetësinë, PLL synon që shteti të garantojë që të gjithë shtetasit shqiptar të përfitojnë një sistem shëndetësor falas ose me kosto minimale duke rritur efektivitetin e sigurimeve shoqërore ; lidhur me sigurimet shoqërore, PLL synon që të krijojë një regjistër kombëtar të Sigurimeve Shoqërore për përqendrimin e të gjitha të dhënave shëndetësore dhe shpejtimin e shërbimeve mjekësore për pacientët në spitalet dhe farmacitë e vendit, të krijojë lehtësira fiskale për familjet që kujdesen për të moshuar dhe invalidë dhe të heqë të gjitha taksat vendore për moshën e tretë ; lidhur me familjen, PLL synon që të rrisë fondin e shpërblimit të familjeve për çdo lindje dhe rrisë shpërblimin për familjet me më shumë se një fëmijë, që të stimulojë gjeneratat e reja që të kujdesen prindërit nëpërmjet lehtësira fiskale, që të krijojë një fond të veçantë për nënat që vendosin të mos punojnë por të kujdesen për fëmijët e tyre kështu që të gëzojnë ata një shpërblim prej 50.000 lekësh në muaj, etj.

Për sa i përket politikes së jashtme, PLL është e vendosur që të krijojë të gjitha kushtet për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE para vitit 2015 dhe do të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme për plotësimin e standardeve evropiane gjatë mandatit të ardhshëm. Për PLL, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të forcohen me një politikë të jashtme vizionare dhe realiste në interes të popullit dhe vendit tonë.

Po ashtu, PLL synon që Shqipëria të zhvillojë një politikë të jashtme e bazuar vetëm në interesin kombëtar dhe të bëhet një faktor i rëndësishëm në rajon.

Për PLL, është e rëndësishme që në kuadër të bashkëpunimit rajonal që mbetet një kriter për anëtarësim në BE, Shqipëria të vëri si parakusht për çdo bisedë që Serbia të njohë zyrtarisht gjenocidin dhe pastrimin etnik që ushtroi ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe të paguaje një dëmshpërblim për krimet dhe dëmet e luftës.

Për të siguruar një fqinjësi të mirë, PLL do të kërkojmë nga Greqia që të abrogojë zyrtarisht ligjin famëkeq të luftës, që të garantojë kthimin e të gjitha të drejtave çamëve autokton në tokat e tyre dhe që të pajisen të gjithë emigrantët ekonomik shqiptar me dokumente dhe leje qëndrimi të rregullta.

PLL beson se forcimi i marrëdhënieve me Organizatën e Konferencës Islamike do ta mundësojë vendin tonë të gëzojë një influencë më të madhe në rajon dhe do ti japë mundësi Shqipërisë që të luaje një rol edhe global sidomos duke shërbyer si mediator për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe për njohjen dhe respektimin e pavarësisë të Palestinës.

Programi ynë, mentaliteti dhe vizioni ynë në qeveri synojnë të rrisin dinjitetin dhe krenarinë e të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden dhe të mbrojë interesat e gjithë popullit dhe jo vetëm të një shtrese të përcaktuar.

PLL do të jetë e palëkundur në ngritjen lart të vlerave tona të pavarësisë në të gjitha fushat.

 

Tiranë, më 10 maj 2009

PJESE NGA FJALA E KRYETARIT TE PLL E. SPAHIU NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PLL

Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar për të miratuar listat shumë-emërore të kandidatëve me të cilat PLL do të konkurrojë në zgjedhjet e 28 qershorit në të 12 qarqet e vendit. Gjithashtu Këshilli Kombëtar do të miratojë edhe programin elektoral të PLL. Ky është një veprim normal procedural dhe statutor që do t’i hapë rrugën kalimit në fazën më të rëndësishme të fushatës elektorale, ku kandidatët e miratuar do të zhvillojnë takime intensive me elektoratin për të prezantuar programin e PLL dhe platformat e tyre elektorale duke kërkuar prej zgjedhësve shqiptar votat në emër të partisë “Lëvizja e Legalitetit”.

“Lëvizja e Legalitetit” është partia e vetme e cila i ka lënë kompetencë të plotë strukturave të bazës për të propozuar dhe përzgjedhur emrat e kandidatëve, për t’i renditur ato në listat shumë-emërore dhe për të caktuar mekanizma stimulues e konkurrues që do të nxisin një garë ndërmjet kandidatëve për një rezultat sa më të lartë. Kjo është shprehje e demokracisë së thellë që ekziston brenda partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe tregues i qartë i pjekurisë së lartë politike të strukturave lokale të cilat arritën që të përmbushin me sukses objektivin për përzgjedhjen e 140 kandidatëve në të 12 qarqet e vendit.

Pas miratimit nga ana e Komitetit Drejtues të kritereve bazë, kalendarit të veprimeve dhe përshtatjes së strukturave në nivel qarku sipas specifikës së kodit të ri zgjedhor, organet e bazës nën drejtimin e sekretarëve koordinativ filluan punën për përzgjedhjen e kandidatëve. Si rezultat i këtij procesi ne kemi sot një listë prej 140 kandidatësh të ndarë në 12 qarqe e cila pret të miratohet prej Këshillit Kombëtar që është organi kompetent për miratimin përfundimtar të tyre.

Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka marrë pjesë rregullisht në të gjitha zgjedhjet e mëparshme parlamentare, por asnjëherë më parë nuk ka pasur një listë më të madhe dhe më cilësore se sa lista e kandidatëve që do të paraqitet sot për miratim në Këshillin Kombëtar.

Në përbërjen e listës së kandidatëve bie në sy jo vetëm përmbushja e detyrimit ligjor që 30% e kandidatëve t’i përkasë secilës gjini, por edhe përfshirja në to e mjaft intelektualëve të njohur nga bota akademike, drejtësia, ekonomia, kultura, arti, shoqëria civile, etj.

Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka veçantinë se për atë do të konkurrojnë kandidatë të ardhur nga SHBA dhe vende të tjera perëndimore si përfaqësues të mërgatës së vjetër politike por edhe të emigracionit të ri.

Partia “Lëvizja e Legalitetit” është e bindur që ky ekip i kandidatëve të saj për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit do të kontribuojë dukshëm për rezultatin e elektoral të PLL dhe fitoren e koalicionit të djathtë në përgjithësi.

Fitorja e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe ripërtëritja e mandatit qeverisës do të na krijojë mundësinë që sipas marrëveshjes elektorale me Partinë Demokratike të jemi partnerë në bashkëqeverisjen e vendit, në hartimin e programit qeverisës dhe përfaqësimit në të gjitha nivelet e qeverisjes së vendit në përputhje me peshën politike që do të dëshmohet nga zgjedhjet e 28 qershorit.

Partia “Lëvizja e Legalitetit” është e përgatitur që në qeverisjen e ardhshme të japë një kontribut maksimal në institucionet që kanë të bëjnë me autoritetin e shtetit dhe zbatimin rigoroz të ligjit, por pa lënë mënjanë edhe institucionet që kanë të bëjnë me rehabilitimin dhe integrimin e plotë të ish -të burgosurve dhe të përndjekurve politikë apo zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës.

 

Tiranë, më 8 maj 2009
Informacion për media

Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu dhe drejtues të tjerë prezantuan në një atmosferë entuziaste në qytetin e Peshkopisë kandidatët Gazmend Lita dhe Lulzime Lela që së bashku edhe me kandidatët e Bulqizës dhe Matit do të përfaqësojnë PLL në listën shumë-emërore të qarkut Dibër për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

Z. Lita është anëtar i Kryesisë së PLL dhe Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë, kryetar i degës së PLL Dibër dhe biznesmen i suksesshëm që prej më shumë se një viti është rikthyer në atdhe nga SHBA ku ka jetuar për një kohë të gjatë duke marrë një edukim dhe formim perëndimor. Ndërsa znj Lela shquhet për vlerat e saj intelektuale dhe së bashku me z. Lita janë përfaqësues edhe të vlerave më të mira të traditës dibrane.

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu tha se zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë një garë politike ndërmjet modeleve dhe programeve qeverisëse, ku çdo parti do të vlerësohet mbi bazën e suksesit të saj, premtimeve të mbajtura, vlerave të individit dhe kontributeve të dhëna në zhvillimin e shtetit shqiptar. Ai shtoi se “PLL ka të drejtën e plotë morale që të kërkojë votat e elektoratit shqiptar sepse është një parti me një program të pasur që i jep zgjidhje përfundimtare dhe të shpejtë çështjeve ende të pazgjidhura të shoqërisë shqiptare. Për më tepër, PLL është një parti që shquhet për seriozitetin e saj, korrektesën ndaj zgjedhësve dhe mbrojtjen e interesave të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.” Këto ai i ilustroi me modelin qeverisës gjatë viteve 1928-1939 dhe kontributin aktual të PLL në qeverisjen qendrore dhe lokale.

Spahiu tha gjithashtu se nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit elektoral ndërmjet PLL dhe PD si dhe pjesëmarrja edhe me partitë e tjera në koalicionin është një bashkim vlerash për t’i paraqitur elektoratit shqiptar alternativën më të mirë e cila do të jetë padyshim edhe alternativa fituese.

Kandidatët Lita dhe Lela shprehën angazhimin e tyre për të bashkëbiseduar me zgjedhësit në të gjithë rrethin e Dibrës me qëllim shpalosjen e programit elektoral të PLL si dhe garantuan të pranishmit për ndershmëri dhe përfaqësimin me dinjitet të gjithë trevën e Dibrës në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë.

 

Tiranë, më 28 prill 2009
Informacion për media

Forumi i Grave Legaliste të qytetit të Elbasanit zhvilloi një takim elektoral në të cilin ishin të pranishëm edhe kryetari i PLL Ekrem Spahiu si dhe kryetarja e Forumit të Gruas Legaliste znj. Zhaneta Ndregjoni.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetarja vendore e këtij forumi znj. Eglantina Tabaku e cila evidentoi punën dhe angazhimin e grave legaliste të cilat janë përkushtuar tërësisht për fushatën elektorale te PLL në gjithë rrethin e Elbasanit duke kontribuar edhe me kandidaturat e tyre të cilat janë mjaft cilësore dhe premtuese.

Kryetarja e Forumit të Gruas Legaliste znj. Zhaneta Ndregjoni prezantoi tre kandidatet femra, përkatësisht zonjat Edlira Harri, Emine Shehi dhe Valbona Shëngjergji, të cilat do të përfaqësojnë Legalitetin ne listën shumemërore të kandidatëve për qarkun Elbasan.

Kryetari i PLL Spahiu, pasi foli për rëndësinë e madhe të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit dhe objektivin e PLL për realizimin e përfaqësimit parlamentar edhe në qarkun e Elbasanit, tha se partia “Lëvizja e Legalitetit” do të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm në jetën politike të vendit dhe do të punojë për materializimin programit të saj politik, sepse ajo është një parti që ka një bazë shoqërore me konture të qarta, ka traditën më të mirë shtet-ndërtuese dhe qeverisëse, ka veçantinë e saj programore që e dallojnë dukshëm nga partitë e tjera si dhe resurset e nevojshme për të qenë pjesë e zhvillimeve të kohës dhe trashëguese e traditës më të mirë.

Duke ju drejtuar të pranishmeve në sallë dhe shprehur nderim dhe mirënjohje të veçantë ndaj nënave dhe motrave tona për sakrificat, mundin dhe kontributet e tyre ndaj familjes dhe shoqërisë, Spahiu tha se për legalistët familja është e shenjtë dhe se është e domosdoshme që për këtë pasuri të jashtëzakonshme të kombit shqiptar, ku rolin parësor e ka femra, e gjithë shoqëria duhet të tregojë një vëmendje të veçantë.

Spahiu foli gjithashtu edhe për mundësinë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare paraqesin për rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendim-marrjet më të rëndësishme. Detyrimi ligjor i parashikuar në Kodin Zgjedhor, që jo më pak se 30% e kandidatëve për deputet të jenë nga secila gjini, është vetëm fillimi i ndryshimit që i hap rrugën edhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në të gjitha sferat e jetës. Përfshirja e tre kandidateve femra në rrethin e Elbasanit, të cilat janë kandidatura reale e që garojnë për të fituar, është një tregues i qartë se partia “Lëvizja e Legalitetit” e shikon me prioritet rritjen e rolit të femrave në politikën shqiptare.

 

Tiranë, më 19 prill 2009
Deklaratë e PLL

Në një kohë kur Shqipëria po konsolidon në mënyrë të vazhdueshme demokracinë dhe po ecën e sigurt në plotësimin e standardeve edhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, opozita e majtë po përpiqet në mënyrë spekulative që të ngrejë një furtunë në gotë dhe ta paraqesë procesin e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me karta identiteti si një “taksë ndaj votës”.

Në procesin e turpshëm të njollosjes së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit ende pa ardhur dita e votimit dhe kur të gjitha premisat janë se ato do të realizohen të lira dhe të ndershme, opozita e majtë harron se është pikërisht kjo maxhorancë e djathtë ajo që në vitin 1991 rikthehu në Shqipëri votën e lirë për të gjithë shqiptarët. Në këtë kuptim, të majtët mund të bëhen avokatë të gjithkujt, por kurrsesi avokatë të votës së lirë, të cilën ato e kanë mohuar për 45 vjet. Opozita e majtë duhet të ndjehet fatlume që askush deri më sot nuk i ka kërkuar asaj që të shpaguajë “taksën e gjakut” që ka qenë një taksë e vërtetë të cilën shqiptarët kanë paguar për votën e lirë gjatë regjimit komunist.

“Taksa e votës” është trillim qesharak edhe një skenar i parapërgatitur. Shqiptarët nuk e kanë harruar debatin për certifikatat me “një apo dy vula” që Partia Socialiste ngriti në prag të zgjedhjeve për pushtetin vendor në fund të vitit 2006. Shqiptarët e dinë mirë se është pikërisht opozita e majtë ajo që kërkoi përjashtimin e certifikatave si dokument identifikimi për zgjedhjet e vitit 2009. Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm se kartat e identitetit kanë vlerë të përhershme dhe nuk janë të lidhura domosdoshmërisht vetëm me zgjedhjet e 28 qershorit.

“Taksa e votës” është përralla e radhës që opozita e majtë u ofron shqiptarëve si alternativë të sajën për zgjedhjet e 28 qershorit. Ajo është shprehje e krizës së identitetit të Partisë Socialiste dhe e panikut që ekziston në kampin e majtë për humbjen e tyre të sigurt në zgjedhjet e 28 qershorit. Përmes saj, Partia Socialiste kërkon të sabotojë procesin e pajisjes së shqiptarëve me karta identiteti, ta zhvendosë debatin politik në fusha shterpë dhe të krijojë një alibi për disfatën e pritshme.

Maxhoranca qeverisëse ka dhënë konsensus të plotë dhe ka plotësuar çdo kërkesë të opozitës për sistemin dhe kodin zgjedhor;
Maxhoranca qeverisëse ka shprehur vullnet të qartë për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ka siguruar kapacitetet e nevojshme në të gjitha njësitë vendore për pajisjen në kohë të qytetarëve që dëshirojnë të votojnë me karta identiteti, si dhe ka ofruar lehtësi të konsiderueshme financiare për qytetarët në nevojë;

Maxhoranca qeverisëse është e ndërgjegjshme dhe e vendosur në misionin e saj për konsolidimin e demokracisë dhe çdo përpjekje e opozitës së majtë për cenimin e zgjedhjeve të 28 qershorit do të marrë si përgjigje votën e lirë të shqiptarëve.

 

Tiranë, më 16 prill 2009
Informacion për media

Vazhdon prezantimi i kandidatëve të PLL
Në kinoteatrin e qytetit të Fushë-Krujës partia “Lëvizja e Legalitetit” prezantoi para zgjedhësve të këtij qyteti kandidatin e saj Enver Kaloshi. Pas pesë kandidatëve të tjerë që janë prezantuar më parë në qytetin e Durrësit dhe një kandidati të prezantuar në qytetin e Krujës, z. Kaloshi është kandidati i radhës që prezantohet për qarkun e Durrësit në të cilin PLL do të konkurrojë me 13 kandidatë.

Në këtë takim prezantues merrnin pjesë kryetari i PLL Ekrem Spahiu, sekretari koordinativ për qarkun Durrës Hysen Myshketa, pinjolli i familjes se nderuar Kupi Nderim Kupi, sekretari i Shoqatës Mbarëkombëtare të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë Besim Ndregjoni, drejtues të partive aleate dhe shoqatave të ndryshme, etj.

Në fjalën e tij Spahiu tha se në zgjedhjet e 28 qershorit partia “Lëvizja e Legalitetit” do të shfrytëzojë të gjitha hapësirat që lejon kodi zgjedhor dhe brenda koalicionit të djathtë do të konkurrojë me 140 kandidatët e saj në të gjitha qarqet e vendit.

Duke ju drejtuar qytetarëve të Fushë-Krujës të cilët kishin mbushur plot e përplot sallën, Spahiu tha se “Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një arritje historike për vendin dhe kombin shqiptar. Një kontribut shumë të madh për këtë anëtarësim ka dhënë edhe Fushë-Kruja me pritjen madhështore që i rezervoi presidentit Bush.”

Spahiu i bëri thirrje jo vetëm legalistëve dhe simpatizantëve të PLL, por gjithë shqiptarëve që nuk janë të pajisur me dokumentet e identifikimit që të aplikojnë sa më shpejt për kartat e identitetit.

Ndryshe nga Partia Socialiste që e trajton pajisjen e qytetarëve me karta identiteti si një detyrim që ka lidhje vetëm me procesin e votimit, Spahiu tha se pajisja e qytetarëve me dokumente identifikuese është një detyrim i tyri ligjor dhe me vlerë të përhershme të cilin ata duhet ta plotësojnë sa me shpejt që të jetë e mundur.

Spahiu i bëri thirrje PS që të mos demotivojë qytetarët për t’u pajisur me karta identiteti dhe shtoi se opozita duhet të konkurrojë me alternativa dhe jo të humbasë kohë me krijimin e alibive për humbjen e saj në zgjedhjet e 28 qershorit.

 

Tiranë, më 11 prill 2009
Informacion për media

Paraditen e sotme zhvilloi mbledhjen e tij Komiteti Drejtues i degës së PLL Tiranë e cila diskutoi për kandidaturat që do të përfaqësojnë degën e Tiranës në listën e kandidatëve për deputetë në qark.

Në këtë mbledhje merrnin pjesë edhe kryetari i PLL Ekrem Spahiu dhe sekretari organizativ i PLL Besnik Murati.

Mbledhjen e hapi Artan Tujani, kryetar i degës së Tiranës dhe Sekretar i Përgjithshëm i PLL i cili e vuri theksin në përgjegjësinë që ka dega e Tiranës si më e madhja në vend, por edhe për avantazhet krahasuese të saj të cilat krijojnë një mundësi të mirë për realizimin e përfaqësimit parlamentar në këtë qark.

Sekretari organizativ Besnik Murati foli për procesin e përzgjedhjes së kandidaturave në të gjithë vendin dhe i njohu të pranishmit me programin e punës që Kryesia e PLL ka miratuar për këtë çështje.

Kryetari i PLL Spahiu, ndër të tjera tha se “Ne kemi bindjen e plotë që në zgjedhjet e 28 qershorit PLL do të marrë një rezultat shumë të mirë sepse për Legalitetin do të votojnë mbretërorët shqiptarë, nacionalistët, ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, pronarët, intelektualët, të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës të cilët besojnë tek Programi i PLL dhe vlerat që mbart kjo parti.

Partia “Lëvizja e Legalitetit” do të konkurrojë brenda koalicionit të djathtë me siglën dhe listën e saj shumemërore me 32 kandidatët e saj, që sigurisht do të jenë persona mjaft të spikatur e që do të përfaqësojnë me dinjitet partinë e Legalitetit, koalicionin dhe qytetarët e Tiranës.”

 

Tiranë, më 9 prill 2009
Informacion për media

Dega e PLL Durrës ka organizuar një seri aktivitetesh që lidhen me datat e prillit dhe fillimin në këtë qytet të fushatës së partisë “Lëvizja e Legalitetit” për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Një ndër to ishte edhe një takim i gjerë i mbajtur në një nga sallat e qendrës “Blue Sky” në të cilën merrnin pjese edhe z. Skënder Zogu, nip i Mbretit Zog I, i ardhur posaçerisht nga Franca; drejtues të partisë “Lëvizja e Legalitetit”, anëtarë dhe simpatizantë të saj, etj. Takimin e nderonin edhe prefekti i Durrësit z. Klodian Pajuni, kryetarët lokale të partive aleate z. Igli Cara (PD), Dilaver Tepelena (PR), Petrit Çerçizi (PDI); kryetari dhe sekretari i Shoqatës Mbarkombëtare të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve politikë përkatësisht z. Adem Allçi dhe Besim Ndregjoni, kryetarët e shoqatave “Durrësi”, “Kosova”, “Çamëria”, “Pronarëve” etj.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i degës së PLL Durrës Hysen Myshketa, i cili ndër të tjera tha se, “Rezistenca antifashiste e 7 prillit 1939 është një ngjarje me një rëndësi të veçantë në historinë e re të popullit tonë e cila do të kujtohet përherë si një moment krenarie për qëndresën që Ushtria e Mbretërisë Shqiptare dhe vullnetarët nga vise të ndryshme të Shqipërisë së vogël i bënë ushtrisë të një prej superfuqive të kohës”

Kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu, duke ju referuar 7 prillit, ndër të tjera tha: “Për 47 vjet rresht, kalemxhinjtë pseudo-historianë dhe shërbëtorët e regjimit komunist, sipas interesave ideologjike, kanë fabrikuar një gënjeshtër të madhe për 7 prillin. Fatkeqësisht edhe sot, pas 18 viteve pluralizmi politik, historia e vendit tonë nuk është pastruar akoma nga përbaltja që i bëri asaj regjimi komunist.”

“7 prilli 1939, -vijoi Spahiu, është një ditë e zezë, sepse në këtë datë në mënyrë të dhunshme ju ndërpre rruga Monarkisë Shqiptare e cila gjatë 11 viteve të ekzistencës së saj kishte arritur suksese të dukshme në konsolidimin e shtetit shqiptar dhe përparimin e tij në të gjitha fushat. Në të njëjtën kohë, 7 prilli i vitit 1939 është edhe një moment krenaria për rezistencën që Ushtria Mbretërore Shqiptare nën drejtimin e major Abaz Kupit që ishte caktuar posaçërisht nga Mbreti Zog, i bëri agresionit ushtarak të Italisë fashiste”
Kryetari i PLL z. Ekrem Spahiu në fjalën e tij ndër të tjera tha:

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO shënon fillimin e një etape tjetër e cila do të shoqërohet me zbatimin e standarteve perëndimore në të gjitha fushat, përfshi edhe zgjedhjet e 28 qershorit. Maxhoranca aktuale prej kohësh ka shprehur vullnetin e saj për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.”

Spahiu duke folur per kandidaturat që do të përfaqësojnë legalitetin në qarkun e Durrësit, tha: “Partia Lëvizja e Legalitetit do të japë kontributin e saj për fitoren e 13 kandidatëve në qarkun e Durrësit. Kodi zgjedhor lejon koalicionet e përbëra por cdo parti do të konkurojë me siglën dhe kandidatët e saj brenda koalicionit. Në respektim të kodit zgjedhor, PLL do të ketë 13 kandidatët e saj në qarkun e Durrësit dhe 140 në të gjitha qarqet e vendit”.

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu bëri publike emrat e kandidatëve të propozuara nga dega e PLL Durrës të cilët në mirëkuptim të plotë edhe me strukturat drejtuese të degëve të tjera drejtuese të PLL në qarkun Durrës, do të jenë pjesë e listës shumemërore të PLL për këtë qark. Kandidatët që do të përfaqësojnë rrethin e Durrësit janë z. Hysen Myshketa - inxhinier dhe jurist; Edmond Myrto - inxhinier; Eduart Allamani - jurist; Fadil Gashi - arsimtar; Ahmet Duka - Arsimtar.

Prefekti i qarkut Durrës z. Klodian Pajuni në përshëndetjen e tij vlerësoi PLL për vlerat që ajo mbart, kontributin që ka dhënë ndër vite për proceset demokratike dhe sidomos ne përballimin e situatës së krijuar nga rebelimi komunist i vitit 1997 si dhe vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë PD-PLL.

Kryetari i Shoqatës Mbarkombëtare të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë z. Adem Allçi vlerësoi orientimin e PLL për të përfshirë në listat e saj sa më shumë kandidatë nga shtresa e ish - të përndjekurve politikë dhe e cilësoi këtë si shprehje të lidhjeve të ngushta dhe veçorive programore të PLL.
Zyra e shtypit e PLL

 

Tiranë, më 7 prill 2009
Informacion për media

Ditën e sotme dega e PLL Durrës organizoi një seri aktivitetesh me rastin e 70 vjetorit të rezistencës antifashiste të 7 prillit 1939. Në këto aktivitete merrnin pjesë Lartësia e Tij Princ Leka, nipi i Mbretit Zog z. Skënder Zogu i ardhur posaçërisht nga Franca, drejtues të PLL nga qendra si dhe legalistë të ardhur nga qytete të ndryshme.

Aktiviteti qendror filloi në ora 10 para monumentit të Mujo Ulqinakut në Durrës ku përfaqësuesit e familjes Mbretërore, drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të PLL ishin mbledhur, me flamujt kombëtar dhe të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” në dorë, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të rezistencës që organizoi shteti shqiptar dhe Mbreti Zog I, nën drejtimin e Major Abaz Kupi, përballë pushtimit fashist më 7 prill 1939.

Në këtë tubim merrnin pjesë edhe veteranë nacionalistë të rezistencës antifashiste të cilët shprehnin para Princit Leka krenari për pjesëmarrjen e tyre në rezistencën e 7 prillit 1939 nën komandën e Mbretit Zog.

Në një prononcim për media, L.T. Princi Leka, ndër të tjera, tha : “...data e 7 prillit shënon rezistencën që organizoi Mbreti Zog kundër pushtimit fashist dhe i dedikohet tërësisht patriotëve nacionalistë dhe zogistë. Fatkeqësisht, këtë vepër e kanë përvetësuar komunistët dhe pasardhësit e tyre, dhe disa historianë vazhdojnë të shtrembërojnë të vërtetën historike. Por dita e sotme tregon më së miri se zogistët të cilët nuk u përkulën as para pushtuesit të huaj as para diktaturës komuniste, janë pjesë e krenarisë dhe pasurisë sonë kombëtare.”

Në vazhdim, L.T. Princi Leka shprehu nevojën e një rishikimi objektiv të historisë ku ngjarjet si ajo e 7 prillit 1939 dhe rezistenca që organizoi Mbreti Zog të shënohen pa manipulime politike dhe të zënë vendin e merituar.

Me këtë rast, Lartësia e Tij Princ Leka dhe Kryetari i PLL Ekrem Spahiu në shenjë nderimi dhe mirënjohje për luftëtarët që dhanë jetën në rezistencën e 7 prillit vendosën kurora në monumentin që i kushtohet kësaj rezistence.

 

Tiranë, më 5 prill 2009
Informacion për media

Sot paradite, në ambientet e Hotel “Tirana International”, u zhvillua mbledhja e Senatit të Veteranëve të Legalitetit.  Të pranishëm në këtë takim ishin z. Skënder Zogu, kryesia e PLL dhe përfaqësues të veteranëve legalistë nga të gjitha qarqet e vendit.

Kjo mbledhje u zhvillua pikërisht sot me datë 5 prill që është edhe datëlindja e NMT Mbretit Leka I, si dhe në kuadrin e aktiviteteve përgatitore të të gjitha sktrukturave të PLL për fushatën elektorale të zgjedhjeve  të 28 qershorit 2009.

Në raportin e Senatit të veteranëve, z. Seit Preni, Sekretar i Përgjithshëm i Senatit, theksoi rëndësinë e angazhimit maksimal të të gjithë legalistëve dhe mbretërorëve shqiptar për të mbështetur PLL dhe garantuar fitoren e kandidatëve të saj në të gjitha qarqet e vendit.

Kryetari I PLL Ekrem Spahiu, në përshëndetjen e tij, pasi falënderoi organizatorët, ndër të tjera tha se, “Sot është një gëzim i madh për të gjithë mbretërorët shqiptar dhe në veçanti për ne legalistët, sepse festojmë 70 vjetorin e lindjes të NMT Leka I – Mbret i Shqiptarëve, i cili gjithë jetën e Tij ja ka dedikuar çështjes së Kombit.

Spahiu shtoi se 70 vjetori i Mbretit Leka festohet edhe në klimën e një gëzimi tjetër shumë të madh për mbarë shqiptarët, sepse që nga dita e djeshme Shqipëria është anëtare me të drejta të plota e NATO-s dhe se legalistët kanë të drejtën e tyre legjitime për të qenë krenarë dhe të lumtur për qëndrimin e tyre konstant në dekada për arritjen e kësaj dite historike.

Kryetari Spahiu, pasi përmendi vuajtjet dhe sakrificat e shumta që veteranët e Legalitetit kanë përjetuar në vite për shkak të bindjeve të tyre zogiste, nacionaliste, demokratike dhe perëndimore,  tha se ata mund të konsiderohen edhe si një brez fatlum, sepse ja arritën ditës që ta shikojnë Familjen Mbretërore në Atdhe, Kosovën të lirë, Shqipërinë demokratike dhe përkrah vendeve perëndimore. Ai gjithashtu shprehu besimin e plotë se në zgjedhjet e 28 qershorit partia “Lëvizja e Legalitetit” do të rimarrë vendin që i takon në politikën shqiptare për të dhënë kontributin e saj të drejtpërdrejtë në qeverisjen e vendit po nga kjo maxhorancë, e cila ashtu siç e anëtarësoi Shqipërinë në NATO, do ta anëtarësojë atë edhe në BE.

Ky takim vendosi që së shpejti të zhvillohet Konferenca Kombëtare e veteranëve të Legalitetit për të zgjedhur organet e reja drejtuese dhe përcaktuar angazhimet konkrete të këtij forumi për suksesin e PLL në zgjedhjet e 28 qershorit dhe fitoren e koalicionit të djathtë.

Pas këtij takimi entuziast, të gjithë të pranishmit shkuan në Rezidencën e Familjes Mbretërore dhe uruan drejtpërsëdrejti Mbretin Leka I për 70 vjetorin e lindjes.

 

Tiranë, më 5 prill 2009
RAPORT I SENATIT TE VETERANEVE TE PLL

Të nderuem anëtarë të Senatit të Legalitetit,
Miq e vëllazën të idealit zogist,
Zonja e zotnij,

Po zhvillojmë sot këtë tubim të Forumit të Veteraëneve të PLL, për me ba analizën e aktivitetit tonë qysh prej mbledhjes së fundit, si edhe për me caktue disa objektiva kryesisht në lidhje me fushatën e ardhshme zgjedhore. Por përpara se me hy në diskutimin e këtyne çeshtjeve, dëshiroj me u ba homazh e me i falenderue të gjithë vëllaznit e motrat e idealit kombëtar për Mbret e Atdhe, të cilët nuk janë ma midis nesh, por në botën e amëshueme, ku pa çajre kemi me shkue të gjithë, me emër të Zotit.

Siç e dimë të gjithë, Senati i PLL, me statut, ka si barrë kryesore të mbikëqyrë respektimin e rregullave mbrenda PLL, pra si nji instancë juridike në radhët e Legalitetit; por natyrisht edhe me përhapë e propagandue idetë e programin tonë. Kemi kënaqësinë me thanë në këtë mbledhje se e kemi përmbushë këtë detyrim tonin, deri në njifarë mase, tue pasë parasysh vështirësitë e secilit prej nesh, të cilat janë në radhë të parë të rendit shëndetësor e fizik, e mandej ato financiare e të komunikimit. Gjithsesi, sa i përket çeshtjes së parë, asaj të shqyrtimit të problemeve të mbrendshme të Legalitetit, mund të themi se në ato pak raste që na asht dashtë me dhanë gjykimin tonë, e kemi përmbushë kënaqshëm këtë detyrim statutor.

Në lidhje me përhapjen e propagandimin e ideve zogiste e legaliste, secili prej nesh asht i vetëdijshëm për punën që kemi ba, çka asht për t’u vlerësue. A mund të bahej, ose a mund të bahet ma shumë? Pa dyshim që ka vend për përmirësim e sofistikim të punës sonë, por kjo lidhet fort me gjendjen tonë fizikë dhe ate financiare, e cila duhet thanë se për ne zogistët, nuk asht ma e mira. Të gjithë anëtarët e Forumit të Veteranëve të PLL kanë qenë të persekutuem politikë, dhe mjafton përmendja e këtij fakti, për me kuptue se cilat janë mundësitë tona financiare për me pasë rezultate e me ba punë ma tepër.

Kam ndigjue pretendime të ndryshme sa i përket aktivitetit tonë, por unë dëshiroj me nënvizue këtu se Senati asht ende pa nji buxhet, dhe pa asnji fond të ndamë enkas për aktivitetet tona. Në këto kushte, e them me bindje se ma shumë se sa asht ba, nuk mund të bahej. Tek e fundit, ne si veteranë nuk kemi kurrfarë pretendimi personal, përveçse me pa nji PLL me rezultate sa ma të nalta e të suksesshme! Për vete, ky asht i vetmi sadisfaksion që mund të marrim. Pra në njifarë mënyre, çfarëdo që të përfitojnë prej nesh drejtuesit e PLL në qendër apo nëpër degë, qar e kanë, sepse ne e kemi mbyllë ciklin tonë.

Të nderuem zonja e zotni,

Gjendja e sotme, në prag të fushatës zgjedhore, na kërkon që të bashkojmë edhe njiherë të gjitha fuqitë e energjitë tona, për me dhanë maksimumin në shërbim të idealit tonë zogist. Jam i sigurt se secili prej nesh e ka të qartë se këto zgjedhje kanë nji randësi vendimtare për të ardhmen e PLL, prandaj duhet nji angazhim i njimendtë i secilit prej nesh për me dalë faqebardhë para bijve e nipave tonë, të nderuem para historisë. Ky asht nji shans i rallë që na vjen sot, për me mundë me kontribue në nji fushatë zgjedhore ku Legaliteti mund të fitojë disa deputetë, ekskluzivisht me votën e legalistëve e të simpatizantëve të ideve tona.
Le të kujtojmë këtu që ne jemi ata të cilët në periudhën ma të egër të historisë sonë, skëterrën komuniste 45-vjeçare, kemi mbajtë ndezun pishtarin e Legalitetit, mes njimijë vuejtjesh e vështirësish, mes terrorit e torturave çnjerëzore, mes jetës e vdekjes. Sot nuk na kërkohen sakrifica sublime të asaj shkalle, por nji aktivitet normal politik, me aq sa mundemi, me qëllim që të vemë në shina nji parti për të cilën kemi ba sakrifica mbinjerëzore.

Nëse në ia arrijmë kësaj, besoj se e kemi shpague edhe nji pjesë të hakut tonë të nepërkambun nën terrorin komunist.

E dimë që nuk asht e lehtë, por më thoni, a ka gjana të lehta në këtë botë, aq ma tepër kur flitet për objektiva në politikë? E sidomos në arenën politike shqiptare...

Në vlerësimin tim personal, Legaliteti ka mundësi konkrete që në disa qarqe të nxjerrë deputetë. Këtë mendim timin e bazoj në disa argumente si ma poshtë:

• Mundësia e thithjes së plotë të elektoratit legalist e zogist. E ma qartësisht e skjaroj si vijon : Njihen botnisht disa zona si bastione legaliste, por në të cilat ne nuk kemi mundë me marrë votat e të gjithë elektoratit tonë, mbasi u thuhej se po votuet Legalitetin, humb e djathta. Tashma kjo tezë bie poshtë, mbasi, mbrenda shumë gjasash, ne do të jemi në koalicion me partitë e djathta, dhe kësisoj vota për Legalitetin asht votë edhe për koalicionin e djathtë.

• Përkrahja e Familjes Mbretnore : Asht jashtë çdo dyshimi që Mbreti Leka dhe besoj edhe Princi do të japin mbështetjen e tyne për Legalitetin në këtë fushatë në të gjitha format e mundshme. Ne kemi bindjen se konsensusi dhe ndjenja e përkrahjes për Familjen Mbretnore asht shumë e fortë, pradaj besojmë që kjo përkrahje do të na japë dorë edhe në këto zgjedhje.

• Historia e papërlyeme e jona : Besoj që nuk ka njeri në këtë vend që mos ta ketë marrë vesh që legalistët e legalistet janë ndër njerëzit ma idealistë për kombin e ma të ndershëm dhe që kanë dhanë prova të pamohueshme gjatë gjithë historisë së këtij vendi. Nuk ka qytetar të këtij vendi të mos e vlerësojë Legalitetin si nji parti e pastër dhe e papërzieme me asnji aferë të çfarëdo natyre qoftë, politike, morale apo ekonomike. Kandidatët tonë në këto zgjedhje do të jenë ndër emnat ma të spikatun sa i përket pastërstisë së imazhit në popull.

• Besueshmënia në drejtësinë e kauzës sonë dhe punën e lidershipit të partisë. Besoj që edhe në këtë pikë kam të drejtë të them se do të jetë nji pikë tjetër që do të na japë konsensus ndër zgjedhësit e këtij vendi, mbasi asht jashtë diskutimit që pika të veçanta të programit tonë po merren e zbatohen nga parti të tjera. Kjo tregon drejtësinë e programit e kauzës sonë. Kur Legaliteti fliste për Shqipninë Etnike dhe pavarësinë e Kosovës, partitë e tjera as që e përfillnin këtë opcion tonin. Sot po bahen të gjithë nga pak nacionalistë. Shumë mirë. Ne nuk jemi xhelozë. Sa ma shumë parti me profil nacionalist të ketë në Shqipni, aq ma mirë asht për këtë vend.

• Angazhimi dhe besimi i çdo legalisti në këto zgjedhje : Besoj se të gjithë e keni vu re se ka nji angazhim në çdo strukturë legalistë për me realizue nji fitore historike në këto zgjedhje. Unë besoj se ky entuziazëm ka me na nxjerrë faqebardhë më datë 28 qershor.

Së fundi, besoj që secili prej ka argumentet e veta për këtë fushatë, por që gjithsesi përfshihen në filozofinë tonë të ndërtimit të shtetit simbas vizionit të Mbretit Zog të udhëhequn nga motoja “Atdheu mbi të gjithë”.

Tue ju falenderue për angazhimin për me marrë pjesë në këtë tubim, ju kërkoj vllaznisht që këto 3 muej që na kanë mbetë deri në ditën e votimit, të jenë vërtet muej të nji pune të pandërpreme me të gjithë rrethin tonë familjar, miqësor e shoqnor.

Ju faleminderës,

Seit Preni
Sekretar i Senatit të PLL

 

Tiranë, më 5 prill 2009
Mesazh Urimi i Kryesisë së PLL

Drejtuar: NMT Leka I, Mbret i Shqiptatëve

Naltmadhëri!

70 vjetori i ditëlindjes Tuaj më jep kënaqësinë dhe privilegjin që në emër të gjithë legalistëve t’Ju uroj për shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe aktive në punën tuaj të vazhdueshme në dobi të Kombit dhe Atdheut.

Ne ndjejmë gëzim të veçantë kur shohim se disa çështje themelore të Kombit tonë për të cilat Ju keni luftuar gjithë jetën, si Pavarësia e Kosovës dhe integrimi i Shqipërisë përkrah vendeve Perëndimore, po bëhen realitet.

Ne kemi bindjen dhe besimin e palëkundur se rikthimi i Mbretërisë Shqiptare do të krijojë hapësira dhe mundësi më të mëdha për një përparim më të vrullshëm të vendit në të gjitha aspektet duke përfshirë edhe Bashkimin Kombëtar. Partia “Lëvizja e Legalitetit” punon çdo ditë për këtë qëllim.

Ne falënderojmë Zotin për fatin që Ju kemi pranë, shëndetplotë e aktiv dhe e lusim atë që t’Ju dhurojë jetë të gjatë, sepse ajo është jetë që i kushtohet dhe i përket Kombit Shqiptar.

Ju lutem Madhëri pranoni edhe një herë urimet e mia dhe shprehjen e konsideratës më të lartë.

Besnikërisht i Juaji
Ekrem SPAHIU
Kryetar i PLL

 

Tiranë, më 5 prill 2009
Mesazh Urimi i Senatit të Veteranëve të PLL

Drejtuar: NMT Leka I, Mbret i Shqiptatëve

Nalt Madhni!

Sot në mbledhjen e radhës të Senatit të Veteranëve të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” gjejmë rastin që t’Ju përcjellim urimet tona më të ngrohta dhe të thella për datëlindjen Tuaj.

Lusim Zotin që t’Ju japë shëndet, gëzime, lumturi dhe suksese të gjithanshme në aktivitetet Tuaja në dobi të Atdheut dhe Kombit për shumë vite të tjera.

Ju sigurojmë edhe një herë besnikërinë tonë të patundshme në shërbimin Tuaj dhe të kauzës tonë të përbashkët.

Me respekt dhe devotshmëri nga të gjithë ne,

(vijojnë firmat e anëtarëve të Senatit të Veteranëve të PLL)

 

Tiranë, më 4 prill 2009
Deklaratë për media

Për Kombin shqiptar data e sotme do të mbetet një datë historike sepse në këtë ditë Shqipëria bëhet zyrtarisht anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut, organizatës më të fuqishme politiko-ushtarake të të gjitha kohërave, garantuese e paqes dhe stabilitetit për vendet anëtare dhe më gjerë.

Partia “Lëvizja e Legalitetit” shpreh mirënjohjen e saj ndaj 26 vendeve anëtare të NATO-s dhe në mënyrë të veçantë ndaj Shteteve te Bashkuara të Amerikës për besimin e treguar ndaj vendit tonë dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme në rrugën tonë të reformave dhe plotësimit të standardeve. Një mirënjohje e posaçme shkon për ndërhyrjen ushtarake të aleatëve tanë në Kosovë që i dha fund pushtimit dhe gjenocidit serb ndaj gjysmës së ndarë të Kombit shqiptar.

Anëtarësimi në NATO është një ëndërr e hershme e shqiptarëve që fatmirësisht u realizua vetëm tani. Për 40 vjet rresht Partia e Punës e konsideroi këtë Aleancë si armikun kryesor të vendit. Ndërsa sot, pasardhësit e atyre që në vend të NATO-s zgjodhën Traktatin e Varshavës, duke dashur të mënjanojnë rolin përcaktues të maxhorancës së djathtë, thonë se merita e anëtarësimit në NATO i takon vetëm popullit shqiptar. A thua se ka ndryshuar populli!

Shqiptarët e kanë merituar prej kohësh anëtarësimin në NATO dhe mbështetja e tyre ndaj këtij anëtarësimi në kuota më të larta se çdo popull tjetër, para vlerësimit të përfitimeve që do të vijnë nga ky anëtarësim, është pikë së pari një prirje natyrore dhe trashëgimi gjenetike që buron nga përkatësia jonë perëndimore. Legaliteti ndjehet krenar që edhe gjatë viteve të zeza të diktaturës komuniste ka qenë aleat i deklaruar i kësaj Aleance të madhe dhe kurrë nuk i ka humbur shpresat që kjo ditë do të bëhej realitet.

Në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar, Kryesia e PLL zhvillon një mbledhje të zgjeruar me sekretarët kordinativë të 12 qarqeve të vendit ku do të diskutojmë për kandidatët që do të përfaqësojnë partinë “Lëvizja e Legalitetit” në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Ne kemi bindje të plotë se kjo maxhorancë qeverisëse që plotësoi ëndrrën e hershme të shqiptarëve për anëtarësimin në NATO do të sigurojë edhe një mandat tjetër qeverisës për të realizuar edhe anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Për këtë fitore Legaliteti do të japë kontributin e tij maksimal duke angazhuar të gjitha strukturat dhe resurset që disponon.

 

Tiranë, më 1 prill 2009
Deklaratë e PLL

Partia “Lëvizja e Legalitetit” shpreh indinjatën e saj për qëndrimin intransigjent të përfaqësuesve dhe pasardhësve të komunistëve, sot me targën e socialistëve. Besnikë të ideologjisë terroriste, e cila për pasojë e çoi vendin drejt luftës civile gjate L2B, pseudo të majtët shqiptarë vazhdojnë të trajtojnë me te njëjtën urrejtje kundërshtarët e tyre politikë të djeshëm dhe të sotëm, të përndjekurit politikë. Me qëndrimin e tyre në parlament, ata nuk bënë gjë tjetër, veçse treguan se nuk janë shkëputur nga ideologjia dhe qëndrimet e njohure recidiviste.

Është vendi të kujtojmë këtu se soc-komunistët nuk e kanë hallin tek dënimi i kolaboracionizmit real apo të supozuar të asaj kohe, por me këtë tentojnë të thellojnë hendeqet e përçarjes mes shqiptarëve dhe ta përdorin “kolaboracionizmin” si akuzë politike kundër të djathtës dhe nacionalizmit shqiptar.

Pavarësisht se social-komunistët tashmë pretendojnë se kanë ndryshuar për shkak se kanë veshur kostume firmato, ata në mentalitet vazhdojnë të jenë karikatura të shëmtuara të Che Guevarës.

Ne, të përndjekurit politikë, kurrë nuk i kemi fryrë zjarrit të vëllavrasjes dhe hakmarrjes, por në të njëjtën kohë nuk e kemi harruar atë që ka ndodhur mbi kurrizin tonë.

Krenarë për origjinën dhe koshientë për fatet e kombit, ne kemi falur, por nuk kemi harruar. Sepse nuk ka vendim parlamenti dhe dëmshpërblim që do të mund të kthejë jetët e humbura, gjakun e derdhur, lirinë e marrë, rininë e burgosur, lotët dhe dhimbjet e pafund.

Partia “Lëvizja e Legalitetit” kërkon nga partitë e koalicionit të djathtë qeverisës si dhe nga deputetët e tjerë të përgjegjshëm, që nesër në seancën parlamentare të votojnë ligjin për Dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Gjithashtu do të kërkonim nga institucionet e shtetit shqiptar që të bëjnë përpjekjet maksimale dhe të krijojnë kushtet normale, që të përndjekurve politikë shqiptarë t’ju lëvrohet sa më shpejt që të jetë e mundur dëmshpërblimi i përfituar me ligj.

 

Tiranë, më 31 mars 2009
Informacion për media

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu së bashku me sekretarin politik Sulejman Gjanaj morën pjesë në një takim në qytetin e Krujës që dega e PLL e këtij rrethi organizoi për promovimin e z. Kastriot Goci si kandidat i PLL për zgjedhjet e 28 qershorit.

Duke folur për veçantitë programore të PLL si një parti me ndjeshmëri të lartë ndaj çështjes kombëtare, çështjes së pronave, rehabilitimit dhe integrimit të plotë të ish të burgosurve dhe përndjekurve politikë, Spahiu theksoi se partia “Lëvizja e Legalitetit” ka pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të ngushtë me shoqatat atdhetare, pronarëve dhe ish të burgosurve dhe përndjekurve politikë.

Ai vijoi duke thënë se është e domosdoshme që këto shoqata të kenë përfaqësuesit e tyre të drejtpërdrejtë në Kuvendin e Shqipërisë dhe se për këtë arsye PLL është e gatshme që të sigurojë për to pozicione kryesuese në listat e saj të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit.

Pavarësisht se kodi zgjedhor lejon koalicionet e përbëra dhe se PLL është e prirur për një bashkëpunim me PD dhe partitë e tjera të koalicionit qeverisës, partia “Lëvizja e Legalitetit” do të konkurrojë me listat e veta në të gjitha qarqet e vendit. Për këtë arsye PLL është në fazën e përzgjedhjes së kandidaturave të saj për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit, fazë e cila pritet të përfundoje brenda muajit prill.

Drejtuesit e lartë legalistë mbështetën propozimin e përbashkët të degëve të PLL Krujë, Durrës dhe Shijak që në zgjedhjet e 28 qershorit në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Durrësit të jetë edhe z. Kastriot Goci si përfaqësues i qytetit të Krujës.

Z. Kastriot Goci, i lindur dhe banues në Krujë është një pinjoll i një familje të madhe dhe përmendur të këtij qyteti. Ai ka kryer studimet e larta për ekonomi si edhe shumë kualifikime të tjera, përfshi mbrojtjen e titullit “Master” dhe “Doktor i shkencave ekonomike”. Aktualisht punon si pedagog në Universitetitin “Aleksander Moisiu” Durrës.

Sekretari Politik i PLL Sulejman Gjanaj tha se “PLL është e vendosur dhe e bindur në kontributin që mund të japë për të penguar rikthimin e së majtës në pushtet dhe pikërisht për të materializuar këtë kontribut, PLL synon të mbledhë sa më shumë vota në Krujë dhe kështu t’i shërbejë fitores së përbashkët me aleatët tonë të djathë si PD dhe të tjerë, ku deputetet e PLL do të jenë përfaqësuesit ma të denjë të popullit të Krujës dhe të mbarë Shqipërisë, të cilët do të vihen në shërbim të plotë të interesave të popullit dhe të kombit shqiptar”. “PLL ka vullnetin dhe aftësinë politike dhe njerëzore për t’ia ndalë hovin PS dhe të majtës dhe për ti rikthyer vlerat e kombit shqiptar në parlamentin dhe qeverinë e ardhshme”, theksoi z. Gjanaj.

Në këtë takim merrnin pjese edhe zotërinjtë Seit Preni, sekretar i Senatit të PLL, Hysen Mushketa, sekretar koordinativ për qarkun Durrës dhe kryetar i degs së PLL Durrës, Enver Kaloshi, kryetar i degës së PLL Kruje dhe Sefer Çipi, kryetar i degës së PLL Shijak.

Zyra e shtypit e PLL

 

Tiranë, më 30 mars 2009
Informacion për media

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” zhvilloi një takim në degën e PLL Peqin. Në këtë takim ai shoqërohej nga z. Shpëtim Myftaraj, sekretar koordinativ i PLL për qarkun Elbasan.

Ashtu si edhe pritej, në qendër të diskutimit ishte përzgjedhja e kandidaturave që do të konkurrojnë për listat e Legalitetit në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të këtij viti. Spahiu tha se “PLL do të konkurrojë me listat e saj në të gjitha qarqet e vendit dhe do të synojë përfaqësim parlamentar nga secili prej tyre.”

Spahiu tha gjithashtu se “PLL po i tregon një rëndësi të posaçme procesit të përzgjedhjes së kandidaturave duke synuar një përfaqësim sa më cilësor të vlerave intelektuale, morale dhe qytetare dhe po ushtron një demokraci të thellë brenda saj, ku rolin primar për përzgjedhjen dhe promovimin e kandidaturave e kanë strukturat e bazës”

Qarku i Elbasanit në të cilin bën pjesë edhe dega e Peqinit për partinë e Legalitetit paraqet prioritet të veçantë, sa për shkak të mbështetjes elektorale që gëzon kjo parti , mbështetje që është konfirmuar në disa zgjedhje të mëparshme, ashtu edhe për shkak të llogarive matematikore që duhen konsideruar për shkak të kodit të ri zgjedhor. Për këtë arsye Spahiu kërkoi një mobilizim total të të gjitha strukturave partiake në këtë qark dhe konkretizimin e objektivit elektoral të PLL.

Gjatë këtij takimi, legalistët e Peqinit e njohën kryetarin Spahiu me propozimin e tyre të z. Bardhyl Lundraxhiu si një kandidat cilësor dhe intelektual i njohur që do të përfaqësojë më së miri rrethin e tyre në listën prej 14 kandidatësh të qarkut të Elbasanit.

 

Tiranë, më 30 mars 2009
Informacion për media

Ditën e djeshme, Nënkryetari i Partisë së Legalitetit z.Murat Basha, zhvilloi një takim në qytetin e Fierit me strukturat drejtuese të këtij rrethi, në kuadër të përgatitjeve për fushatën elektorale të 28 qershorit. Ai shoqërohej në këtë takim nga z.Shpëtim Axhami, sekretar koordinativ i qarkut Fier, si dhe drejtues të tjerë të PLL. Në fjalën e tij Basha theksoi rëndësinë e padiskutueshme që ka në këto zgjedhje qarku i Fierit, i cili është qarku më i madh në shkallë kombëtare pas atij të Tiranës. Nënkryetari legalist u shpreh se PLL ka mundësitë dhe shanse reale që të fitojë deputetë në këtë qark. Duke folur rreth mundësive që krijon Kodi elektoral, ai nënvizoi faktin që “në këto zgjedhje, çdo votë për PLL është votë për të djathtën, dhe çdo votë për të djathtën, është votë edhe për PLL!”

Basha kërkoi angazhim maksimal nga strukturat e rrethit Fier ku sipas tij ka shtresa të gjera sociale që historikisht kanë shprehur përkrahjen për idetë dhe programin e PLL. Sipas Bashës, përfaqësuesit e PLL në pushtetin lokal duhet të jenë në ballë të organizimit të shtabeve elektorale dhe të punës me njerëzit. Duke folur rreth kandidaturave, Basha tha se në këtë qark duhet të përzgjedhim një ekip dinjitoz me 16 kandidatura, me reputacion e me peshë që të gëzojnë përkrahjen e elektoratit. Ai theksoi gjithashtu që duhet bërë një punë inteligjente dhe efikase me elementin femëror, pasi 1/3 e kandidaturave do të jenë femra. Pra nga 16 kandidatë, të paktën 5 duhet të jenë femra, theksoi ai.

Duke u ndalur në aspekte të veçanta të organizimit të kësaj fushate, Basha tha se shtrirja gjeografike dhe formula elektorale e sistemit “proporcional rajonal” të detyrojnë që fushata të bazohet më shumë në aspektin mediatik, pra fushatat do të bëhen nëpërmjet komunikimit me mediat, natyrisht pa neglizhuar punën me zgjedhësit.

Nënkryetari legalist Basha u shpërndau drejtuesve të degëve e nëndegëve edhe udhëzimet e PLL për përgatitjet para fushatës si edhe i informoi ata mbi pikat kryesore ku duhet të përqendrohet kjo fushatë.

 

Tiranë, më 23 mars 2009
Informacion për media

Kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, z. Ekrem Spahiu, Sekretari Politik, z. Sulejman Gjana dhe Sekretari për çështjet e Pushtetit Vendor njëkohësisht edhe Koordinator i PLL për Qarkun e Shkodrës, z. Enis Dizdari, zhvilluan një takim pune me komitetin drejtues të degës së PLL Shkodër. Në këtë takim morën pjesë edhe drejtuesit e degëve PLL Malësi e Madhe dhe Pukë si dhe Kryetari i Shoqatës së ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politik të Shkodrës, z. Kastriot Bajraktari.

Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 por edhe për përgatitjet serioze që po bëjnë strukturat drejtuese të PLL nga qendra në bazë, Kryetari Spahiu, ndër të tjera, tha : ”... Sot, PLL mbylli një fazë shumë të rëndësishme të përgatitjeve të saja për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 sikurse janë takimet me strukturat drejtuese lokale të Legalitetit në të gjitha degët e vendit dhe deklarojmë fillimin e një faze tjetër po kaq të rëndësishme, që është identifikimi dhe propozimi i kandidatëve për deputet që do të përfaqësojnë PLL në zgjedhjet e 28 qershorit. Kandidatët tanë do të propozohen nga baza legaliste dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet nga strukturat drejtuese lokale të PLL”.

Në porositë e tija, Z. Spahiu tha : “... Kandidatët e PLL duhet të jenë përfaqësuesit më të denjë për të përçuar vlerat më të mira të legalitetit që janë të mishëruara në programin tonë dhe platformën tonë elektorale. Në listën e kandidatëve të PLL, sigurisht se do të përfshihen edhe përfaqësuesit e shoqatave të ish-të burgosurve dhe përndjekurve politik, të pronarëve pasi këta shtresa janë pjesë organike e Legalitetit”.

Z. Dizdari, në fjalën e tij, u përqendrua në masat që ai ka marr për të koordinuar gjithë veprimtarinë politike dhe organizative të degëve të PLL në Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë dhe që përbejmë Qarkun e Shkodrës. Ai shtoi se përgatitjet e PLL në këtë qark janë në rrugën e duhur dhe se do të finalizohen duke pasur përfaqësuesit e PLL në Kuvendin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij, z. Gjana tha ndër të tjera se PLL duhet të japë një kontribut serioz me të gjitha forcat e saja që në zgjedhjet e 28 qershorit të mos kthehet në pushtet Partia Socialiste. Ai tha se angazhimi i të gjithë legalistëve të qarkut Shkodër në fushatë dhe në zgjedhjet e 28 qershorit do të jetë një ndihmë e madhe për koalicionin e djathtë sidomos kur merret parasysh se, në kuadrin e kodit të ri zgjedhor, çdo votë për PLL do të fuqizojë koalicionin e djathtë.

Në fjalën e tyre, drejtuesit e degës PLL Shkodër, z. Nikolin Destanishta dhe Muharrem Shkreli shprehen optimizmin e tyre se në zgjedhjet e 28 qershorit, PLL do të marre një rezultat të lartë në Shkodër pasi janë angazhuar seriozisht strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e Legalitetit në rrethin Shkodër.

 

Tirane, me 21 mars 2009
Informacion per media

Paraditen e sotme, ne nje nga sallat e Hotel Tirana International zhvilloi mbledhjen e radhes Forumi i Gruas Legaliste.

Ne kete takim pershendeti edhe kryetari i PLL z. Ekrem Spahiu, i cili nder te tjera tha se: “Zgjedhjet e 28 qershorit jane shume te rendesishme edhe per Partine “Levizja e Legalitetit”, sepse permes tyre ajo pret qe te siguroje perfaqesim parlamentar dhe te siguroje mundesine e shnderrimit ne faktor te rendesishem ne jeten politike te vendit per materializimin e programit tone politik, ekonomik dhe social, sepse Legaliteti eshte nje parti qe ka nje baze shoqerore me konture te qarta, ka traditen me te mire shtet-ndertuese dhe qeverisese, ka vecantine e saj programore qe e dallojne dukshem nga partite e tjera si dhe resurset e nevojshme per te qene pjese e zhvillimeve te kohes dhe trasheguese e tradites me te mire.

Per ne legalistet familja eshte e shenjte. Per kete pasuri te jashtezakonshme te kombit shqiptar, ku rolin primare e ka femra, e gjithe shoqeria duhet te tregoje nje vemendje te vecante. Ne shprehim nderim dhe mirenjohje te thelle per nenat dhe motrat tona per sakrificat, mundin dhe kontributet e panumerta te tyre ndaj familjes dhe shoqerise.

Angazhimi i femres ne te gjitha fushat e jetes shqiptare duke perfshire edhe politiken nuk eshte thjeshte nje deshire, por ne kemi bindje te plote se eshte domosdoshmeri per shume e shume arsye.”

Duke folur per vullnetin e maxhorances qeverisese per rritjen e rolit te femrave ne te gjitha fushat e jetes, Spahiu tha se, “Maxhoranca aktuale ka bere perpjekje maksimale per t’i dhene vendin e duhur dhe angazhimin e femres ne te gjitha nivelet e pushtetit, ku mbi 40% e administrates jane femra, ndersa ne nivelet e dyta drejtuese, gjinia femerore perben mbi 30%. Disa institucione qendrore drejtohen nga femra qe kulmojne me numri dy te shtetit, sikurse eshte kryetarja e Kuvendit te Shqiperise zonja Jozefina Topalli e cila eshte kthyer ne nje model te suksesit dhe kapacitetit qe perfaqeson gjinia femerore. Edhe ne ministrine ku une bej pjese, 77% e stafit jane femra, perfshire edhe zv/ministren.”

Nje pjese te rendesishme te fjales se tis Spahiu ja kushtoi zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit per te cilat ai tha se “Strukturat drejtuese te Legalitetit jane te prirura qe ne listat e kandidateve per deputete ne zgjedhjet e 28 qershorit perfshirja e femrave te jete me e madhe se detyrimi ligjor.” Duke vijuar me tej Spahiu theksoi se “PLL ka bindjen se zgjedhjet e 28 qershorit, pervecse fitores te koalicionit te djathte, do te shenojne edhe standarde te larta demokratike pasi pervec masave qe ka marre ne vazhdimesi qeveria ne gjithe pergatitjen e infrastruktures se duhur zgjedhore, mbi te gjitha, ekziston vullneti politik i saj per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Kete vullnet te qeverise e deshmoi me se miri Kryetarja e delegacionit te Parlamentit Europian, Znj. Doris Pack, e cila gjate vizites se saj ne Tirane, dje vleresoi me nota maksimale punen e qeverise aktuale dhe ne vecanti procesin e pajisjes se shtetasve shqiptare me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.

E majta dhe vecanerisht Partia Socialiste e cila jo vetem qe nuk arriti te filloi fare kete proces gjate 8 viteve te qeverisjes se saj por cuditerisht ajo sot i kundervihet hapur kesaj arritjeje dhe kerkon me cdo kusht qe ta pengoi ate. Dje sulmuan edhe znj. Pack vetem se ajo vleresoi kete proces shume te rendesishem.”

Konferenca zgjodhi si kryetare te gruas legaliste znj Zhaneta Ndregjoni. Ndersa si nenkryetare u zgjodhen perkatesisht znj. Flutra Perleka dhe Dhurata Murataj. Znj. Iris Guni u zgjodh sekretare e forumit.

 

FJALA NE EMER TE KRYESISE SE FORUMIT TE GRUAS LEGALISTE
(Mbajtur nga Zhaneta Ndregjoni)

Të nderuara nëna dhe motra, anëtare të Forumit të Gruas Legaliste;
I nderuar z. Spahiu, kryetar i partisë “Lëvizja e Legalitetit”;
Miq dhe të ftuar.

Mirë se keni ardhur në konferencën e grave legaliste!
Ne e zhvillojmë këtë takim të radhës në një fazë mjaft të rëndësishme të veprimtarive politike që partia “Lëvizja e Legalitetit” po zhvillon në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Ne mblidhemi gjithashtu për shkak të bindjes, angazhimit dhe përgjegjësisë tonë për ta ngritur organizimin dhe aktivitetin e forumit të gruas legaliste në një nivel të ri që do të krijojë mundësinë për të dhënë kontribute më të mëdha dhe marrë mbi vete përgjegjësi më të rëndësishme si gjatë fushatës elektorale, ashtu edhe pas saj.

Gjatë gjithë aktivitetit të partisë “Lëvizja e Legalitetit” roli i grave legaliste ka qenë i konsiderueshëm kryesisht brenda strukturave të tjera të partisë, sepse si forum më vete, ne nuk kemi qenë dhe aq të organizuara. Pengesë kryesore ka qenë përvoja e pakët, mungesa e mjeteve financiare por edhe një frenim i brendshëm, sepse vete ne, e kemi parë Legalitetin si një parti konservatore dhe rolin kryesor ua kemi lënë burrave. Ky vet-frenim i ynë si gra ka ndodhur edhe në kushtet kur kryesia e partisë na ka nxitur dhe përkrahur në mënyrë të vazhdueshme që ne ta kryejmë më mirë rolin tonë. Kjo është një e metë e jona të cilën duhet ta lemë pas.

Roli dhe forca e gruas nuk duhet kuptuar si një slogan, apo më keq të konceptohet si një garë për t’u barazuar me burrat deri në maskilitetin e tyre siç bënte regjimi i kaluar. Gjithashtu ne nuk pranojmë që rolin tonë ta sigurojmë parmes lëvizjesh feministe që u ka ikur koha dhe nuk bejnë gje tjetër veçse thellojnë diferencimin. Roli dhe forca jonë është një realitet konkret i cili duhet pranuar natyrshëm nga të gjithë. Por më parë se ta kërkojmë tek të tjerët, duhet të jemi vetë ne gratë që ta njohim forcën tonë.

A nuk ishin nënat dhe motrat tona ato që gjatë viteve të diktaturës mbajtën barrën kryesore dhe siguruan mbijetesën e familjes ndërkohë që burrat e tyre dergjeshin burgjeve të komunizmit? A nuk janë nënat dhe motrat tona ato që lindën, rritën dhe edukuan me ndjenjën e lirisë dhe atdhedashurisë bijtë e tyre duke mbajtur gjallë një ideal që po shuhej? A nuk janë Nëna Mbretëreshë Geraldinë dhe Mbretëresha Suzanë një model frymëzimi për çdo grua? A nuk jemi ne gratë që kemi kontributin më të rëndësishëm për atë çka burrat tanë janë sot?

Veç trashëgimisë gjenetike që i mbijetoi kohës gratë e legalitetit sot janë të kualifikuara dhe arsimuara më shumë se asnjë herë tjetër. Shumë prej tyre kanë mbaruar ose po vazhdojnë studimet e larta, kanë kryer trajnime dhe kualifikime në organizata të ndryshme jo qeveritare, drejtojnë biznese ose punojnë në administratën shtetërore. Gjithashtu ata kanë fituar edhe një përvojë të konsiderueshme politike.
Nëna dhe motra!

Ne jemi anëtare të forumit të gruas legaliste për shkak të trashëgimisë dhe idealeve tona. Gjithashtu ne jemi në këtë forum partiak sepse jemi të bindura se përmirësimi i realitetit dhe realizimi i aspiratave tona nuk mund të vijnë vetvetiu, veçse përmes një angazhimi serioz politik në partinë “Lëvizja e Legalitetit”. Duke fuqizuar rolin tonë ne mund të japim një kontribut të rëndësishëm për shtimin e votave në favor të PLL.
Duke qenë se mbledhja e sotme është edhe një takim pune, dua të ndaj me ju disa mendime për përmirësimin e performancës tonë në të ardhmen.

Gjatë periudhës deri në zgjedhje ne do të shpeshtojmë takimet tona ku do të ndajmë detyra mes njëra-tjetrës dhe do të raportojmë për realizimin e tyre. Ne do të punojmë që të shtojmë radhët tona edhe me anëtare të tjera, ku objektivi që secila prej nesh të sjellë në forum edhe tri shoqe të saj është plotësisht i mundshëm. Ne do të përpiqemi që tek shoqet tona të krijojmë bindjen se tek Forumi i Gruas Legaliste është një vend ku ia vlen që të shkosh, sepse PLL është një parti e idealeve të mëdha. Duke u zgjeruar tek gratë e pa angazhuara në politikë, krahas mundësisë së promovimit të tyre ne duhet të sigurojmë se Legaliteti është një parti e hapur që i mirëpret vlerat dhe vlerëson çdo kontribut.

Ndryshe nga partitë e tjera që e mbështesin çdo gjë në militantizmin partiak, ne duhet të shfrytëzojmë një epërsi tonën, të cilën nuk e kemi përdorur aq sa duhet. Kjo epërsi buron nga programi i Legalitetit si partia që mbron më së miri vlerat e shenjta të familjes dhe moralin e shëndoshë, për të cilat gjinia femërore është e interesuar më shumë se të gjithë. Për këtë arsye ne nuk duhet të ngurojmë që në çdo ambient të propagandojmë programin e PLL.

Duke qenë të ndërgjegjshme për pamundësinë e PLL për të na mbështetur me mjete financiare ne do të kërkojmë për gjetjen e sponsorizimeve me qëllim që Forumi i gruas legaliste të organizojë aktivitete të ndryshme kulturore.
Objektiv në vazhdim do të jetë ngritja e degëve të Forumit të Gruas në të gjitha rrethet e vendit për të cilin mendoj se është e nevojshme një koordinim edhe me strukturat e tjera të partisë dhe hartimi i një kalendar konkret.
Përzgjedhja e kandidateve femra dhe përfshirja e tyre në listat e Legalitetit për zgjedhjet e 28 qershorit është një detyre e jona të cilën duhet ta zgjidhim shpejt.

Të nderuara zonja!
Unë kam bindjen se ne e kemi dëshirën dhe të gjitha mundësitë që të japim një kontribut konkret për fuqizimin e Legalitetit. Duke punuar çdo ditë për këtë qëllim ne do të kemi jo vetëm krenarinë që të nesërmen e 28 qershorit të themi: Suksesi i Legalitetit është edhe suksesi ynë.

Ju faleminderit!

 

Tiranë, më 20 mars 2009
Informacion për media

Kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, z. Ekrem Spahiu, në kuadrin e takimeve me strukturat drejtuese te degëve të PLL në rrethe, zhvilloi një takim në Kavajë.

Përgatitja për zgjedhjet e ardhshme të 28 qershorit ishte tema e ditës. Kryetari i degës së PLL Kavajë z. Bahri Kollçaku informoi mbi përgatitjet e strukturave të partisë në këtë degë për një përfaqësim sa më të mirë në zgjedhjet parlamentare. Z. Kollçaku evidentoi edhe bashkëpunimin shumë të mirë të PLL me Partinë Demokratike dhe aleatët e tjerë të koalicionit të djathtë.

Z. Spahiu, ndër të tjera, tha se zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë zgjedhje me standarde të larta demokratike pasi përveç masave që ka marrë në vazhdimësi qeveria në gjithë përgatitjen e infrastrukturës së duhur zgjedhore, mbi të gjitha, ekziston vullneti politik i saj për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Z. Spahiu tha më tej se mesazhi i PLL për strukturat e saja është : “angazhimi i plotë i strukturave, anëtarëve dhe simpatizantëve të Legalitetit për të kontribuar sa më shumë në marrjen e një rezultati pozitiv për Legalitetin. Në degën e Kavajës, duhet të përzgjidhen 4 personalitete të spikatura që do të përfaqësojnë rrethin e Kavajës në listën e kandidatëve të PLL për Qarkun e Tiranës. Një nga detyrat e drejtuesve të degës është njohja e elektoratit me programin dhe platformën elektorale të PLL që sigurisht u përgjigjet problemeve akoma të pazgjidhura të shoqërisë dhe shtetit shqiptar, sikurse çështja kombëtare, prona, ish-të përndjekurit politik, etj…”.

Veçanërisht Z. Spahiu kërkoi të punohet me atë pjesë të elektoratit që, pavarësisht arsyeve të tyre, nuk ka marrë pjesë në votime. Sipas Spahiut, ushtrimi i të drejtës së votës është mekanizmi më i mirë dhe i duhur që i jep mundësi çdo qytetari të japë kontributin e vet në zgjidhjen e problemeve që e shqetëson atë. Spahiu theksoi se kjo pjesë e elektoratit të pa angazhuar deri më sot duhet të motivohet për të votuar alternativën më të mirë, që ne pretendojmë se te PLL do të gjejë mbrojtjen e interesave të tyre brenda koalicionit të djathtë.

 

Tirane, me 19 mars 2009
Informacion per media

U zhvillua ceremonia mortore e z. Petrit Kupi
Diten e djeshme, ne sheshin qendror para bashkise se qytetit te Krujes u zhvillua ceremonia mortorte e z. Petrit Kupi i cili nderroi jete pak dite me pare ne New York.

Ne kete ceremoni merrnin pjese drejtues te pushtetit vendor, perfaqesues te Familjes Mbreterore Shqiptare, drejtues te partive politike, eksponente te ardhur nga diaspora si dhe qytetare te shumte nga e gjithe Shqiperia. Legalistet e shumta te pranishem ne kete ceremoni kryesoheshin nga Kryetari i PLL Ekrem Spahiu, Sekretari politik Sulejman Gjanaj, Sekretari i Marredhenieve me Publikun Neritan Kolgjini, Sekretari i Senatit te veteraneve Seit Preni, etj.

Me poshte po ju percjellim fjalen qe Sekretari Politik Sulejman Gjanaj mbajti ne emer te PLL.

Tirane, me 18 mars 2009
Mesazh i PLL ne varrimin e z. Petrit Kupi

Shume te nderuar familjare te te ndjerit Petrit Kupi, ketij biri te denje te fisit tuaj dhe te mbare familjes nacionaliste shqiptare,

Te nderuar perfaqesues te institucioneve shteterore,

Zonja dhe Zotni,

Ne nje kohe kur Shqiperise dhe Shqiptareve u duhen me se shumti personalitete te shquara, fisnike dhe te ndritura ; ne nje kohe kur na duhen patriote dhe atdhetare te vendosur per te na ushqyer me veprat e tyre shembullore ; ne nje kohe kur popullit tone i duhen figura per ta lartesuar krenarine tone kombetare dhe vlerat e larta te kombit tone ; pikerisht, ne keto momente, ndahet nesh nje nga perfaqesuesit me te denje te ketyre virtyteve ; ndahet nesh Petrit Kupi, i biri i Gjeneral Abaz Kupit, Heroit te rezistences kunder pushtuesve fashist, nazist dhe komunist, i biri i Krujes legjendare dhe mbare trevave shqiptare.

Humbja e Petrit Kupit eshte pa dyshim nje humbje e rende per mbare familjen nacionaliste shqiptare, por per legalistet, humbja e Petrit Kupit shenon nje moment zie dhe pikellimi pasi zhduket nje nga figurat me te larta te radheve tona dhe nje inspirues me te vendosur te idealit tone per Atdhe, Flamur e Mbret.

Petrit Kupi ishte nje legjende e gjalle ne vetvete !

Tetedhjete e kater vjet me pare, ne kete vend qe lindi shume trima e patriote nder shekuj, lindi Petrit Kupi ne familjen e madhe te Kupeve. I rritur dhe i edukuar me vlerat me te larta te nderit, beses, burrnise dhe trimerise te oxhakut te te pareve te tij, Petrit Kupi angazhohet ne moshe te re perkrah te atit vet, Gjeneral Abaz Kupit, dhe forcave zogiste dhe legaliste, ne luften kunder pushtuesve te huaj gjate Luftes se Dyte Boterore, duke shpetuar keshtu nderin e kombit, dhe dallohet ne shume aksione luftarake.

Me pas, ai perballet me sukses disa here me forcat komuniste qe kerkonin asgjesimin e te gjithe patrioteve dhe nacionalisteve dhe tregoi se dashuria, dedikimi, sakrifica dhe vetemohimi ne sherbim t’Atdheut te lire dhe te Mbretit ishin te shenjta per ate.

Pasi largohet nga Shqiperia me te atin dhe vellane, te ndjerin Rustem, Petrit Kupi vazhdon studimet ne Egjipt dhe Paris por, ai kurre nuk harronte nenen e dashur, vellane, Fatbardhin, dhe motrat qe i kishte lene pas, nen torturat, internimet dhe burgimet e pameshirshme te krimineleve komuniste qe sunduan ne vendin tone pas Luftes se Dyte Boterore dhe, pervec mallit per njerezit e tij te dashur, malli per Atdheun ia perveloi shpirtin dhe dogji zemren per shume vite.

Ne vazhdim te perpjekjeve te tija patriotike, Petrit Kupi u angazhua ne radhet e Partise Levizja e Legalitetit ne mergim dhe ishte per disa vite edhe anetar i Komitetit Qendror te partise tone.

Duke ndjek shembullin e te atit vet, Gjeneral Abaz Kupit, Kryetarit te perjetshem te Partise Levizja e Legalitetit, Petrit Kupi u be nder vite mik dhe besnik i patundur dhe i pathyeshem i Mbretit Leka I dhe i perpjekjeve te tija kunder diktatures komuniste ne Shqiperi. Ai kreu disa misione sekrete ne sherbim t’Atdheut dhe te Mbretit dhe qe per arsye specifike kane mbetur ende te papublikuara por per te cilat historia do te shkruaje nje dite.

Petrit Kupi ishte po ashtu i pari ne te gjitha perpjekjet e mergates legaliste dhe nacionaliste ne favor te demokracise ne Shqiperi, te pavaresise se Kosoves dhe te trojeve tona te tjera etnike. Ai ishte i nderuar dhe i respektuar ne te gjithe komunitetin shqiptar te diaspores por sidomos ne radhet e Partise Levizja e Legalitetit ku ai personifikonte idealin e larte qe trasheguam nga Mbreti Zog : Atdheu mbi te gjitha.

Per keto vlera dhe vepra, Petrit Kupi do te mbetet perjetesisht i gjalle ne zemrat e te gjithe nacionalisteve, patrioteve, mbreteroreve dhe legalisteve si brenda dhe jashte Atdheut, per te cilet ai do te jete gjithmone nje shembull qe do te inspiroi dhe udheheqe cdo perpjekje ne dobi te Shqiperise, Shqiptareve, lirise dhe demokracise.

Ne keto momente zie dhe pikellimi, me lejoni qe ne emer te Partise Levizja e Legalitetit, ti paraqesim ngushellimet tona me te thella dhe te sinqerta per humbjen e te ndjerit Petrit Kupi.

Ngushellimet tona i drejtohen, se pari, bashkeshortes, djemve, Abazit dhe Ademit, vellait, Fatbardhit, motrave, Dudijes dhe Hyrijes, kusherinjve, Miftarit, Fadilit, Ganiut, Muharremit, Nderimit, etj., nipave, mbesave, dajallareve dhe te gjithe farefisit te familjes Kupi.

Ngushellimet tona i drejtohen, po ashtu, Mbretit Leka I dhe mbare familjes mbreterore per humbjen e mikut dhe besnikut te tyre.

Po ashtu, ngushellimet tona mikut, bashkeluftetarit dhe bashkevuajtesit me te ngushte te Petrit Kupit, z. Ndrec Gjergji, i cili diti te ndaje me ate te gjitha momentet e gezueshme dhe te hidheta te jetes se tij, qe ju gjet afer deri ne fund te jetes se tij dhe qe erdhi nga SH.B.A per t’ia dhene lamtumiren e fundit dhe per ta kryer amanetin qe ta varrose ne dheun dhe vendin qe e lindi dhe e rriti, qe i dha krenari dhe bujari dhe te cilit ia kushtoi gjithe jeten e vet.

I paharrueshem qofte kujtimi i birit te madh te familjes Kupi, te ndjerit Petrit Kupi.

 

Tirane, me 18 mars 2009
Informacion per media

Ne kuadrin e takimeve dhe pergatitjeve per zgjedhjet e 28 qershorit 2009, Kryetari i PLL z. Ekrem Spahiu dhe Sekretari Politik z. Sulejman Gjana zhvilluan nje takim pune me komitetin drejtues te deges se Legalitetit Shkoder.

Takimi u perqendrua kryesisht ne organizimin e punes se deges se PLL Shkoder dhe ne strategjine qe duhet ndjekur ne rrethin Shkoder per mobilizimin dhe angazhimin e te gjithe faktorit nacionalist te ketij rrethi ne fushaten zgjedhore.

Gjate takimit, Kryetari Spahiu tha, nder te tjera : “Duke u nisur nga tradita nacionaliste, patriotike dhe demokrate te rrethit Shkoder ku rezultatet pozitive te se djathtes kane qene shembullore ne vazhdimesi gjate gjithe ketyre viteve te demokracise, PLL ne kuader te koalicionit me PD ka synime ambicioze ne Shkoder per t’u perfaqesuar denjesisht ne Parlamentin e ardhshem”.

Per t’i sherbyer me se miri fitores se forcave te djathta ku Legaliteti do te kete vendin e saj, dhe per t’iu pergjigjur nevojes se koordinimit dhe bashkepunimit te mirefillte te te gjithe aktoreve te PLL ne qarkun e Shkodres, Komiteti Drejtues i deges PLL Shkoder vendosi, ne menyre unanime, qe degen e PLL ta drejtojne z. Nikolin Destanishta dhe z. Muharrem Shkreli si bashkekryetare te kesaj dege.

Diten e diele, me date 22 mars, do te zhvillohet nje mbledhje tjeter me strukturat drejtuese te degeve Shkoder, Malesi e Madhe dhe Puke per te koordinuar veprimet e degeve te PLL ne qarkun Shkoder per fushaten elektorale te 28 qershorit 2009.

 

Tiranë, më 17 mars 2009
Informacion për media

Ditën e djeshme z.Murat Basha, n/kryetar i Partisë së Legalitetit, ka kryer disa takime me degët e partisë në qytetet e Lushnjes, Beratit e Skraparit, qarku Berat, gjatë së cilës ka dhënë udhëzime e porosi të posaçme për fushatën e 28 qershorit. Në këtë takim z.Basha shoqërohej nga koordinatori i PLL për këtë qark z.Ergjent Bufazi dhe zyrtarë të tjerë të Legalitetit. Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit brenda së djathtës në këto zgjedhje, z.Basha kërkoi që të vendosej një komunikim i vazhdueshëm në bazë qarku me të gjitha degët e Partisë demokratike dhe atyre të djathta. Ai tha se fitorja e koalicionit të djathtë është një domosdoshmëri historike në këto momente, në mënyrë që të përmbyllet cikli historik i reformave e proceseve integruese euroatlantike. Basha theksoi se me fitoren e së djathtës fitojnë të gjitha shtresat shoqërore pa dallim ngjyrash politike, pasi e djathta historikisht ka përfaqësuar vlerat më të mira kombëtare.

Duke folur rreth punës konkrete me zgjedhësit, Nënkryetari Basha tha se duhet bërë maksimumi që të angazhohet çdo element i së djathtës gjatë fushatës, dhe sidomos ata që për një arsye apo tjetër kanë qendruar pasivë e të paangazhuar. “Duhet bërë një punë inteligjente me njerëzit, t’u shpjegohet që çdo votë për siglën PLL, është votë për të djathtën dhe se fitorja e së djathtës, është fitore edhe e PLL” – nënvizoi ai. Duke folur rreth pikave të ndryshme të Kodit elektoral, Basha tha se këto zgjedhje, megjithëse quhen të përgjithshme, në njëfarë kuptimi janë përsëri zgjedhje lokale, pra për bazën, e cila në këtë rast nuk është më njësia vendore, por gjithë qarku. Ai theksoi se PLL i përmbahet idesë që kandidatët e listat duhet të përgatiten nga baza, prandaj duhet bërë një punë cilësore që emrat të shqyrtohen në çdo aspekt e detaj.

Gjatë këtij turi përgatitor, Basha mori takim edhe me përfaqësues të pushtetit lokal në Çorovodë e Lushnje, me të cilët u shkëmbyen mendime me interes rreth ndërtimit të strategjisë për fushatën në këtë qark.

 

Tirane, me 16 mars 2009
Informacion per media

Kryetari i PLL z. Ekrem Spahiu bashke me Sekretarin Politik, z. Sulejman Gjana, njekohesisht edhe koordinator i qarkut te Kukesit me qendren e PLL, zhvilluan nje takim me strukturat drejtuese te deges PLL Tropoje.

Gjate ketij takimi, Kryetari i Deges Xheme Nezaj shprehu optimizmin e tij se ne rrethin Tropoje, Legaliteti do te mbeshtetet fuqimisht nga elektorati per vete traditen nacionaliste te ketij rrethi dhe lidhjet e tija organike ne te gjitha proceset demokratike te vendit tone. Ne fjalen e tij, z. Nezaj shtoi se : “Kete besim une e kam nga bashkepunimi shume i mire qe PLL ka patur ne vazhdimesi me PD ne rrethin tone dhe ku rezultatet nuk kane munguar asnje here”.

Duke pershendetur takimin, Spahiu, nder te tjera, tha: “Qeverisja nen drejtimin e Kryeministrit Berisha ka deshmuar suksese dhe arritje te dukshme ne te gjitha fushat. Shqiperia eshte kthyer ne nje kantier ndertimi nga jugu ne veri duke mos e paragjykuar politikisht asnje rreth por duke kryer detyrimet qeverisese per mbare popullin dhe vendin, fakt qe e dallon nga qeverite e majta te cilat jo vetem qe kane bere dallime por kane diskriminuar ne menyre te vazhdueshme rrethe dhe krahina duke i paragjykuar politikisht ato”.

Sulejman Gjana nen pergjegjesine e dyfishte, te sekretarit politik dhe te koordinatorit te kryesise per qarkun Kukes, kerkoi qe strukturat e Legalitetit pervec anes organizative per pergatitjen e fushates, te merren edhe me platformen elektorale te PLL qe u jep zgjidhje shume ceshtjeve te dobishme per popullin, Shqiperine dhe kombin shqiptar. Ai vuri ne dukje sidomos specifikat e PLL si nje parti tradicionale qe bazohet ne vlerat kombetare dhe qe synon te jape kontributin e saj ne Parlamentin dhe Qeverine e ardhshme si nje faktor pozitiv.

Z. Gjana theksoi se sistemi zgjedhor proporcional rajonal dhe Kodi i ri Zgjedhor lejojne koalicionet e perbera por cdo parti do te konkurroje me siglen e vet dhe kandidatet e saj brenda koalicionit dhe se ne kete kuader PLL do te jape kontributin e saj maksimal qe ne qarkun e Kukesit te fitojne 4 deputetet e koalicionit te djathte (qarku i Kukesit do te perfaqesohet ne Kuvendin e ardhshem me 4 deputet). Per t’i sherbyer sa me shume kesaj fitore te koalicionit te djathte dhe qe Legaliteti te kete peshen e saj te drejtperdrejte elektorale, strukturat drejtuese te 3 degeve te PLL ne qarkun e Kukesit (ku perfshihen deget Kukes, Has, Tropoje) ne mirekuptim te plote ndermjet tyre, do te kene nje gare te brendshme ndermjet kandidateve dhe renditja e tyre do te behet duke marr parasysh numrin e votave qe do te marre secili ne zgjedhje. Edhe pse ligji percakton lista te mbyllura, Legaliteti do t’i permbahet tradites se vet duke respektuar kontributet qe do te shkojne ne dobi te Legalitetit ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

 

Tirane, me 15 mars 2009
Deklarate per media

Partia “Levizja e Legalitetit” denoncon perpjekjet e opozites se majte dhe ne vecanti te Partise Socialiste per te shfrytezuar shperthimin e Gerdecit dhe viktimat qe ai shkaktoi si dhe cdo perdorim tjeter per qellime dhe perfitime politike te kesaj ngjarje per aq kohe sa drejtesia nuk e ka thene ende fjalen e saj.

Thirrjet per demonstrim ne rruget e Tiranes me rastin e njevjetorit te tragjedise se Gerdecit, deshmojne edhe nje here se Partia Socialiste, si trasheguese e Partise Punes dhe diktatures se saj komuniste, nuk heziton te bazoje strategjine e saj politike dhe elektorale mbi fatkeqesite dhe vdekjen. Kjo ndodh bash per arsyen se opozita e majte nuk eshte ne gjendje te prodhoje dhe te paraqese asnje alternative serioze per qeverisjen e vendit.

Slogani i tyre “mos harro” per kete perpjekje te pamoralshme i jep shkas gjithkujt qe te kujtoje se, tragjedia e Gerdecit eshte pasoje e drejtperdrejte e diktatures komuniste e cila bunkerizoi dhe armatosi vendin ne nje menyre te tejskajshme, si dhe e qeverisjes 8 vjecare te se majtes e cila pasi mori pushtetin ne 1997 nepermjet armeve, u kujdes me shume ne perfitimet financiare qe mund te nxirrte nga shitja ilegale e armeve, sesa ne cmontimin e tyre.

Pavaresisht manipulimeve dhe spekulimeve te PS dhe te opozites se majte me kete aksident, masat qe ndermori qeveria per menaxhimin e krizes pas shperthimit ne Gerdec vitin e kaluar ishin masa qe nuk jane ndermarre kurre ndonjehere nga qeverite e meparshme. Ndihma e menjehershme mjekesore dhe humanitare, nderhyrjet e specializuara per lokalizimin e vatres se aksidentit dhe c’minimin e zones, vleresimi i shpejte dhe kompensimi i plote i demeve te shkaktuara si dhe rehabilitimi i viktimave, jane tregues te qarte te pergjegjesise sociale te kesaj qeverie.

Eshte problem i Partise Socialiste dhe lidereve te saj qe vazhdojne te besojne se perseritja e mashtrimeve mund t’u rrise kredibilitetin politik por, ashtu sic deshtuan ne protestat kunder anetaresimit ne NATO dhe ne te ashtuquajturen greve te urise pas shperthimit ne Gerdec, ashtu do te deshtojne edhe sot ne te ashtuquajturin manifestim qytetar pasi, pervec militanteve social-komuniste, nuk ka shqiptar dhe aq me pak qytetar, qe mund t’i pergjigjet fteses se PS dhe qe mund te pranoje te abuzohet me viktimat e Gerdecit.

Partia “Levizja e Legalitetit” ka bindjen se, perpjekjet demagogjike te ketij lloji te Partise Socialiste dhe te opozites se majte jane nje deshmi e radhes e disfates se tyre dhe shpreh besimin e plote se, zgjedhjet e 28 qershorit 2009 do te sigurojne nje mandat te dyte per qeverine aktuale ku, PLL do te jape kontributin e saj maksimal per te sheruar plaget e diktatures komuniste dhe qeverisjeve socialiste.

 

Tirane, me 12 mars 2009
Informacion per media

Ne kuadrin e takimeve dhe pergatitjeve per zgjedhjet e 28 qershorit 2009, Kryetari i PLL z. Ekrem Spahiu i shoqeruar nga N/kryetari z. Murat Basha dhe Sekretari Organizativ, njekohesisht Kryetar i Deges PLL Mat z. Besnik Murati, zhvilluan nje takim me komitetin drejtues te deges se Legalitetit Mat.

Ne fjalen e tij Kryetari Spahiu, nder te tjera, tha : “Dega e PLL e rrethit Mat eshte pa dyshim dega me e mire e Legalitetit ne aspektet organizative dhe elektorale gje e cila eshte deshmuar ne te gjitha zgjedhjet qofshin ato parlamentare apo vendore. Aktualisht, ne kete rreth, Legaliteti drejton njesi dhe keshilla vendore dhe perfaqesohet me keshilltaret e saj ne te gjitha bashkite dhe komunat. Perkushtimi dhe qendrimi korrekt i drejtuesve dhe keshilltareve te PLL ne Mat kane bere te mundur qe te shtohet edhe me shume besimi ndaj Legalitetit”.

N/kryetari Basha theksoi se per te arritur rezultatin e pritur duhet te merren masat organizative jo vetem ne te gjitha n/deget e rrethit Mat por ne te gjithe qarkun Diber.

Sekretari Organizativ dhe Kryetari i Deges PLL Mat, z. Besnik Murati, tha : “...objektivi kryesor i PLL eshte qe ne qarkun Diber koalicioni i djathte te fitoje deputetet e saj dhe sigurisht qe Legaliteti do te jete pjese e kesaj fitore me perfaqesuesit e saj ne Kuvendin e Shqiperise”.

Kryetari Spahiu theksoi se fitorja e 28 qershorit nuk eshte thjesht nje deshire e Legalitetit apo e maxhorances aktuale por se kjo fitore eshte nje domosdoshmeri kombetare per te vazhduar ne rrugen e proceseve integruese, reformave te nisura nga qeveria aktuale dhe te zhvillimit te gjithanshem dhe te suksesshem te Shqiperise.

Duke sqaruar pozicionin e LZHK, Kryetari i PLL, z. Spahiu, lexoi mesazhin e Mbretit Leka I drejtuar legalisteve ku, nder te tjera, thekson:

“Ne, deshirojme qe Legaliteti te forcohet per dite e me shume, per te realizuar aspiratat e mbare shqiptareve. Ne kete kuader pavaresisht nga pozicioni yne mbi partiak , ne kemi patur nje lidhje te perhershme me Legalitetin. Ne besojme se me punen e pakursyer dhe me kontributin e te gjithe legalisteve, do te arrini ta riktheni PLL ne Parlamentin shqiptar, gjithashtu te jeni dhe pjese e qeverisjes. Si gjithmone ju do te keni mbeshtetjen tone.

Deshirojme me i ba me dije te gjithe legalisteve ne lidhje me LZHK-ne, faktin se ajo ishte nje koalicion partish e krijuar nga Ne, vetem per zgjedhjet parlamentare te 3 Korrikut 2005. Per kete arsye, kemi deklaruar publikisht qe prej 18 Korrikut 2005, se nuk kemi asnje lloj lidhjeje me te, cdo kush qe thote te kunderten spekullon me emrin Tone.”

 

Tiranë, më 8 mars 2009
Deklaratë e PLL

Në kuadër të përgatitjeve që po bën Partia “Lëvizja e Legalitetit” për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit, Forumi Rinor i PLL po intensifikon punën e tij dhe po kryen veprimtari konkrete që do t’i shërbejnë rezultatit elektoral të partisë tonë.

Në kundërshtim nga sa mund të paragjykohet si një parti konservatore, Forumi Rinor i PLL ka gjetur brenda Legalitetit hapësira të plota që brenda programit të PLL dhe në bashkëpunim me strukturat e tjera të partisë të bëhemi pjesë e vendim-marrjes politike, të shtrijmë degët tona në rrethe të ndryshme të vendit dhe të pasurojmë në mënyrë ekskluzive programin elektoral të PLL me kapitullin qe i dedikohet brezit të ri.

Për ne të rinjtë dhe të rejat e Legalitetit është e qartë se, në një botë kozmopolite që ndryshon me shpejtësi dhe ku individi mund të ndihet i ç’orientuar dhe ta ketë të vështirë të gjejë vetveten, është e nevojshme që një sistem universal dhe i pandryshuar vlerash të na mbajë brenda gravitetit të jetës me kuptim. Partia “Lëvizja e Legalitetit” si një parti që mbron vlerat më të mira të traditës, familjes së shëndoshë, arsimimin masiv dhe punës së ndershme, është një parti që plotëson më së miri aspiratat tona.

Forumi Rinor i PLL vlerëson masat e ndërmarra nga qeveria për liberalizimin e shkollave të larta, për ngritjen e kabineteve të informatikës si dhe investimet e shumta që ajo ka akorduar për ngritjen e shkollave të reja dhe riparimin e shumë të tjerave. Ne kemi mendimin se kjo klime e favorshme që është investim i drejtpërdrejtë për brezin e ri, duhet shoqëruar me asistimin e universiteteve private për njësimin e diplomave dhe me deklarimin e një prioriteti për punësimin në administratën publike të sapodiplomuarve.

Përkundrejt integrimit real dhe pjesëmarrjes në vendim-marrjen politike të PLL të anëtarëve të forumit tonë, në vërejmë me keqardhje përdorimin abuziv që partitë opozitare dhe në veçanti Partia Socialiste po u bën nxënësve të shkollave dhe shumë bashkëmoshatarëve tanë duke i shkëputur nga mësimi për t’i shfrytëzuar në mënyrë të paturpshme dhe përdorur për dekor në takimet elektorale të kryetarit të saj Edi Rama.

Sot është edhe 8 marsi, ndaj shfrytëzojmë rastin që të urojmë gjithë nënat dhe motrat tona, për gëzime, shëndet, lumturi dhe çdo të mirë.

 

Tiranë, më 4 mars 2009
Informacion për media

Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu zhvilloi një takim të zgjeruar me drejtues të PLL dhe të zgjedhur të kësaj partie në pushtetin vendor të rrethit Durrës. Takimi kishte në qendër të diskutimit përgatitjet e PLL për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 qershorit.

Spahiu tha se pas përfundimit me sukses të fazës parapërgatitore që, imponuar nga veçoritë e kodit zgjedhor, kishte për qëllim përshtatjen dhe bashkëveprimin e strukturave lokale në nivel qarku, tani partia “Lëvizja e Legalitetit” ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kandidaturave të saj për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit. Duke vijuar në këtë pikë, ai tha gjithashtu se PLL ka resurse te mjaftueshme për të paraqitur kandidatë cilësorë, të përgatitur profesionalisht dhe me integritet të lartë, të cilët janë të aftë të përfaqësojnë jo vetëm elektoratin që do t’i votojë, por edhe interesa më të gjera që burojnë nga koncepti i PLL se “deputeti duhet të përfaqësojë Kombin”.

Në përputhje me angazhimin permanent të PLL për rritjen e pjesëmarrjes së anëtarësisë në diskutimin dhe vendim-marrjen politike brenda partisë, strukturat lokale do të kenë një rol parësor në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Spahiu porositi drejtuesit lokalë të PLL në Durrës që gjatë procesit të rëndësishëm të përzgjedhjes së kandidatëve të kenë parasysh objektivin e PLL për përfaqësim parlamentar nga qarku Durrës.

Spahiu përshëndeti frymën e konsensusit “për një garë të brendshme” që po kristalizohet edhe në degët e tjera të PLL në qarkun Durrës. Pavarësisht se kodi zgjedhor parashikon konkurrim me lista të mbyllura, kandidatët e PLL po e shohin si më nxitëse dhe po bien dakord që ndërmjet tyre të zhvillojnë një garë të brendshme, garantuese e së cilës do të jenë vlerat burrërore që Legaliteti mishëron.

Në këtë takim merrnin pjesë edhe drejtues të PLL nga degët Krujë dhe Shijak.

 

Tiranë, më 3 mars 2009
Informacion për media

Nënkryetari i PLL, z.Murat Basha, përfundoi sot një tur dyditor takimesh në degët e PLL të qarkut Korçë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku u takua me drejtuesit lokalë të të degëve Korçë, Devoll, Pogradec, Ersekë, Maliq dhe Leskovik, për të diskutuar rreth përgatitjeve për fushatën e ardhshme elektorale dhe për të dhënë udhëzimet përkatëse. Në këtë tur ai shoqërohej nga z.Nebi Ganellari, koordinatori i PLL të qarkut Korçë, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Duke nënvizuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për PLL dhe të djathtën në përgjithësi, Basha kërkoi angazhimin maksimal të të gjitha strukturave dhe anëtarëve të këtyre degëve si dhe shprehu bindjen se PLL në këto zgjedhje do të shënojë një rezultat historik duke u përfaqësuar denjësisht në parlamentin e ardhshëm. Ai vlerësoi qarkun e Korçës si një nga zonat ku PLL synon të arrijë një rezultat mjaft pozitiv, duke u bazuar në rezultatet në vite të degëve legaliste të këtij qarku.

Në takimin me drejtuesit e degës së Korçës z.Basha tha se: “PLL vlerëson se është në trendin e zhvillimeve aktuale të të gjithë hapësirës shqiptare në Europën Juglindore, realizimi e forcimi i politikave me ngjyra kombëtare dhe për pasojë rikuotimi i faktorit shqiptar në rajon. Për këtë arsye, prania e PLL në parlament është një zhvillim i natyrshëm e i pritshëm, qoftë për shkak të historisë që përfaqëson, qoftë për shkak të programit të saj thellësisht kombëtar. Nisur nga traditat patriotike të kësaj krahine, si dhe nga rezultatet premtuese të PLL gjatë zgjedhjeve të shkuara, shpreh bindjen se ne do të arrijmë të fitojmë numrin e nevojshëm të votave për t’u përfaqësuar me deputetë në qarkun Korçë,” u shpreh z.Basha.

Duke folur rreth kodit elektoral, formulës për pjesëmarrjen në këto zgjedhje dhe bashkëpunimit me koalicionin e djathtë, z.Basha tha se “duhet të përpiqemi me të gjitha fuqitë tona, që në këto zgjedhje të tregohemi një formacion politik inteligjent, pragmatik dhe institucional me aleatët tanë natyralë, e kryesisht me PD-në, me të cilën kemi pika të përbashkëta programore mbi zhvillimet demokratike në vend, pavarësimin e Kosovës, forcimin e shtetit të së drejtës, dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare, integrimin në NATO dhe atë europian,“ – nënvizoi ndër të tjera Basha.

“Njëkohësisht PLL do të ketë në fokus dy çështje thelbësore të politikës së saj, integrimin real të shtresës së të përndjekurve dhe të persekutuarve politikë dhe kthimin e pronës te pronari. E theksoj se nuk e përdora “ish-in”, sepse për PLL nuk ka ish-pronarë, por vetëm pronarë” –shtoi n/kryetari i PLL.

Duke bërë një rezyme të pikave të ndryshme të programit të PLL, ai u bëri apel strukturave lokale me fjalët se: “Koha na ka dhënë të drejtë për ato që kemi luftuar e sakrifikuar ne të gjithë jetën tonë politike dhjetëravjeçare, por tashmë është sfida e kohës që na del ne legalistëve, për të qenë politikisht në lartësinë e duhur, për të marrë dhe përballuar përgjegjësitë që të ofron dhe njëherazi të detyron, qenia në legjislativin apo ekzekutivin e koalicionit të djathtë të kryesuar nga demokratët”.

Në fjalën e tyre, drejtuesit kryesorë të degëve të Qarkut të Korcës u shprehën me tone optimiste se rezultatet e legalistëve do të jenë edhe më të larta se në zgjedhjet lokale, pasi nuk do të ketë më shpërndarje e humbje të votave të legalistëve e të djathtëve, siç ka ndodhur më parë. Tashmë elektorati nacionalist dhe simpatizantët e Monarkisë janë të qartë se çdo votë për PLL është votë për të djathtën dhe në këtë kuadër e shohin me optimizëm bashkëpunimin aktual politik e qeverisës mes PLL e PD-së. Nënkryetari Basha theksoi se është koha për t’u bërë thirrje njerëzve të aftë që të afrohen në PLL dhe se përfaqësuesit legalistë t’i gjenden sa më afër elektoratit që i ka votuar. Ai tha se është e një rëndësie të veçantë për të djathtën e PLL në veçanti fitorja në këto zgjedhje, me qëllim që të realizoheshin disa nga projektet madhore të të gjithë hapësirës shqiptare.

 

Tiranë, më 3 mars 2009
Informacion për media

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të PLL në rrethin e Librazhdit të qarkut Elbasan ku diskutoi me to për përgatitjet paraprake dhe masat e mëtejshme për një konkurrim dinjitoz në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

Spahiu tha se, për vetë përkrahjen që gëzon Legaliteti dhe veçoritë e kodit zgjedhor ku nga qarku i Elbasanit do të dalin 14 deputetë, , në këtë qark paraqiten mundësi reale për sigurimin e një mandati parlamentar në emër të PLL në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai theksoi se strukturat drejtuese të PLL në këtë qark ku përfshihen katër degë të PLL, duhet të rrisin shkallën e ndërveprimit ndërmjet tyre në mënyrë që gjatë fushatës ato të veprojnë si një trup i vetëm.

Spahiu foli edhe për cilësitë që do të kenë kandidatët e PLL dhe veçoi se dega e PLL Librazhd me përbërjen e saj të lartë intelektuale ka resurse të shumta të cilët i kanë të gjitha mundësitë për të përfaqësuar me dinjitet jo vetëm qytetin e tyre por edhe Legalitetin në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke folur për bashkëpunimin e mirë që ekziston ndërmjet PLL dhe Partisë Demokratike, bashkëpunim ky që në zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2007 në rrethin Librazhd u materializua me një kryetar komune në emër të PLL, Spahiu theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të mandatit qeverisës të kësaj maxhorance, sepse sipas tij, kjo është maxhoranca më e suksesshme në realizimin e reformave dhe përmbushjen e premtimeve. Spahiu tha gjithashtu se për fitoren e koalicionit qeverisës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PLL do të japë një kontribut të qenësishëm që bazohet në vlerat e saj programore dhe burimet e shumta njerëzore si një parti e organizuar dhe e shtrirë në të gjithë vendin.

Në këtë takim Spahiu shoqërohej nga z. Shpëtim Myftaraj, sekretar koodinativ për qarkun Elbasan.

 

Tiranë, më 1 mars 2009
Deklaratë për media

a tujaniZhvillimet e kohëve të fundit që kulmuan me bllokimin e zbatimit të Ligjit për Lustraciaonin nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe komentet rreth tij tregojnë qartë se tentakulat e regjimit komunist nuk janë shkëputur akoma nga sistemi që po ndërtojmë. Në një mobilizim total që për nga sinkronizimi krahasohet me rebelimin e vitit 1997, eksponentë të hapur a të fshehtë dhe pasardhës të atyre që duhet të kishin dhënë llogari për krimet e kryera që në vitin 1992, janë bashkuar në një fushatë të egër dhe po tregojnë se janë ende këtu dhe të aftë për t’i bërë karshillëk kërkesës mbarëshoqërore për t’u shkëputur nga e kaluara komuniste.

Ky aktivizim i segmenteve të mbetura të diktaturës komuniste ka lidhje dhe është një reagim i hapur ndaj masave që po merr qeveria për rehabilitimin dhe dëmshpërblimin e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, për kompensimin e pronarëve dhe sukseseve të kësaj maxhorance qeverisëse në integrimin Euro-Atlantik të vendit.

Partia “Lëvizja e Legalitetit” rithekson qëndrimin e saj për dënimin e diktaturës komuniste në tërësi dhe nxjerrjen e përgjegjësive penale rast pas rasti për çdo krim politik të kryer gjatë asaj kohe. Ky proces duhet të shoqërohet me një kompensim real dhe të shpejtë për të gjitha viktimat dhe të shpronësuarit. PLL po punon që përfaqësuesit më të spikatur të këtyre shtresave të kenë pozicione kryesuese në listat e saj të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit.

Në çorientimin e madh mediatik që paraprin natyrshëm fushatat zgjedhore, por edhe në kushtet e nje krize botërore, kur nga lindja deri në perëndim, ngjyra e dollarit po bëhet më e fortë dhe po eklipson ngjyrën e kuqe të diktaturës komuniste dhe krimeve që ajo kreu, Partia “Lëvizja e Legalitetit” fton qytetarët shqiptarë që t’i referohen vetëm zemrës së tyre dhe realitetit të përditshëm që po përmirësohet vazhdimisht.

 

Tiranë, më 26 shkurt 2009
Informacion për media

Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” në kuadër të turit paraelektoral në rrethi Gramsh zhvilloi një takim me strukturat drejtuese dhe këshilltarët e PLL në njësitë vendore të këtij rrethi.

Gjatë këtij takimi Spahiu foli edhe për atë që ai e quajti “zhvillim të balancuar të vendin” dhe vuri në dukje investimet e voluminoze të akorduara nga qeveria në të gjitha krahinat e vendit, pavarësisht preferencave partiake dhe mënyrës se si ata kanë votuar në zgjedhjet e 2005. Spahiu tha se Partia Socialiste i ka trajtuar në mënyrë të padrejtë zonat që ajo i ka konsideruar “bastione te saj”, duke i ka përdorur ato vetëm si kontingjente elektorale në kohë fushatash dhe mos treguar asnjë vëmendje ndaj tyre pas përfundimit të zgjedhjeve. Kjo solli që rrethi i Gramshit të kishte në zhvillim një prapambetje relative me rrethet e tjera. Në lidhje me këtë çështje Spahiu solli në vëmendje politikën e suksesshme që po ndjek maxhoranca qeverisëse për zhvillimin e zonave rurale duke përpiluar për to programe të veçanta zhvillimi dhe akorduar sasi të konsiderueshme fondesh për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, shkollave, etj.

Për zgjedhjet e 28 qershorit të këtij viti, partia “Lëvizja e Legalitetit” është e përkushtuar tërësisht dhe po punon çdo ditë për konkurrim dinjitoz në të gjitha qarqet e vendit që do të sigurojë jo vetëm përfaqësimin e saj parlamentar, por edhe një kontribut të rëndësishëm në fitoren e koalicionit qeverisës. Për këto arsye ajo po punon për motivimin e strukturave partiake dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në diskutimin politik brenda partisë, por edhe në rolin kyç që strukturat e bazës do të kenë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet.

 

Tiranë, më 25 shkurt 2008
Informacion për media

Kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu, në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit, zhvilloi një takim me Komitetin Drejtues dhe këshilltarët e PLL të njësive vendore të rrethit të Elbasanit.

Duke folur për rëndësinë e madhe të zgjedhjeve të 28 qershorit, Spahiu tha se ato nuk janë thjesht një ballafaqim elektoral ndërmjet subjekteve konkurruese, por në të vërtetë ato janë ballafaqim i dy alternativave krejt të ndryshme, alternativës së majtë dhe alternativës së djathtë. Gjatë historisë tonë të re këto dy alternativa e kanë qeverisur vendin në periudha të ndryshme kohore: përkatësisht alternativa e djathtë në vitet 1928-1939, 1992-1997, 2005 e në vazhdim dhe alternativa e majtë gjatë viteve 1944-1991 dhe 1997-2005. Spahiu vuri në dukje diferencën e madhe që ekziston ndërmjet këtyre dy alternativave dhe theksoi në mënyrë të veçantë zhvillimet pozitive që ka njohur shteti shqiptar kur në qeverisje ka qenë alternativa e djathtë. Ai theksoi domosdoshmërinë e mos ndërprerjes së këtij trendi pozitiv zhvillimi që po përjeton vendi.

Për sa i përket konkurrimit të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” në zgjedhjet parlamentare, Spahiu tha se PLL do të konkurrojë me listat e saj në të gjitha qarqet e vendit dhe do të japë një kontribut maksimal për fitoren e koalicionit qeverisës. Partia “Lëvizja e Legalitetit” e shikon kontributin e saj si një veçantësi vlerash programore të provuara ndër vite, struktura partiake efektive të shtrira në të gjithë vendin, burime njerëzore të kualifikuara e të pa komprometuara, të cilat do të vihen në dispozicion e do të përfaqësojnë me dinjitet PLL në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe pushtetin që do të burojë pas tyre.

 

Tiranë, më 23 shkurt 2009
Informacion për media

Kryetari i Partisë "Lëvizja e Legalitetit" Ekrem Spahiu i shoqëruar nga Sekretari Organizativ Besnik Murati dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë Gazmend Lita, zhvilluan në Peshkopi një takim të zgjeruar me Komitetin Drejtues, kryetarët e komunave dhe këshilltarët e kësaj partie në njësitë vendore të rrethit Dibër.

Pasi evidentoi dhe vlerësoi punën e kryetarëve të komunave dhe qëndrimet korrekte të këshilltarëve të PLL të cilët me prezencën dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në këshillat vendore po japin një kontribut të rëndësishëm në qeverisjen në dobi të komunitetit sipas programit të PLL dhe angazhimeve që burojnë nga koalicioni i qendrës së djathtë, Spahiu foli për rëndësinë e madhe që kanë për vendin zgjedhjet e 28 qershorit.

Ai tha se në zgjedhjet e 28 qershorit Shqipëria shkon me një realitet të ri, krejt të ndryshëm nga realitetet e mëparshme. Shqipëria do të shkojë në zgjedhjet e 28 qershorit si vend anëtar i NATO-s, si vend kandidat për anëtarësim në BE, si një vend që ka kryer e po kryen reforma të rëndësishme, si një vend që është kthyer në kantier pune nga investimet e mëdha e që do të ruajë ritmet e larta të zhvillimit pavarësisht krizës botërore.

Spahiu rikonfirmoi vullnetin e maxhorancës për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pakontestueshme, të cilat do të realizojnë standarde të reja e do t'i japin fund tranzicionit të votës së lirë në Shqipëri. Krijimi për herë të parë i Regjistrit kombëtar elektronik të Gjendjes Civile, mënjanimi i votimit me certifikata që kanë shërbyer si burim manipulimi dhe kontestimi, pajisja e qytetarëve me karta identiteti, krahas vullnetit politik janë edhe një tregues i qartë i punës serioze të pushtetit administrativ për të shkuar në zgjedhje me standarde te larta.

Duke e cilësuar qarkun Dibër si bastion të Legalitetit që nga viti 1924 kur Ahmet Zogu me përkrahjen e dibranëve rivendosi legjitimitetin në vend, Spahiu tha se Partia "Lëvizja e Legalitetit" ka ambicie serioze për t'u përfaqësuar me deputetët e saj në qarkun Dibër.

 

Tiranë, më 21 shkurt 2009
Informacion për mediat

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu, së bashku me Sekretarin Organizativ Besnik Murati dhe Sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë z. Gazmend Lita zhvilluan një takim me strukturat drejtuese të kësaj partie në rrethin  Bulqizë.

Takimi u zhvillua në kuadër të turit paraelektoral që kryesia e Partisë "Lëvizja e Legalitetit" po zhvillon në të gjitha degët e saj në mbarë vendin dhe kishte si qëllim materializimin e vendimeve të Këshillit Kombëtar për  përshtatjen dhe funksionimin e strukturave lokale në rang qarku dhe tërheqjen e opinionit të tyre për një konkurrim sa më të suksesshëm në zgjedhjet e 28 qershorit.

Në fjalën e tij Spahiu u përqendrua në problematikën e zonës, si varfëria e trashëguar, niveli i lartë i papunësisë, migrimi i popullsisë dhe theksoi se "masat e ndërmarra nga qeveria si investime të drejtpërdrejta apo nxitje për biznesin, kanë filluar të japin frytet e para. Duke qenë se këto ndërhyrje të qeverisë e shtrijnë efektin e tyre në kohë, është e nevojshme që të sigurohet edhe një mandat i ri qeverisës, në mënyrë që programi i qeverisë për zhvillimin e zonave rurale të përfundojë në mënyrë të plotë".

Drejtuesit e tjerë të PLL zotërinjtë Murati dhe Lita, përkatësisht edhe drejtues të degëve të PLL në Mat e Dibër, folën për përvojat përkatëse  dhe entuziazmin që ekziston në degën e tyre për sigurimin e një mandati parlamentar në emër të PLL në qarkun Dibër. Ata folën gjithashtu edhe për një konsensus të brendshëm ndërmjet kandidatëve të mundshëm, i cili ka filluar të piqet në mirëkuptim të plotë e që do të mundësojë garën e hapur ndërmjet tyre.

 

Tiranë, më 18 shkurt 2009
Informacion për media

Në një takim me legalistët dhe simpatizantët e Partisë "Lëvizja e Legalitetit" në një nga nëndegët e Tiranës, kryetari i PLL Ekrem Spahiu u shpreh se "Mbyllja e procesi të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë ne NATO është  një sukses i madh për gjithë shqiptarët që krijon mundësinë për anëtarësimin me të drejta të plota në takimin e ardhshëm të Aleancës në prill të këtij viti.

Arritja e këtij suksesi i dedikohet përkatësisë  dhe orientimit euroatlantik të shqiptarëve të cilat gjetën mundësinë të promovohetndhe shkojnë drejt realizimit vetëm pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri. Ky sukses i dedikohet gjithashtu edhe kësaj maxhorance qeverisëse e cila ka dëshmuar me prova vullnet të qartë politik për realizimin e reformave, plotësimin e standardeve dhe përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në këtë Aleancë."

 

Tiranë, më 16 shkurt 2009
Informacion për media

Në kuadër të turit që po zhvillon në jug të vendit kryetari i PLL Ekrem Spahiu zhvilloi takime me strukturat lokale të PLL në Sarandë dhe Himarë. Në këto takime ai shoqërohej nga sekretari koordinativ për qarkun e Vlorës z. Akil Danushi.

Në takimin e Sarandës merrnin pjesë drejtues të Legalitetit nga i gjithë rrethi, ku në zgjedhjet vendore të vitit 2007 PLL ka siguruar një përfaqësim të konsiderueshëm.

Spahiu evidentoi arritjet e degës Sarandë dhe në mënyrë të veçantë vlerësoi këshilltarët e PLL të zgjedhur në pushtetin vendor, në bashkinë Sarandë dhe komunat përreth, për qëndrimet e tyre korrekte ndaj votës së elektoratit që përfaqësojnë, detyrimeve të koalicionit dhe programit të PLL.

Duke theksuar veçoritë programore të PLL dhe në veçanti qenien e saj si një parti me profil të lartë antikomunist, Spahiu dënoi kundërvënien që opozita e majtë po i bën ligjit "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve". Ashtu si PLL ka paralajmëruar edhe më parë, e majta shqiptare nuk është shkëputur akoma nga lidhjet e saj me sistemin diktatorial, prandaj nuk duhet ushqyer asnjë iluzion për reformimin e saj apo pjesëmarrjen në mënyrë të vullnetshme në zhvillimin e demokracisë dhe proceset integruese.

Duke vlerësuar maksimalisht zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe shpallur objektivin për trefishimin e rezultatit zgjedhor, legalistët e rrethit të Sarandës me unanimitet të plotë vendosën që drejtimin e degës t'ja besojnë z. Ilir Xhaferri, intelektual dhe aktivist i spikatur.

***

Në takimin e Himarës Spahiu diskutoi në mënyrë të thelluar me bashkëbiseduesit për çështjen kombëtare dhe zgjidhjen në mënyrë përfundimtare të problemit të pronave. Ai tha se përparimi i çështjes shqiptare në hapësirën ballkanike ka ngjallur reagimin e qarqeve të caktuara e dashakeqe, të cilat nuk do të kenë asnjë sukses në realizimin e qëllimeve të tyre të mbrapshta.

 

Tiranë, më 15 shkurt 2009
Informacion për media

Kryetari i partisë "Lëvizja e Legalitetit" zhvilloi gjatë ditës së shtunë një tur të ngjeshur takimesh me strukturat drejtuese të PLL në rrethet Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër. Ai shoqërohej nga sekretari koordinativ i PLL për qarkun Gjirokastër, z. Ahmet Shehu.

Kryefjala e këtyre takimeve ishte përgatitja për zgjedhjet parlamentare te 28 shkurtit në të cilat partia "Lëvizja e Legalitetit" do të konkurrojë në të gjithë vendin me synimin e njëjtë: sigurimin e përfaqësimit parlamentar të PLL dhe dhënien e kontributit maksimal për fitoren e koalicionit qeverisës.

Pasi vlerësoi punën e strukturave lokale dhe veçanërisht z. Ahmet Shehu i cili pas zgjedhjes së tij si sekretar koordinativ i ka dhënë një impuls të ri aktivitetit të PLL në qarkun Gjirokastër, kryetari Spahiu u shpreh i bindur se rezultati i Legalitetit në këtë qark në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të 2-3 fishohet. Ai e mbështeti këtë në punën që është bërë dhe që do të bëhet si dhe në tendencën e elektoratit për të qenë më pak fanatik e më shumë pragmatist për të zgjedhur dhe votuar ato formacione politike që me qeverisjen e tyre kanë dhënë rezultate konkrete për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Spahiu tha se "në zgjedhjet e 28 qershorit, në vija të përgjithshme do të ballafaqohen dy alternativa: ajo e majtë dhe ajo e djathtë. Në periudha të ndryshme kohore secila prej tyre ka qenë alternativë qeverisëse, ndaj është e nevojshme që të bëhet një analizë krahasuese ndërmjet tyre.

Gjatë viteve 1925-1939, 1991-1997 dhe 2005-2009 ku në pushtet kanë qenë formacione politike të djathta, Shqipëria ka njohur zhvillime të vrullshme në konsolidimin e shtetit, zgjerimin e demokracisë, përparimin ekonomik, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit me vendet demokratike dhe integrimin në strukturat euroatlantike.

Krejt e kundërta mund të thuhet për alternativën e majtë e cila gjatë viteve 1945-1991 instaloi në vendin tonë diktaturën më gjakatare të kohës, ngriti një sistem ekonomik që shpronësoi dhe varfëroi në ekstrem shqiptarët, u mohoi atyre lirinë e fjalës, lirinë e besimit, lirinë e lëvizjes, të drejtën e pronës dhe plot gjera të tjera. Me të njëjtën filozofi shkatërruese të majtët organizuan rebelimin komunist të vitit 1997 dhe qeverisën vendin në periudhen'98-'05 duke sjellë si risi krimin e organizuar, kontrabandën dhe korrupsionin galopant".

Gjatë këtyre takimeve Spahiu ritheksoi qëndrimin e PLL për nevojën që ligji "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve" të gjejë zbatim sa më të shpejtë dhe i konsideroi si të papranueshme përpjekjet që legjitimiteti i këtij ligji të diskutohet në Gjykatën Kushtetuese nga persona që janë në konflikt të hapur interesi me të.

 

Tiranë, më 13 shkurt 2009
Informacion për media

Kryetari i Partisë "Lëvizja e Legalitetit" Ekrem Spahiu dhe Sekretari Organizativ për Qarkun Durrës Hysen Mushketa zhvilluan një takim me strukturat drejtuese të kësaj partie në degën Krujë. Takimi u zhvillua në vazhdën e bashkëbisedimit që drejtuesit e PLL po zhvillojnë me bazën e partisë në të gjithë vendin në prag të fushatës për zgjedhjet e 28 qershorit.

Pasi vlerësoi traditën e mirë dhe përkrahjen e gjerë që Legaliteti gëzon në rrethin e Krujës, Spahiu i njohu drejtuesit lokalë me përgatitjet që po bëhen dhe optimizmin që mbizotëron në të gjitha degët e PLL për arritjen e një rezultati të lartë dhe përfaqim parlamentar në zgjedhjet e 28 qershorit. Spahiu tha se "Kodi i ri zgjedhor krijon mundësinë që partia "Lëvizja e Legalitetit" përmes listës së vet të kandidatëve të menaxhojë vetë votat e saj, apo të kontribuojë në mënyrë të matshme në fitoren e koalicionit qeverisës. Për këtë arsye është e nevojshme që kjo veçori e kodit zgjedhor t'u bëhet e qartë gjithë zgjedhësve të djathtë, në mënyrë që brenda së djathtës ata të votojnë pa komplekse për alternativën që e shohin më afër vetes".

Spahiu kërkoi prej drejtuesve lokalë që ato të rrisin praninë e tyre në publik dhe në organet e pushtetit vendor ku janë zgjedhur e të qartësojnë para elektoratit shqiptar specifikat programore të partisë "Lëvizja e Legalitetit", si një parti thellësisht e djathtë, që mbështet në traditën kombëtare dhe shtet-ndërtuese, në familjen, moralin dhe zakonet më të shëndosha të vendit dhe që është në gjendje t'u japë zgjidhje aspiratave të kombit shqiptar për bashkim, zhvillim dhe integrim euro-atlantik.

Drejtuesit lokalë dhe kandidatët e mundshëm konfirmuan përkushtimin e tyre dhe të gjithë legalistëve të degës Krujë për impenjim serioz në fushatën e zgjedhjeve parlamentare dhe kërkuan nga kryetari i PLL që renditja përfundimtare në listën e Legalitetit për qarkun Durrës të rregullohej përmes një gare të brendshme ndërmjet 13 kandidatëve. Ndonëse një gjë e tillë nuk parashikohet në kodin zgjedhor, ata e mbështesnin këtë kërkesë në konsensusin e gjerë dhe mirëbesimin e plotë që ekziston ndërmjet kandidatëve dhe e shikonin këtë si një mekanizëm efikas që do të ndikojë në rritjen e rezultatit zgjedhor.

 

Tiranë, më 12 shkurt 2009
Informacion për media

Sekretari Politik i PLL, Sulejman Gjana, njëkohësisht edhe koordinator i PLL per qarkun Kukës,zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të degës PLL Kukës ku u diskutua për përgatitjen e fushatës zgjedhore te PLL ne qarkun e Kukës. Z. Gjana u beri te ditur krerëve të PLL ne Kukës se Partia Lëvizja e Legalitetit do të kandidoje ne këto zgjedhje me synime të qarta për përfaqësim parlamentar dhe se të gjitha energjitë e strukturave të degëve te PLL në qarkun Kukës duhet te vihen ne veprim duke dhënë kontributin e tyre maksimal për fitoren e koalicionit qeverisës.

Në këtë kuadër Z. Gjana kërkoi nga strukturat e PLL ne Kukës që të sigurojnë shtrirjen dhe aktivizimin e strukturave te degëve të PLL në qarkun Kukës deri ne nivel të qendrave të votimit. Po ashtu, Z. Gjana vuri në dukje se PLL është një parti me specifikat e saja sidomos në trajtimin qe ajo i rezervon dhe zgjidhjes që i ofron çështjeve të rëndësishme si pronat, ish-te përndjekurit, arsimi, familja, kombi, etj.

Në këtë takim, u vendos që pas një periudhe 3 javore përgatitjeje te strukturave te PLL në qarkun Kukës, PLL do te fillojë të organizojë takime intensive me elektoratin në atë qark për ta bere të njohur programin dhe kandidatët që do të formojnë listën e PLL në qarkun Kukës.

 

Tiranë, më 10 shkurt 2009
Informacion për mediat

Kryetari i Partisë "Lëvizja e Legalitetit" Ekrem Spahiu zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të degës së PLL Kurbin. Takimi kishte si temë kryesore përgatitjet që po bën Legaliteti për pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e 28 qershorit.

Spahiu tha se pavarësisht mënyrës se konkurrimit, zgjedhjet e 28 qershorit kanë veçantinë se të gjitha partitë pjesëmarrëse do ta kenë veçmas emrin e tyre në fletën e votimit, çka shtron nevojën që PLL të pretendojë për mbledhjen e të gjitha votave të përkrahësve të saj pa u shqetësuar se vota e tyre mund të nulifikohet. PLL është e bindur se sa më i lartë të jetë rezultati elektoral i Legalitetit, aq më i madh do të jetë edhe kontributi i saj për fitimin edhe të një mandati të ri qeverisës të maxhorancës aktuale.

Spahiu i kushtoi rëndësi të veçantë cilësisë të kandidatëve të PLL, të cilët sipas tij, "duke u propozuar nga baza, do të gëzojnë konsensus të plotë në rang qarku. Partia "Lëvizja e Legalitetit" është e paracaktuar për të përfshirë në listën e saj kandidatë me integritet dhe reputacion të lartë, moral të shëndoshë, bartës të vetive qeverisëse dhe të çdo vlere tjetër që është parashikuar në Programin e Legalitetit."

 

Tiranë, më 8 shkurt 2009
Deklaratë për media

Besnk MuratiPartia “Lëvizja e Legalitetit” po punon me intensitet të lartë për përshtatjen dhe përgatitjen e strukturave të saj për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në këtë kuadër, në të gjitha degët e PLL po zhvillohen takime të strukturave në të cilat marrin pjesë drejtues të Partisë nga qendra si dhe drejtuesit në rang qarku.

PLL e përmbylli me sukses objektivin e caktuar në Këshilli Kombëtar për përshtatjen e strukturave të saj në nivel qarku, sipas veçorive të diktuara nga Kodi i ri zgjedhor. Kështu, të 12 Sekretarët koordinativë të qarqeve, janë prezantuar në strukturat lokale dhe kanë nisur punën për harmonizimin e përgatitjeve elektorale në secilën degë të qarkut dhe koordinimin e tyre me kryesinë e Partisë. Ky është një proces që po zhvillohet me shpejtësi dhe në harmoni të plotë.

Njëherazi me intensifikimin e jetës organizative dhe motivimin e strukturave të bazës, po punohet për rritjen e pjesëmarrjes dhe kontributit të tyre në hartimin e platformës elektorale të PLL, propozimin e kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit si dhe çdo vendim-marrje të rëndësishme në parti.
***

Në këtë deklaratë për media, gjejmë rastin të sqarojmë gjithë opinionin e interesuar se Partia Lëvizja e Legalitetit nuk ka asnjë lidhje me votimin në Këshillin Bashkiak të Tiranës për Buxhetin e vitit 2009. Çdo hamendësim që kërkohet të hidhet ndaj PLL-së për votimin pro buxhetit të këshilltarit të LZHK, është i pa vërtetë dhe dashakeq. Në zgjedhjet për pushtetin vendor të 18 shkurtit Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka qenë pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Të zgjedhurit e PLL në pushtetin vendor, qofshin këta kryetar bashkie apo komunash, kryetarë të këshillave apo këshilltarë të thjeshtë, janë shquar për qëndrimin e tyre korrekt ndaj interesave të komunitetit, programit të PLL dhe detyrimeve të koalicionit.

Si pjesa më e rëndësishme dhe bartëse e lidhjeve të drejtpërdrejta të ish-LZHK dhe krijuesit të saj, Madhërisë së Tij Leka I, Partia “Lëvizja e Legalitetit” disponon të gjitha provat se LZHK ishte një koalicion i krijuar vetëm për zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Shpërndarja “de jure” e koalicionit LZHK ka ndodhur më 18 korrik 2005 kur në praninë dhe me miratimin e NMT Leka I, organet drejtuese të PLL vendosën për daljen e saj nga LZHK. Pas kësaj shkëputje të PLL, NMT Leka I, ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk ka asnjë lidhje me atë strukturë politike që vazhdonte të mbante emrin LZHK. Në këtë kuptim, NMT Leka I dhe partia “Lëvizja e Legalitetit” nuk kanë asnjë përgjegjësi për qëndrimet politike të të ashtuquajturës LZHK.

 

6 shkurt 2009
Deklaratë për media

Partia "Lëvizja e Legalitetit" përshëndet Qeverisjen Vendore në shkallë vendi, për evidentimin dhe shpalljen e listave pranë Bashkive dhe Komunave për shtetasit të cilët nuk kanë letër njoftime.

Me këto veprime po tregohet qartë se Maxhoranca qeverisëse kërkon të realizojë zgjedhje të pakontestueshme, të zbatojë me përpikëri premtimin që ju ka dhënë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

Me kartat e identitet dhe pasaportat biometrike u thotë shqiptareve se jemi te sigurt drejt liberalizimit të vizave dhe shumë pranë futjes së Shqipërisë në BE.

Ne gjykojmë se procesi i identifikimit të shtetasve duhet shoqëruar edhe me rregullimin e nevojshëm në ligjin "Për shtetësinë shqiptare" në mënyrë që kjo shtetësi t’u sigurohet të gjithë pasardhësve të mërgatës së vjetër që e dëshirojnë një gjë të tillë.

Në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare Partia "Lëvizja e Legalitetit" dhe drejtuesit e saj po bëjne takime me elektoratin në shumë Bashki dhe Komuna, ku bëjnë të qartë qëndrimin e kësaj force politike, pro Maxhorancës Qeverisëse, intensifikimin e marrëdhënieve me Partinë Demokratike dhe me partitë e djathta. Objektivi i PLL është fitorja e koalicionit qeverisës. Për realizimin e këtij objektivi ajo do te vejë në efiçensë të gjithë resurset e saj.

PLL vlerëson masat që po merr Qeveria për shtresat në nevojë dhe i bën apel Pushtetit Vendor në shkallë vendi, për të evidentuar të gjitha këto shtresa dhe mbështetur grupin ndërministror për ketë problem.

Partia "Lëvizja e Legalitetit" përshëndet senatin Francez, i cili ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë për në NATO.

Me vullnetin e dukshëm të maxhorancës për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të pakontestueshme dhe me reformat e ndërmarra, maxhoranca aktuale po bëhet garante e fitores së 28 Qershorit dhe e besueshme për ndërkombëtarët, për të realizuar liberalizimin e vizave hyrjen në NATO dhe BE.

 

Tiranë, më 3 shkurt 2009
Informacion për mediat

Nënkryetari i PLL z.Murat Basha zhvilloi një takim në degën e PLL Mirditë në të cilën u diskutua rreth përgatitjeve që ka kryer kjo degë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, si edhe objektivave imediate politike. Z.Basha bëri një ekspoze rreth pikave të veçanta të sistemit zgjedhor dhe kodit në fuqi, duke synuar të nxjerrë në pah mundësitë dhe përparësitë që krijon ky kod për spektrin e djathtë në përgjithësi, dhe PLL në veçanti. Basha kërkoi një angazhim të të gjitha strukturave të kësaj dege në mënyrë që rezultatet inkurajuese të zgjedhjeve të fundit, të kurorëzoheshin me një fitore historike në këtë përballje elektorale në rang qarku, pasi mundësitë dhe potencialet ekzistojnë. Basha theksoi që “duhen intensifikuar marrëdhëniet me PD dhe partitë e djathta, në funksion të fitores në zgjedhjet e 28 qershorit!”

Drejtuesit e degës u shprehën me besim se në këto zgjedhje, në shkallë rrethi do të mund të dyfishojnë shifrat elektorale dhe do të realizojnë një përfaqësim dinjitoz të Legalitetit në funksion të fitores së të djathtës. Një pikë tjetër ishte diskutimi i çështjeve të veçanta të programit elektoral që është në përfundim e sipër dhe u kërkua nga drejtuesit lokalë që të kontribuonin në të, si edhe të evidentonin problemet me të cilat përballet popullsia e kësaj zone. Basha u shpreh se PLL i ka të qarta zgjidhjet për shumë nga problemet e verifikuara deri më sot dhe se një përfaqësim në legjislativin dhe ekzekutivin e ardhshëm, do të mundësonte zgjidhjen e mjaft çështjeve delikate që deri sot nuk kanë gjetur përgjigje adekuate.
Zyra e shtypit e PLL

 

Tiranë, më 1 shkurt 2009
Informacion për mediat

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetari i PLL Ekrem Spahiu zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të degës Durrës.

Spahiu diskutoi me drejtuesit lokalë për masat që duhen ndërmarrë për një konkurrim dinjitoz dhe të suksesshëm të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit dhe kërkoi prej tyre që të zgjerojnë komunikimin  me legalistët e degës, simpatizantët e PLL dhe qytetarët e tjerë, për të marrë prej tyre vërejtje dhe sugjerime që do të plotësojnë platformën elektorale të PLL. Duke vazhduar me këtë temë, Spahiu tha se “...programi i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” është një program i plotë, i dallueshëm nga programet e partive të tjera dhe që u jep zgjidhje optimale problemeve kryesore me të cilat përballet shoqëria shqiptare”.

Duke vlerësuar përgjegjësitë institucionale si pjesë e koalicionit qeverisës, por edhe si një forcë e djathtë politike që në zgjedhjet e 28 qershorit do të sigurojë përfaqësim parlamentar, Spahiu tha se “Për zgjedhjet parlamentare, PLL është e është e interesuar në radhë të parë për fitoren e koalicionit qeverisës. Për realizimin e këtij objektivi ajo do të japë kontributin e saj maksimal dhe konkret të të gjitha strukturave dhe do të vejë në dispozicion të gjitha resurset e saj.”

 

Tiranë, më 30 janar 2009
Deklaratë për media

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka thirrur sot kryetarin e PLL, z. Ekrem Spahiu, njëherazi zëvendës-ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për t’a pyetur si të pandehur në çështjen penale me akuzë për të ashtuquajturën “Kryengritje e Armatosur” të 14 shtatorit 1998.  Kjo thirrje është bërë në bazë të një kërkese të Prokurorit Ylli Bedalli për rifillimin e ndjekjes penale ndaj z. Ekrem Spahiu.

Për të gjithë ata qe mund të kenë harruar, kujtojmë se në këtë proces-farsë bëhet fjalë për përpjekjet që z. Ekrem Spahiu dhe të akuzuarit e tjerë si Zonja Antoneta Malja, z.z. Alfons Zeneli, Shemsi Prençi, Ilir Zhilla etj. bënë për qetësimin e turmave të irrituara dhe mbrojtjen e institucioneve të shtetit në ngjarjet e 14 shtatorit 1998 që ndodhën pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari.  Pikërisht për ato ngjarje, z. Ekrem Spahiu, është hetuar një herë dhe për një kohë të gjatë, përfshi edhe 19 muaj heqje lirie.

PLL e konsideron veprimin e Prokurorit Bedalli për rihapjen e këtij procesi si një akt me motive të qarta politike dhe me synime të errëta për të goditur maxhorancën qeverisëse dhe Partinë “Lëvizja e Legalitetit” duke çorientuar opinionin dhe asfiksuar organet e drejtësisë me procese gjyqësore që kanë për bazë akuza të fabrikuara.

Eshtë çudi e radhës dhe ironi e fatit që pas 18 vitesh demokracie dhe pikërisht një ditë pas hyrjes ne fuqi të ligjit “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve” një eksponent i organeve “të drejtësisë” të diktaturës komuniste si Ylli Bedalli merr guximin të provokojë e të kërkojë rihapjen e një gjyqi politik ndaj një personaliteti publik dhe kryetari të një partie nacionaliste dhe antikomuniste, përfaqësues i shtresës që prokurori Bedalli dhe sistemi i tij komunist persekutuan për 45 vjet rresht.

Gjatë gjithë këtij procesi politik që zgjat prej më shumë se 10 vitesh, Kryetari i PLL Ekrem Spahiu, asnjëherë nuk është ndierë i shqetësuar për ndonjë përgjegjësi të tij dhe as nuk ka pasur nevojë që të përdorë si mbrojtje imunitetin parlamentar.  Fakti se ky proces gjyqësor nisi që në fillim si një proces i montuar politik kundër opozitës së kohës dhe ku prokuroria gjatë gjithë këtyre 10 viteve nuk arriti të siguronte prova në mbështetje të akuzës së saj ndaj të gjithë të akuzuarve, qofshin këta me ose pa imunitet, tregon fare qartë se segmente të caktuara vazhdojnë akoma t’i shpërdorojnë institucionet e shtetit për qëllime politike.

Rihapja e këtij procesi në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, ndërkohë që prokurori Bedalli i ka pasur të gjitha mundësitë dhe kohën e mjaftueshme për të ushtruar të gjitha kompetencat ligjore në lidhje me këtë akuzë që nga data 24 shtator 1998 kur e arrestuan z. Ekrem Spahiu, është një shembull më shumë që shtron nevojën e zbatimit sa më të shpejtë të ligjit “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve”, pasi vetë prokurori në fjalë është në konflikt të plotë juridik dhe moral më këtë proces.

 

Tiranë, më 28  janar 2009
Informacion për mediat

Bubq 2009Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetari i PLL z. Ekrem Spahiu i shoqëruar nga zz Murat Basha, Gazmend Lita, Hysen Mushketa dhe Enver Kaloshi zhvilluan një takim në komunën Bubq të rrethit të Krujës.

Takimi kishte si qëllim kryesor analizën e punës së deritanishme të strukturave partiake, ndarjen e detyrave konkrete për të gjithë drejtuesit e nëndegës dhe angazhimin e të gjithë resurseve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Zgjedhjet e 28 qershorit konsiderohen nga PLL si zgjedhje shumë të rëndësishme që do të konfirmojnë fitoren e maxhorancës aktuale dhe sigurojnë mundësinë për vazhdimin e reformave të ndërmarra në të gjitha fushat dhe finalizimin e integrimit të Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike.

Duke analizuar me optimizëm situatën në vend, Spahiu tha se "...viti 2009 ka filluar dhe do të përfundojë i mbarë për shqiptarët. Mbyllja e procesit të ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocilimit prej 27 vendeve anëtare të BE dhe kalimi në fazën e re të aplikimit për statusin vendit kandidat për në BE, do të shoqërohet edhe me arritje të tjera në dobi të shqiptarëve..."

Spahiu tha gjithashtu se "në zgjedhjet e 28 qershorit qytetarët shqiptarë kanë mundësi që me votën e tyre të shprehen lirshëm për partinë apo koalicionin që dëshirojnë. Ai shtoi se Kodi Zgjedhor krijon mundësinë e maksimalizimit të votave dhe se votuesit e djathtë mund të votojnë lirshëm për partinë e tyre të parapëlqyer pa pasur frikë se shpërndarja e votave mund të vejë në rrezik fitoren e se djathtës."

Kryetari i PLL shtroi para drejtuesve lokalë nevojën e propagandimit më të mirë të programit të Legalitetit dhe bërjen e tij të njohur për një masë sa më të gjerë njerëzish, sepse Partia "Lëvizja e Legalitetit" është një parti me identitet të veçantë dhe program të qartë që u jep zgjidhje të drejtë shumë problemeve që preokupojnë shoqërinë shqiptare.

 

Tiranë, më 26 janar 2009
Informacion për media

N/Kryetari i Partisë "Lëvizja e Legalitetit" z. Murat Basha zhvilloi gjatë ditës së shtunë dhe të diel takime me strukturat e PLL në Jug të vendit, përkatësisht në Tepelenë, Përmet, Gjirokastër.

Gjatë këtyre takimeve ai diskutoi me strukturat lokale të PLL për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe e vuri theksin në gjallërimin e aktivitetit të degëve të PLL në ato rrethe.

Zoti Basha tha se është e nevojshme që secila degë e PLL që ndodhet brenda një qarku, duhet të punojë në mënyrë të koordinuar me degët e tjera, në mënyrë që në zgjedhje të sigurohet një paraqitje sa më dinjitoze dhe rezultat që do të kontribuojë në fitoren e së Djathtës. Gjithashtu ai kërkoi prej degëve të PLL që të thellojnë më tej bashkëpunimin e tyre me partitë aleate dhe në veçanti me Partinë Demokratike.

 

Tiranë, më 25 janar 2009
Deklaratë për media

Partia "Lëvizja e Legalitetit" e shikon krijimin e Regjistrit elektronik të Gjendjes Civile dhe pajisjen e qytetarëve shqiptarë me kartat e identitetit si një proces mjaft të rëndësishëm që do t'i shërbejë mbarëvajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe përafrimit tonë me standardet evropiane për liberalizimin e vizave.

Ne vlerësojmë vullnetin e maxhorancës qeverisëse për plotësimin e të gjithë parakushteve për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe pakontestueshme si dhe mbështesim çdo lehtësi të krijuar prej qeverisë që do t'i shërbejë nxitjes për pajisjen me kartat e identitetit të pensionistëve, studentëve, shtresave në nevojë dhe punonjësve të administratës shtetërore.

Partia "Lëvizja e Legalitetit" e konsideron lejimin e përdorimit të shamisë prej femrave myslimane gjatë aplikimit për kartat e identitetit si një respektim të së drejtës së besimit dhe lirisë së shtetasve. Është koha që kjo e drejtë e sanksionuar në dokumente ndërkombëtare dhe  Kushtetutën e Shqipërisë,  të fitojë qytetarinë dhe të ushtrohet pa paragjykime, pengesa dhe nevojën e ndërmjetësimit në të gjitha institucionet e shtetit, përfshi edhe ato arsimore.

Partia "Lëvizja e Legalitetit" nxit qeverinë, që gjatë procesit të pajisjes së shtetasve me karta identiteti, t'i kushtojë një vëmendje të veçantë edhe emigranteve, për të cilët duhet siguruar mundësia e aplikimit të tyre pranë përfaqësive tona diplomatike.

Ne gjykojmë se procesi teknik i identifikimit të shtetasve duhet shoqëruar edhe me rregullimet e nevojshme në ligjin "Për shtetësinë shqiptare", në mënyrë që kjo shtetësi t'i sigurohet në mënyrë automatike të gjithë pasardhësve të mërgatës së vjetër që e dëshirojnë një gjë të tillë.

Përkundrejt vullnetit të dukshëm të maxhorancës për pajisjen e plotë dhe të shpejtë që qytetarëve me karta identiteti, roli frenues i opozitës së majtë, e cila gjatë tetë viteve të saj në pushtet nuk bëri asgjë në këtë drejtim, nuk është gjë tjetër veçse dështim i radhës dhe alibi e munguar për humbjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

Tiranë,  më 21 janar 2009
Informacion për media

Kongresi i Lushnjes 2009Kryetari Ekrem Spahiu dhe Kryesia e Partisë "Lëvizja e Legalitetit" zhvilluan dje një vizitë në shtëpinë muze ku 89 vjet më parë u mbajt Kongresi i Lushnjës. Në këtë vizitë ata shoqëroheshin edhe nga drejtues lokalë të degës së PLL- Lushnjë.

Spahiu tha se Kongresi i Lushnjës është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe gur kilometrik në historinë e krijimit dhe të zhvillimit të shtetit shqiptar që rikonfirmoi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe formën e saj juridike si Monarki, këtë herë me një mbret të dalë nga gjiri i kombit shqiptar, ndryshe nga një monark i huaj që ishte përcaktuar qysh në Konferencën e Londrës të vitit 1913. Përkohësisht vendin e mbretit e zuri Këshilli i Naltë.

Duke marrë parasysh rrethanat e kohës, kur një pjesë e madhe e territoreve të Shqipërisë nuk ishin liruar akoma prej ushtrive të huaja ndërluftuese, kur në vend mbizotëronte anarkia, ekzistonin lëvizje me tendenca seperatiste dhe regresive dhe kur fatet e Shqipërisë do të ridiskutoheshin edhe një herë në Konferencën e Paqes, Spahiu dhe drejtuesit legalistë bënë një homazh të thellë për të gjithë ata burra, patriotë të shquar dhe të vendosur, që me kontributin e tyre bënë të mundur sigurimin e ekzistencës së shtetit shqiptar dhe vazhdueshmërinë e tij.

Spahiu tha gjithashtu se rishkrimi i historisë pa paragjykime ideologjike ka nxjerrë në dritë fakte të reja që deri pak kohë më parë kanë qenë mbajtur të fshehta për publikun. Si të tillë ai përmendi rolin përcaktues të Ahmet Zogut, që në cilësinë e ministrit të brendshëm të zgjedhur nga Kongresi i Lushnjës dhe në kushtet e vështira kur Shqipëria e mesme ishte e okupuar nga ushtria italiane që ishte përkrahëse e Qeverisë së Durrësit, siguroi  ushtrimin aktivitetit të qeverisë së re dhe zgjerimin e territoreve nën autoritetin qendror të Tiranës.

Spahiu tha se ngjarje të mëdha si Kongresi i Lushnjës janë pikë referimi për çdo kohë dhe se si trashëguese e po asaj filozofie që krijoi shtetin shqiptar dhe e futi atë në rrugën e zhvillimit, Partia "Lëvizja e Legalitetit" vazhdon të mbetet e angazhuar për korrigjimin e padrejtësive historike dhe bashkimin kombëtar; konsolidimin e demokracisë dhe zbatimin e ligjit; ruajtjen dhe zhvillimin e traditës;  zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimin e tij në strukturat Euro-Atlantike.

 

Tiranë, më 18 janar 2009
Deklaratë  për media 

Gazmend LitaPartia "Lëvizja e Legalitetit" përshëndet dhe përgëzon aktorët dhe faktorët shqiptarë që kanë rikthyer në qendër të diskutimit interesin dhe çështjen kombëtare. Ne legalistët, si anëtarë të një partie me taban dhe program politik thellësisht kombëtar, ndjehemi mjaft të kënaqur sepse çështja jonë kombëtare është në rrugë të mbarë dhe parimet tona po përqafohen  dhe promovohen çdo ditë e më tepër nga një masë më e gjerë intelektualësh, opinion-bërësish  dhe njerëzish të thjeshtë.
***

Partia "Lëvizja e Legalitetit" dënon tentativat për destabilizimin e Kosovës së pavarur nga shteti serb i cili, nga njëra anë, pretendon se ndjek një politikë pro evropiane, ndërkohë që, me këto veprime, ai minon çdo ditë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare që janë investuar në Kosovë. Ne rikonfirmojë qëndrimin tonë se Pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë të shenjta dhe të patjetërsueshme dhe i bëjmë thirrje qeveritarëve dhe faktorëve politikë në Shqipëri dhe Kosovë që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të parandaluar planet e mbrapshta të qeverisë serbe.
Po ashtu, PLL dënon instrumentalizimin prej Serbisë të përpjekjeve të drejta për liri të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe paralelizmin e këtyre përpjekjeve me krimet e ushtruara nga Serbia në viset shqiptare.
***

Partia "Lëvizja e Legalitetit" përshëndet mbylljen e ciklit të ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocijimit me Bashkimin Evropian.  Duke marrë parasysh zhvillimet pozitive që Shqipëria ka realizuar kohët e fundit,  përfshi edhe sukseset e arritura nga diplomacia shqiptare në procesin e anëtarësimit në NATO, ne e nxisim qeverinë që të vazhdojë në këtë drejtim dhe të konsiderojë një aplikim sa më të shpejtë për statusin e vendit kandidat në BE.

 

Tiranë, më 15 janar 2009
Deklaratë e PLL

Partia "Lëvizja e Legalitetit" shpreh kënaqësinë e saj, që mbas nismës së NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve dhe me frymën e takimit që Ai organizoi  ditën e premte datë 9 janar 2009 me shoqatat e pronarëve të Shqipërisë, edhe Kryetari i shtetit z. Topi, risolli në vëmendjen e publikut problemin e pronave, i cili sipas PLL kërkon një zgjidhje të drejtë dhe përfundimtare.

Duke qenë plotësisht e ndërgjegjshme për ndryshimet e mëdha demografike që kanë ndodhur këto 18 vjet, por edhe e përgjegjshme për fatet e qytetarëve shqiptarë dhe interesat e vendit, PLL mendon se është i domosdoshëm një komunikim intensiv dhe i drejtpërdrejtë ndërmjet pronarëve dhe qeverisë shqiptare, për të gjetur zgjidhjen optimale për këtë problem delikat dhe të mprehtë.

Partia "Lëvizja e Legalitetit" e shikon zgjidhjen e çështjes së pronave në Shqipëri jo vetëm në planin e vendosjes së legjitimitetetit, por edhe si një impuls i rëndësishëm zhvillimi që do të gjenerojë investime të reja, qofshin këto të brendshme apo të huaja.

Partia "Lëvizja e Legalitetit" rikonfirmon qëndrimin e saj se në respektim të shenjtërisë së pronës dhe titujve të pronësisë, pronarëve legjitim duhet t'i kthehet prona atje ku është e lirë, për të vazhduar me kompensimin e plotë dhe të shpejtë të tyre, për rastet ku kompensimi fizik është i pamundur.

Si një parti që në programin e saj ndër pikat kryesore ka edhe zgjidhjen e problemit të pronës, PLL garanton gjithë pronarët shqiptarë që ashtu si në të kaluarën, aktualisht sot, por edhe në vazhdimësi, do të jetë përkrah tyre për t'i dhënë zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare çështjes së pronës.

 

Tiranë, më 13 janar 2009
Deklaratë për mediat 

PLL e ka mbështetur dhe përshëndetur miratimin e ligjit "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve" dhe duke pritur dekretimin e ligjit nga Presidenti Topi shpreson në hyrjen e tij në fuqi sa më parë. Sipas pikëpamjes tonë, pavarësisht objektit dhe sferës të ngushtë të veprimit si dhe boshllëqeve të tjera, ky ligj përben një angazhim serioz që duhet vlerësuar si një hap në drejtimin e duhur për dënimin e komunizmit dhe krimeve te atij sistemi.

Si një parti me identitet të qartë antikomunist dhe përfaqësuese e drejtpërdrejtë e interesave të shtresës së popullsisë që u masakrua dhe persekutua barbarisht nga regjimi komunist, Partia "Lëvizja e Legalitetit" do të punojë pandërprerë  dhe do të ofrojë gjithë kontributin e saj për plotësimin e kuadrit ligjor që krahas dënimit shumëplanësh të komunizmit, krimeve të tij dhe autorëve të tyre, do të sigurojë në mënyrë të shpejtë një kompensim real dhe integrim të plotë në shoqërinë tonë të të gjitha viktimave të atij sistemi gjakatar. 

Partia "Lëvizja e Legalitetit" është e mendimit se, në përputhje edhe me disa dokumente dhe Rezoluta përkatëse të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ligji shqiptar "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve" duhet shoqëruar edhe me akte të tjera ligjore dhe nënligjore që duhet të synojnë: sensibilizimin e brezave të rinj për krimet e komunizmit dhe rrezikshmërinë e tij; ndryshimin dhe plotësimin e teksteve shkollore që i referohen periudhës komuniste; ngritjen e përmendoreve dhe memorialëve të viktimave të komunizmit në mbarë vendin; rehabilitimin e plotë të emigrantëve politikë dhe familjeve të tyre që u detyruan të largohen nga vendi për shkak të persekutimit komunist; hapjen e dosjeve dhe arkivave sekrete të shtetit lidhur me periudhën e diktaturës komuniste dhe krimet e atij sistemi, etj.

PLL vlerëson se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE kërkon  shkëputjen e saj përfundimtare nga e kaluara komuniste dhe dënimin pa ambiguitet të atij regjimi.

 

Tiranë, më 10 janar 2009
Informacion për media

Paraditen e sotme kryetari i Partisë "Lëvizja e Legalitetit" Ekrem Spahiu së bashku me nënkryetarin e kësaj partie Murat Basha zhvilluan një takim me strukturat drejtuese të degës së PLL Krujë.
Ky takim pati si qendër të diskutimeve intensifikimin e punëve të strukturave lokale të PLL në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pasi mori një informacion të drejtpërdrejtë prej drejtuesve lokale për fillimin e realizimit në bazë të detyrave që Këshilli Kombëtar i PLL caktoi në mbledhjen e datës 21 dhjetor 2008, kryetari i PLL tha se: "Zgjedhjet e ardhshme parlamentare kanë një rëndësi jetësore për PLL, por  edhe për vazhdueshmërinë e reformave dhe të suksesit të kësaj maxhorance qeverisëse.

Partia "Lëvizja e Legalitetit" po përgatitet intensivisht për zgjedhjet parlamentare dhe ka si objektiv të qartë realizimin e përfaqësimit parlamentar dhe dhënien e një kontributi të qenësishëm në fitoren e koalicionit të qendrës së djathtë."

Spahiu tha gjithashtu se për realizimin e këtij objektivi është e nevojshme që, krahas shpalosjes më me efikasitet para zgjedhësve të programit dhe alternativave të PLL, të sigurohet një motivim dhe angazhim më i madh i strukturave dhe anëtarësisë së PLL. Krijimi i infrastrukturës elektorale në përputhje me ndarjen elektorale, nxitja e anëtarësisë për të qenë pjesë më aktive e diskutimit në parti dhe vendimeve që merren në të, zgjerimi i radhëve të PLL me anëtarë të rinj, janë detyra parësore për të cilat po punohet çdo ditë.

Kryetari i PLL shprehu optimizëm dhe vlerësoi me nota pozitive përpjekjet që po bëhen dhe masat që po merren nga qeveria për dënimin e krimeve të komunizmit dhe shprehjen e nderimit për viktimat e atij sistemi, por theksoi pikëpamjen e PLL për masa më radikale që do t'i shërbenin rivendosjes së drejtësisë dhe kompensimit më të shpejtë të ish të burgosurve dhe përndjekurve politikë.

Kthehu në fillim të faqes >>>

Shkarko Arkiven e vitit 2009 >>>